Arkiv-Lajme
Dënohen vajzat e "Pussy Riot"... dhe lexoni çfarë thotë Putin
Një gjykatë në Moskë ka shpallur fajtore tri anëtaret të grupit "Pussy Riot". Tri vajzat u dënuan me dy vjet burgim. Gjykata i dënoi “për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”. Gjykatësja Marina Sirova tha se anëtaret e bendit “kishin planifikuar me kujdes” aksionin e tyre të 21 shkurtit brenda katedrales Krishti Shpëtimtar. “Tolokonikova, Samuceviq dhe Aljokina kanë kryer huliganizëm - kjo është shkelje serioze e rendit publik, duke shprehur mosrespekt të hapur për shoqërinë, të motivuar nga armiqësia dhe urrejtja fetare”, tha gjykatësja.
Një Këmbësor në krye të Flotës dhe një urdhër (i fshehur) kryeministror për kufirin detar
Të përditshmet “Shqip” dhe “Shqiptarja.Com” kanë si kryeartikuj në numrat e sotëm dy informacione që i lidh me njëri-tjetrin kufiri detar me Greqinë (pandehëm se e lamë pas, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese).
KSHH kundër botimit të SMS-ve, blogjet online e krahasojnë Nazime Vishën me Natascha Kampusch
Disa të përditshme kanë botuar sot një deklaratë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka reaguar për sjelljen publike ndaj vrasjes së kryer nga Nazime Visha, duke kritikuar medien që ka publikuar SMS intime dhe prokurorinë që ka lejuar të degradojë situata.
Vetëm 2 pikë në 38 minuta (!), trajneri serb ironizon kolegun shqiptar në Twiter: Çfarë durimi!!
Paraqitja e njërit prej basketbollistëve kryesorë të Kombëtares së Shqipërisë, Klaudio Ndoja, në ndeshjen me Zvicrën, e ka bërë të qesh kapitenin e Serbisë, Nenad Kërstic. Shqipëria, u mposht nga Zvicra në Tiranë me rezultatin 76:51, në ndeshjen e parë eliminatore për “Eurobasket 2013″. Shqipëria ka pritur shumë nga Ndoja (në foto) që bën karrierë në Itali. Por, shkodrani dështoi plotësisht. Ai shënoi vetëm… dy pikë. Dështoi të shënonte në tetë tentativa për dy pikë dhe në plot nëntë tentativa për tri pikë.
Ka gabuar Panorama me publikimin e sms-ve të Nazime Vishës?
E përditshmja Panorama ka shtënë në dorë sms-të që Nazime Visha i ka dërguar viktimës së saj (dhe persekutorit, sipas pretendimeve që ajo ka), të cilat janë të një natyre intime, deri dhe erotike. “Na ka rënë në dorë celulari i viktimës”, u tha fillimisht nga gazetarët e gazetës më të shitur në vend. Por ky gjest nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen, e mes të tjerëve e ka thënë të vetën dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Deklarata e PD-së kundër Ramës dhe Spahiut si skeç Portokallie
Në daljen e saj të përditshme para kamerave, zëdhënësja e PD-së lexoi dje një deklaratë të Berishës, që dukej sikur ishte shkruar nga skenaristët e skeçit të famshëm të Portokallisë me zëdhënëset e partive. Ndërkohë, edhe leximi i deklaratës ishte, si zakonisht, shumë i ngjashëm me aktrimin e humoristeve të Portokallisë. Më poshtë vijojnë dy fragmente pikante të deklaratës, të shoqëruara me nga një koment të vogël tonin.
Origjinali i Deklaratës së Pavarësisë u shfaq njëherë në 1962 dhe prej atëherë rezulton i zhdukur!
Në vitin 1937 për 25-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë është publikuar nga Lef Nosi një riprodhim i dokumentit të pavarësisë. Lidhur me këtë botim Kristo Frashëri në një intervistë në Zërin e Amerikës sot pasdite thotë:
Arvizu komenton SHISH-n dhe flet për “zyrtarë që s’duhet të qëndrojnë në detyrë për kohë të gjatë”
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka komentuar për herë të parë sot ndryshimin e kreut të SHISH-it pas një takimi në selinë rozë me kreun e PS-së, Edi Rama. Në prononcimin e tij Arvizu ka theksuar se nuk ka rëndësi emri që udhëheq këtë institucion, por mënyra sesi ai e realizon detyrën. Arvizu theksoi se axhenda e tij pas pushimeve do të nisë pikërisht me një takim me kreun e ri të SHISH, Visho Lika:
“Ne turqit për dikë që është kokëfortë, themi ‘arnaut lashmak”
Kur një vit më parë, ministri turk i Arsimit, Omer Dincer, gjatë një vizite në Kosovë bëri një deklaratë mbi ndryshimin e teksteve të historisë në shkollat shqiptare, albanologu turk, Burak Kaba, ishte duke pirë një kafe në Prishtinë. Teksa kishte lexuar lajmin, që kishte marrë dhenë, e që më vonë do të hapte debat edhe në Tiranë, Kaba thotë se u ndie keq:
“M’u duk e panevojshme dhe politike ajo deklaratë. Shqiptarët dhe turqit realisht nuk kanë kësi problemesh. Madje, në Stamboll, një park tashmë ka emrin Adem Jashari”.
Diçka ka ndodhur me komentatorin e TemA-s në qytetin zyrtarisht më të qetë të vendit
Duket se diçka ka ndodhur në qytetin zyrtarisht më të qetë të vendit, mes drejtorit të kulturës në bashkinë lokale dhe shefit të ri të policisë, Mitat Havari. Drejtor i Kulturës në Bashkinë e Përmetit, siç mësohet, është Bledi Mane, i cili shfaqet shpesh në faqet e TemA-s me një rubrikë të përjavshme. Gazeta TemA ka botuar sot një editorial në faqen e saj online ku denoncon një përplasje (për rrethanat e së cilës mungojnë ende detajet e plota), mes Manes dhe Havarit. Shkruan TemA: