Vetëm 2 pikë në 38 minuta (!), trajneri serb ironizon kolegun shqiptar në Twiter: Çfarë durimi!!

Paraqitja e njërit prej basketbollistëve kryesorë të Kombëtares së Shqipërisë, Klaudio Ndoja, në ndeshjen me Zvicrën, e ka bërë të qesh kapitenin e Serbisë, Nenad Kërstic. Shqipëria, u mposht nga Zvicra në Tiranë me rezultatin 76:51, në ndeshjen e parë eliminatore për “Eurobasket 2013″. Shqipëria ka pritur shumë nga Ndoja (në foto) që bën karrierë në Itali. Por, shkodrani dështoi plotësisht. Ai shënoi vetëm… dy pikë. Dështoi të shënonte në tetë tentativa për dy pikë dhe në plot nëntë tentativa për tri pikë. Megjithë formën e dobët të Ndojës 27-vjeçar, trajneri Roland Avrami e la atë në parket për plot 38 minuta. "Durimi" i Avramit e ka çuditur edhe Kërsticin (që aktualisht luan për CSKA Moskën, ndërsa më herët ka bërë karrierë edhe në NBA). “Ndoja i Shqipërisë pati gjuajtje nga loja 0-17 për 38 minuta… Çfarë durimi i trajnerit”, ka shkruar Kërstic në rrjetin social “Twitter”.
“Ndeshja ishte e fortë. Nuk ishim me fat, por shpresojmë që të përmirësohemi në ndeshjen e radhës”, ka thënë trajneri Avrami pas takimit. Në të vërtetë Shqipëria vlerësohet ndër përfaqësueset më të dobëta në Evropë. Thuajse vazhdimisht përfundon e fundit në grup në eliminatore. Klaudio Ndoja (198 cm) ka shtetësi të Shqipërisë e të Italisë. Njihet me nofkën “gladiatori”. Është kapiten i skuadrës italiane "Enel Brindisi" që u promovua në Serie A, pasi edicionin e kaluar fitoi plejofin e kategorisë së dytë. (A.N.)
Comments
Si gjithnje eshte pikerisht

Si gjithnje eshte pikerisht Serbia qe emancipon Shqiptaret ne cdo kohe e per cdo gje!

Ishte Serbia dhe politikat e saje qe cuan ne Pavarsine e Shqiperise e Kosoves. Te ishte per ne asgje nuk do te ndodhte. Ishte Serbia qe shkaktoi tragjedi ne Bosnje qe Kosova pati fatin e nderhyrjes Nderkombetare. Te ishte per Kosovaret do prisnin akoma edhe sot te piqeshin thanat. Ishte shtypja e Serbise ne Kosove qe coi ne guximin e Shqiptareve te Maqedonise te kerkojne ca te drejta minimale. Edhe Tani eshte Serbia qe me poshterimin (me te drejte) Nr. 1001 te Shqiperise arrin te shohim se cfare nuk shkon me sportin tone. E kujtoni lajmin e 3 diteve me pare per ndeshjen kunder Moldavise me gjenerator apo e harruat prap? Ne Shqiptaret jemi aq poshte sa nuk arrijme kurre te ndryshojme dicka apo te levizim prej vendi me forcat e ndergjegjen tone e pa ndikimin e te huajve. Mbase kjo ironi e Serbit do arrije te "zgjoje" pak patriotizmin tone te anadollizuara ne humnerat e shekujve duke na vere ne levizje te ndryshojme dicka. Te pakten ne Basketboll. Ku Serbet jane gjithnje "kampione" te botes!

Nejse nje shprese te vogel perfola. Mos e merrni seriozisht. Lexoni hetuesine qe i ben Ballkanweb sot takimit Meta-Rama ne Tetove dhe do te bindeni se cfare eshte me e rendesishme ne shqiperi. Neser kjo tallje e Serbit do te harrohet se helbete nuk i durojme dot ofendimet....

Sa idiot dhe injorant duhet

Sa idiot dhe injorant duhet te jete nje njeri, qe nje komenti teknik dhe qe ka te beje me abc e basketbollit, t'i beje nje mbeshtjellje politike si me siper. E cdo te ndodhe sipas mendimit te komentuesit dhe te "teorise" qe ai parashtron? Ndoshta twitter-i i Kersticit eshte edhe lindja e nje superfuqie te re ne basketbollin evropian? Vetem po ta marri Saliu kombetaren!

tosi, Kur Edi Rama ben

tosi,

Kur Edi Rama ben politike me aspektin teknin qe karakterizon Sporti dhe kur Respublika me lajme kryesisht politike e trajton si ngjarje kete lajm vetem e vetem sepse e ka thene nje Serb, cfare faji me hedh mua?

Gjithsesi jam dakord me ty qe sportin ta shikojme vetem ne mynyre teknike e organizative si njesi e pavarur nga politika por te lutem shkruaji edhe dicka opozitarit politik Nr.1 Edi Rames ti lere budallalliqet me program te "ri-lindjes sportive"! Meqe je ketu ankohu edhe respublikes qe ben nje "politikum" te twitterit te Serbit.

Shqiptar jam le e do vdes,

Shqiptar jam le e do vdes, por aspak krenar per sportin shqiptar. Kur te flasim per Serbet , duhet te rrime shtrember e te fasim drejt. Dikush mund te thote qe jane faktore te ndryshem politike dhe ekonomike qe ndikojne, por per fat te keq i jap shume te drejte Serbit qe ironizon sportin tone. Ne Shqipot edhe pse jemi fundi i renditjes ne cdo sport, prape bejme komente e ironi per kete apo ate lojtar, per kete apo ate skuader. Ne si eksperte ne te gjitha fushat ironizojme dhe tallim menderen qe nga Reali i Madrid e deri skuadrat pa emer. Po marr nje shembull per ilustrim ne Tennis. Te gjithe duhet te shikojme dhe te jemi realist sukseset e Serbit Novak Djokovic raketa nr 2 e botes, Janko Tipsarevic raketa e 8 e botes. Viktor Troicky prape raketa e 32 ne bote. Tek femrat Ana Ivanovic e 12, me Jelena Jankovic e 18. per mos thene qe jane me mijra te tjera qe jane ne renditjen e WTA. Me thote dikush nje lojtare apo skuader shqiptare qe shkelqen ne arenen nderkombetare. PO ti analizojme faktet une them qe nuk na i ka fajin serbi qe ne nuk shkelqejme ne sporte. E ka fajin sistemi yne shqiptar, nese mund ta quajme sistem. Qe nga Qeveria, Opozita, MEDIA katunare qe kemi qe me shume merret me llogjet e sales dhe te rames, Mentaliteti yne anadollak. Shqiperise i duhet nje burre shteti qe per fat te keq ka kohe qe nuk lind ne keto ane.

Add new comment