Arkiv-Lajme

A janë emigrantët “votues të frikshëm”?

Postuar në 21 Gusht, 2012 05:30

“Ata po kthehen. Të hutuar, të mallëngjyer dhe shpejt edhe të indinjuar. Kthimi i tyre sot është realitet. Ikja nga Greqia sidomos përbën rendin e ditës, - shkruan në një editorial për emigracionin deputeti socialist, ish-kryeministri Pandeli Majko.
Pasi hap një parantezë distancuese (“duke shkruajtur këtë shkrim, mendova se duhet ti kërkoj një mirëkuptim lexuesit. Nuk jam duke bërë opozitarin. Përgjegjësia e shtetit shqiptar nuk fillon sot…) – Majko ndalet më pas te emigranti-votues dhe shkruan:

Kryeagjenti në Facebook

Postuar në 21 Gusht, 2012 03:30

Kryeagjenti i sapoemëruar i Shqipërisë ka... faqe në Facebook. Madje ka dy. I ka edhe me qejf, me sa kuptohet nga një raportim i sotëm i së përditshmes SHQIP, e cila shkruan se faqja zyrtare e Visho Likës në rrjetin social është hapur në 14 gusht (një javë më parë) dhe deri tani ka 29 miq.

Flamur dhe vajza shqiptare në barkën e senatorit italian... Dhe lexoni çfarë i ndodh me policinë greke!

Postuar në 20 Gusht, 2012 14:53

Është kthyer thuajse në një incident diplomatik mes Italisë e Greqisë një shëtitje me barkë e senatorit Alberto Maritati. Senatori, i cili në ishullin grek Erikoussa ka një shtëpi ku shkon rregullisht për pushime, vendos të dalë në det me disa miq me barkën e tij, 12-metërshe që mban flamur italian. Mes 11 miqve, edhe një familje dhe dy vajza shqiptare njëra me shtetësi italiane, tjetra studente në Universitetin e Salentos, të gjithë me dokumente të rregullta. Por që i kanë hapur telashe të mëdha.

Thriller në Byronë kineze

Postuar në 20 Gusht, 2012 12:53

Në Kinë ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm publik gjyqi kundër bashkëshortes së politikanit të lartë kinez Bo Xilai. Sot, mediat shtetërore kineze njoftuan se gruaja (quhet Gu Kailai) u dënua me vdekje me afat falje prej dy vjetësh (nëse Gu nuk kryen akte penale gjatë dy vjetëve të ardhshëm dënimi me vdekje mund t’i kthehet në dënim me burgim të përjetshëm).

Shtetit që udhëhiqet nga një femër “i ndodh kiameti”...

Postuar në 20 Gusht, 2012 10:28

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e para udhëheqëse femër e një vendi ballkanik, gjatë një darke në Varshavë (maj 2011) me presidentin amerikan, Barack Obama, lidhjen e kosovarëve me fenë e ka sqaruar si “lidhje individuale me Zotin, aty ku shteti nuk përzihet”. Por në shtetin e Jahjagës, Kosovë, ekziston një grup i njerëzve që thonë se shteti që udhëhiqet prej një femre, aq më tepër të pambuluar me shami, rrezikohet prej “kiametit”, - shkruan e përditshmja kosovare “Koha Ditore” në një artikull të gjatë ku citohet një raport i “Qendrës Kosovare për Gazetari”.

Shqipëria sipas Hollivudit: “Këta e kanë çorbë edhe këtë punën e të vdekurve” (!)

Postuar në 20 Gusht, 2012 09:11

I lidh ndonjë gjë emra si Sylvester Stallone, Arnold Schwarzenegger, Bruce Willis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme me Shqipërinë? Së fundmi, po. Të gjithë këta emra të njohur të Hollivudit janë aktorë në "The Expendables 2" (Mercenarët 2) film i zhanrit aksion me regji të Simon West, shkruar nga Richard Wenk dhe Sylvester Stallone.

Info-gay në shkolla? Po ja.. Do bëhen "si orë të hapura", por "nuk do kalohet masa"

Postuar në 20 Gusht, 2012 07:34

Duken disi të kapur ngushtë zyrtarët e MASH lidhur me propozimet për të futur në programet shkollore njohuri mbi komunitetin gay. Por me sa duket është një gjë që do të bëhet.

Në një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes “Gazeta Shqiptare”, zv.Ministrja e Arsimit, Nora Malaj pranon se ka “një plan konkret të veprimeve” për këtë. Por një lloj sikleti lexohet mes rreshtave të intervistës, sidomos kur gazetarja këmbëngul se si do realizohet konkretisht.

Po unë pse nuk kam? Si ish-rrjepacakët?

Postuar në 20 Gusht, 2012 06:22

“Tetë vjet më parë, kur hyra në Parlament si deputet i PD-së, unë kisha një dhomë e një guzhinë në katin e nëntë të një pallati. Ligji i aprovuar ato kohë i ndalonte deputetit të merrej me biznes ose me dypunësi, qoftë dhe indirekt. Unë e respektova këtë ligj dhe mbeta në mënyrë të natyrshme në këtë apartament, megjithëse fëmijët u rritën. Mbeta në këtë apartament jo se desha të qëndroja në atë ngushtësirë, por se nuk kisha dhe nuk kam mundësi financiare të blej një apartament të ri”.

Arbën Xhaferi u varros shkel e shko, - thotë gazetari që bashkëpunoi me të vitet e fundit

Postuar në 20 Gusht, 2012 03:19

Gazetari Enver Robelli ka botuar një shënim të gjatë të ndarë në 64 pika (sa vitet e Arbën Xhaferit) në MAPO-n e sotme. Ka diçka aty mes të tjerash për varrimin e Arbënit. Robelli e quan “shkel e shko” dhe në fakt nuk është i vetmi.

Sa është tkurrur ekonomia shqiptare?

Postuar në 20 Gusht, 2012 00:54

Vlerësimi më i fundit zyrtar për tkurrjen e ekonomisë shqiptare është publikuar nga INSTAT-i për tremujorin e parë të 2012-ës. Sipas këtij vlerësimi, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr 0.2% në krahasim me të njëjtin tremujor të 2011-ës. Por a ka vazhduar tkurrja edhe në muajt në vazhdim? INSTAT-i ende nuk ka publikuar ndonjë vlerësim për tremujorin e dytë, megjithëse kanë kaluar pothuaj dy muaj prej mbylljes së tij.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme