Origjinali i Deklaratës së Pavarësisë u shfaq njëherë në 1962 dhe prej atëherë rezulton i zhdukur!

Postuar në 17 Gusht, 2012 15:41

Në vitin 1937 për 25-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë është publikuar nga Lef Nosi një riprodhim i dokumentit të pavarësisë. Lidhur me këtë botim Kristo Frashëri në një intervistë në Zërin e Amerikës sot pasdite thotë:
“...Ishte deklarata e pavarësisë e riprodhuar në zinkografinë e asaj kohe, shumë e pastër, shumë e qartë, veçse me një mungesë. Nuk e di për ç’arsye ndodhi ajo mungesë. Akti i shpalljes së pavarësisë mbushi dy faqet e letrës, përpara dhe prapashpinën e saj. Firmatarët nuk i nxuri të gjithë faqja e parë. Një pjesë e tyre kanë firmosur në prapashpinën e dokumentit. Këtë faqe nuk e botoi Lef Nosi. Për ç’arsye nuk e di...”

Ky riprodhim i Nosit është ai që njohim sot. Po dokumenti origjinal ku është? Me sa duket ai është zhdukur. Frashëri tregon se një person (emrin nuk ia thotë) ia ka treguar këtë dokument në 1962, por nuk ka pranuar ta dorëzojë.
“...Ky dokument doli në dritë në 1962. Ai që e kishte, pronari i saj, tha se ia kishte dorëzuar Ismail Qemali me dorën e vet. Ai kishte edhe një letër të Ismail Qemalit që i thoshte: “Ta kesh kujdes. Ky është dokument i madh, me rëndësi të jashtëzakonshme”. Ai e mbajti dhe nuk donte ta jepte. Më 1962 ndoshta kishte frikë... Unë kam folur vetë me atë pronar, dhe jam munduar që ai t’ia dhuronte muzeumit kundrejt një shpërblimi. Pastaj u kalua ajo, dhe ai dorëzoi vetëm disa dokumenta. Kjo është historia e origjinalit. Unë nuk mund të them më shumë. Nuk mund të them më shumë. Ai dokument ndoshta ekziston edhe sot, ndoshta ekziston edhe sot. Kushedi, ndonjë ditë mund të dalë befas, sepse është një dokument me vlera të rralla. Kushdo që e ka marrë, nuk ka mundësi ta ketë prishur. Do ta ketë ruajtur. Edhe nga ana materiale ai ka vlera kolosale...”

Dhe pas kësaj lidhur me personin ose personat që e posedojnë atë, Frashëri thotë:
“...Nuk janë këtu në Shqipëri. Nuk janë në Shqipëri. Më duket se nuk janë. Nuk e di mirë. Problemi është ky; që neve dokumentin, nëse nuk e kemi në origjinal, e kemi të riprodhuar...”
(A.N.)

Comments

Submitted by altin goxhaj (not verified) on

Profesioni i psikologut apo avokatit si dhe misioni i priftit katolik ka detyrim te ruaje te dhena konfidenciale qe i ofrohen per hir te funksionit apo profesionit. Por nje historian nuk mund te heshte sepse po ben nje krim qe nuk justifikohet. Ai dokument eshte dokument shteteror dhe pervetesimi i tij eshte nje akt penal dhe mostregimi i poseduesit perben bashkepunim ne fshehjen e krimit.

Submitted by Relapso (not verified) on

Une dyshoj ne deshmine e Frasherit per nje arsye. Ne vitet '60 shteti nuk te kerkonte leje, por t'i sekuestronte dokumentet. Sikur kjo histori te ishte e vertete, Frasheri, si historian i zellshem i regjimit, do te kishte njoftuar strukturat perkatese, te cilat do t'ia kishin marre dokumentin privatit. Perderisa kjo nuk ndodhi, i bie qe Frasheri te genjeje. E nuk do te ishte e para here.

Submitted by antispiuni (not verified) on

Jam i rrjedhur sepse ti nuk ke lexuar asgje nga historia:)

Submitted by Dardan (not verified) on

antispiuni-t

Po mire, e quajme qe ti ke lexuar historine, a mund te na thuash se ku i ke lexuar (emrat e dokumentave , historise , autoret etj). Do do quaja nje nder te madh ndricimin qe do ti benit mendjes se cdo njeriu qe nuk i di keto me anen e sjelljes se dokumentave autentike per keto qe shkruani me lart.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Pse nuk thote komunisti Kristo Frashri se ne vitin 1946 e pushkatuam Lef Nosi nga gjykata e jone komuniste me kryetar te trupit gjykues kriminelin Irakli Bozo?

Lef Nosi nuk ka ba ndonji krim ndaj popullit shqiptar. Ate mundte danojshin psh me disa vite burg si antikomunist, por jo ta pushkatojshin kete patriot te madh shqiptar te Shpqlljes se Pamvarsise. Enver Hoxha donte ti hiqte te gjithe krenat e popullit me qellim te delte vete ne krye per me ba ate çka ai bani. Kashtu kan shkue punet ne Shqiperi dhe keshtu po shkojne edhe tashti me turkomanin Sali Pash Berishen.

Submitted by Ano (not verified) on

A shtine fjal si "turkumanin" apo "Pasha" me dhune ne komentin tan? Mir pra, se pa kesi fjal nuk ish ky koment ala Paul dhe ndoshta kish ndolle, qe komenti i yti te kishte se pari her vlere

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.