Kryeagjenti në Facebook

Kryeagjenti i sapoemëruar i Shqipërisë ka... faqe në Facebook. Madje ka dy. I ka edhe me qejf, me sa kuptohet nga një raportim i sotëm i së përditshmes SHQIP, e cila shkruan se faqja zyrtare e Visho Likës në rrjetin social është hapur në 14 gusht (një javë më parë) dhe deri tani ka 29 miq.
Sipas vëzhgimit të gazetës, Lika aktualisht ka dy faqe sociale personale: njëra mban emrin Visho Ajazi Lika dhe tjetra (e hapur para se të emërohej në këtë detyrë) mban emrin Visho Lika. Për të vërtetuar që është vërtet faqja e Likës dhe jo ndonjë faqe false, SHQIP ka vëzhguar listën e miqve dhe të dhënat e tjera. Rezulton se miq në faqe janë persona si zv.kryeministri i Kosovës Kuçi etj, ndërsa në ditën e lindjes Lika ka marrë e kthyer mesazhe urimi të familjarëve dhe miqve. Pra, pak dyshime ka që kjo nuk është faqja e vetë Likës.
Te faqja e parë, 56 vjeçari i divorcuar Lika ka shënuar një ditëlindje që e bën 4 vjet më të ri (juve sa vjeç ju duket ? :), kurse te faqja e re ka shënuar ditëlindjen reale që korrespondon me datëlindjen që ka shënuar në CV në faqen online të SHISH-it – raporton SHQIP. Gazeta e ka patur të pamundur të gjejë ndonjë rast të ngjashëm, pra që një shef shërbimi sekret i ndonjë vendi tjetër të ketë faqe në Facebook.
Lika u emërua me stilin “fakt i kryer”, u akuzua si njeri i Berisha-Gazidedes dhe i fol për rikthim te SHIK-u i dikurshëm, i dhunshëm dhe i errët. Kot paskemi patur frikë :) Kreu i shërbimeve sekrete ka faqe në FB... Më transparent se kaq… :) A.N.
Comments
E bejne kastile. Jam dakord
<p>E bejne kastile. Jam dakord me ironine tuaj ne rreshtat e fundit. Per mua eshte nje veprim totalisht i keshilluar dhe i menduar. Shejtanlliqet e Berishes. E ka keshilluar te bej si adoleshent qe tu hedhe hi syve atyre qe po e mbajne nen vezhgim. Diabolik dhe i lig deri ne fund.</p>
Mesa duket gazetat nuk kane
<p>Mesa duket gazetat nuk kane cfare te shkruajne ne keto dite te nxehta vere: perpara pak ditesh botuan vendimin e gjykates per divorcin e kryespiunit Lika, ndersa sot raportojne per profilin e tij ne Facebook. </p>
une do isha dakord me Eden ne
<p>une do isha dakord me Eden ne kete rast. Jane nyrasher te medhenj keta. Meqe u hodh gjithe mileti kunder sepse i ka ende ne kurriz shenjat e spiunlleqeve te "Berishes 1" me ata ballkano-fshaistet e vet si Gazidedja, tani luajne "te urin" dhe "naivin" me gjoja profile ne FB.</p>
Add new comment