Arvizu komenton SHISH-n dhe flet për “zyrtarë që s’duhet të qëndrojnë në detyrë për kohë të gjatë”

Postuar në 17 Gusht, 2012 14:16

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka komentuar për herë të parë sot ndryshimin e kreut të SHISH-it pas një takimi në selinë rozë me kreun e PS-së, Edi Rama. Në prononcimin e tij Arvizu ka theksuar se nuk ka rëndësi emri që udhëheq këtë institucion, por mënyra sesi ai e realizon detyrën. Arvizu theksoi se axhenda e tij pas pushimeve do të nisë pikërisht me një takim me kreun e ri të SHISH, Visho Lika:
“Për sa i përket drejtorit të ri, të cilin nuk e kam takuar ende, por do ta takoj pasi të kthehem nga pushimet, mund të them se ai trashëgon një organizëm që është ndryshe nga SHIK-u i 1990-ës. Sot nuk kemi SHIK-un e viteve ‘90 por është SHISH-i i 2012-ës. Atëherë Shqipëria nuk ishte anëtare e NATO-s, ndërsa tani është anëtare e NATO-s...”
Ajo çka është me rëndësi për ambasadorin amerikan “lidhet me të ecurin përpara”.
“Ne kemi marrë garanci sikurse edhe sot nga kryeministri dhe persona të tjerë që bashkëpunimi i fortë institucional mes SHISH dhe SHBA do të vijojë...”
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i detyrohen sinqerisht zotit Shaqiri për marrdhëniet e karakterizuara. Gjithashtu, sipas perspektivës së Shteteve të Bashkuara, ai ishte një partner i vendosur... Për sa i përket zëvendësimit, ndryshimet janë të mira pasi një zyrtar i shtetit nuk duhet të qëndrojë në detyrë për një kohë të gjatë”, - ka thënë Arvizu.

Foto: Ambasadori Arvizu, duke folur gjatë Festivalit të Diversitetit në Tiranë në Maj të këtij viti. (LSA)

Comments

Submitted by bio-metri (not verified) on

E goditur fotoja: duhet te shposh tollumbacet qe te "arrish" tek Arvizuja. Edhe i nderuari Withers, keshtu fliste, me alegori, me metafora. Njesoj sic flisnim ne ne kohe te komunizmit, i binim pragut te degjonte dera. Te mjeret ne. Na lodhen keta diplomatet. U kemi dhene kaq shume peshe dhe ata nuk e respektojne reciprokisht kete dhurate popullore. Gjithmone duke folur me arra neper goje.  Ketu eshte nje rregjim qe ka devijuar hapur ndaj rregullave te lojes. Por me sa duket per amerikanet dhe perendimoret ne shqiptaret kaq meritojme. Kaq vlejme. Ndoshta kane te drejte...

Submitted by nik (not verified) on

Për sa i përket zëvendësimit, ndryshimet janë të mira pasi një zyrtar i shtetit nuk duhet të qëndrojë në detyrë për një kohë të gjatë”, - ka thënë Arvizu.

me nje fjale shaqirit i kishte ardhur koha te iki.

po ai meroja sikur tha ndryshe.

Submitted by Ali Spahia (not verified) on

Kjo eshte per salen Nikooooo!!!!!!!!!!!!!!!!!

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Ali Spahija,

pervec qe e ke emrin beterr fare ke edhe trurin te nivelit taban al Kaida! Nderro emrin qe te merresh seriozisht!

Arvizu tha "post publik" dhe kjo eshte e qarte si drita e diellit se behet fjale per postet qe jane ne varesi te politikes! Berisha ka post politik, Presidenti post politik, Kryeparlamentarja post politik! te gjithe te tjeret kane poste publike si psh: Avokati i popullit, Shefi i SHISH apo Nenkryetari Gjykates...

Ju a ka bere Edi Rama dhe Media Mero mendjen dhalle dhe nuk po dalloni dot me se kush poste jane ne varesi te Qeverise dhe kush jane veten ne varesi te kushtetutes. Posti i Shefit te SHISH eshte ne varesi te kryeministrit sic e ka kushtetuta dhe eshte ai qe propozon dhe shkarkon ne cdo kohe kur ai e shikon te nevojshme! Pritja e gjate e Berishes me shkarkimin e ish-shefit ka te beje me problematikes e kapjes se Presidences nga particka Topi.

Submitted by Anonim (not verified) on

Keto dite ne kanalet TV te HBO-se po shfaqet nje film-biografi mjaft interesant realizuar nga Clint Eastwood me titull "J.Edgar". Filmi angazhon aktore te klasit te pare dhe i kushtohet Drejtorit legjendar te FBI, Edgar Hoover, i cili qendroi ne detyre per ...48 vjet! Ai e mbajti ate post ndersa ne Shtepine e Bardhe u nderruan 8 presidente, nga te cilet tre prej tyre e urryen egersisht per pavaresine e tij proverbiale. Ai mbahet mend per institucionalizimin e depozitimit te shenjave te gishtave te te gjithe amerikaneve dhe sidomos instalimin e regjistrimit (incizimit ne manjetofon) te bisedave ne zyrat e larta shteterore, duke filluar nga Zyra Ovale Presidenciale. Keto regjistrime u bene determinante ne rrezimin e presidentit Nikson. Por atehere Hooveri pat vdekur. Kur i dhane lajmin e vdekjes se tij, presidentit Nikson, ky shfryu: "e theu qafen ai bir kurve!" Dhe keto fjale i tha vetem tre minuta para se me fytyre te pikelluar te jepte lajmin e hidhur te vdekjes se Hooverit per popullin amerikan. Por kete film me siguri Arvizu nuk e ka pare se nuk do ta thoshte ate budallallekun mbi kohen e zgjatur te Shaqirit. A duhet t'ia marrim per kohezgjatjen e Putinit te Tiranes? Mire, po mund ta thoshte ndryshe.

Submitted by matiani (not verified) on

Reagimi fillestar i Ambasades qe drejton z.Arvizu,  i pare ne kontekstin e perplasjeve qe kane ndodh me pare per kete sherbim special te shtetit dhe krahasuar me ketet (reagim) te sotmin, tregon se zotit ambasador nuk i mbeti gje tjeter perpos te pranoje faktin e kryer nga Sali Berisha dhe ta gelltit pa elegance fyerjen qe u beri "Burri i Shtetit".

Saliu kurdohere i ka dhene garanci ketij zoterie dhe ky s'ka ca me be me shume. Le te perserise se eshte "Burre shteti".

Submitted by nik (not verified) on

si shume shpesh po del bllof meroja dhe ju qe i shkoni mbrapa.pas fotos se laptopit te pergjimeve qe e kishte marre nga Google tani doli qe ai burimi nuk ishte brenda ambasades amerikane,por ishte lumi i genjeshtrave te fabrikuara nga edi rama.

mustafa.thuaji te mos genjejne kaq shume se ju doli fare boja edhe juve qe i botoni keto shpifje.

Submitted by altin goxhaj (not verified) on

sado me pelqente nje film fantashkence me subjektin: Sikur Rama te kishte fituar zgjedhjet ne 2009 cfare do bente me: PRESIDENTIN, SHISH, KLD, PROKURORINE, ANETARET E GJYKATES KUSHTETUESE, GJYKATEN E LARTE, KLSH, etj etj. Kushtetuten Rama e ndryshoi ne 2008 duke fantazuar ne nje besim te verber (ia ushqenin ata loqet e Soros MJAFTG99 qe vete shkune per lesh) qe do te behej vete Kryeminister dhe mbaj mend se sa i shokuar ishte qe nuk fitoi ne 2009. Ajo qe po ben Berisha eshte shfrytezim i budallikut te Rames i cili eshte kaq i etur per pushtet sa hyri ne zgjedhje pa Meten dhe e ndryshpi Kushtetuten per te perfituar pushtet absolut!

Arvizu i di keto dhe ndaj po i thote Rames te heshte se vete ia dha kaq pushtet Kryeministrit te cilin vete sdo ta kete edhe po fitoi ne 2013 sepse nuk i korespondon mandati me rotacionin e disa funksioneve tashme qe Presidenti eshte i Berishes;-)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.