Arbën Xhaferi u varros shkel e shko, - thotë gazetari që bashkëpunoi me të vitet e fundit

Gazetari Enver Robelli ka botuar një shënim të gjatë të ndarë në 64 pika (sa vitet e Arbën Xhaferit) në MAPO-n e sotme. Ka diçka aty mes të tjerash për varrimin e Arbënit. Robelli e quan “shkel e shko” dhe në fakt nuk është i vetmi.
Shkruan Robelli: “...Nëse i krahasojmë këto fjalë të personaliteteve të huaja me ceremoninë shkel e shko të varrimit të Arbën Xhaferit atëherë pikëllimi në opinionin shqiptar duhet të jetë i shumëfishtë. Ai meritonte një ceremoni mortore dinjitoze. Si njërit prej politikanëve kryesorë të Maqedonisë në dy dekadat e fundit atij i takonte një varrim me protokoll shtetëror....”
Pakënaqësitë nën zë për organizatorët e varrimit të Arbën Xhaferrit kanë ditë që qarkullojnë në Tiranë mes atyre që morën pjesë në të. Jo vetëm mungesë organizimi, por edhe siklete të lidhura me detyrimin për t’ju përshtatur disa praktikave të domosdoshme lokale, por të huaja për shumicën e kulturës së pjesëmarrësve, sidomos atyre nga Tirana.
Robelli shton në shënimin e tij edhe pezmin me qasjen publike të disave në post-ikjen e Xhaferrit. “Pas vdekjes shqiptarët të çojnë në qiell. Kështu po veprohet me Arbën Xhaferin. Ata që për së gjalli e injoronin tash e mistifikojnë duke treguar edhe anekdota gjoja mbresëlënëse mbi miqësinë me të”.
A.N.
Comments
Si pjesemarres ne varrim dhe

Si pjesemarres ne varrim dhe si dashamires dhe lexues i Arberit, une do ti shtoja dicka ketij shenimi: I habitshëm shume (po shume ama) me duket edhe vendimi për ta përcjellë Arbrin me rite fetare. (a do ta donte Arbri një gjë të tillë???? Do ishte po-ja e fundit që të shkon në mend po të lexosh ç’ka shkruar ai vetë mbi religjionin..

Po z.Enver Robelli, edhe ti

Po z.Enver Robelli, edhe ti bashk me z.Veton Surroin ne mbledhjen komemorative keni ardhur me 30 minuta vonese. Edhe kete duhej ta perfshijsh ne tekst.

Nuk kam pa askund ne bote qe nje gazetar, analist si ti apo edhe si Veton Surroi te vonohen ne dicka aq te rendesishme, a nuk keni turp! Keto pergjigje a mos i keni dhene pershkak se uleset qe ua kishin rezervuar juve i nxoni dikush tjeter sepse ju ishit vonuar dhe organizatoret kane menduar qe nuk keni me ardh. E dyta, nese Enver Robelli eshte idhtar i protokollit shteteror, ai do te vet-perjashtohej nga protokolli shteteror, sepse nuk i din vet rregullat e protokollit shteteror.

Pse zotriu, nuk e pa te arsyeshme as edhe nje telefon te beje dhe te tregoje se do te vije me delegacion te perbere nga ky...ky...ky ashtu sic bene shume te tjere.

Llafe kot, matrapaz.

Qe varrimi eshte bere keq nuk

Qe varrimi eshte bere keq nuk ka dyshim, por qe Robelli te kritikoje kjo nuk hahet aspak. Robelli, i cili lirbrin me Xhaferin e ka bere si gazetar qe ka shtuar pyetje ka filluar ta genjeje opinionin shqiptar qe libri eshte bashkebisedim. Po cfare bashkebisedimi Robelli qe ka vetem shkollen e mesme me Xhaferin qe eshte profesor e shkuar profesoi per Robellin. Si te merret Robelli seriozisht pastaj?

Robelli po kerkojka protokoll

Robelli po kerkojka protokoll shteteror!!! More Robelli, ne qofte se do kishte pas protokoll shteteror, me 30 minuta vonese ti nuk do lejoheshe te futesh brenda.

A je ne veti cka flet?! Ku kane b... shqiptaret me be protokoll shteteror :) Ani cka kemi dy shtete te fuqishme, SH dhe K :p

Add new comment