Flamur dhe vajza shqiptare në barkën e senatorit italian... Dhe lexoni çfarë i ndodh me policinë greke!

Postuar në 20 Gusht, 2012 14:53

Është kthyer thuajse në një incident diplomatik mes Italisë e Greqisë një shëtitje me barkë e senatorit Alberto Maritati. Senatori, i cili në ishullin grek Erikoussa ka një shtëpi ku shkon rregullisht për pushime, vendos të dalë në det me disa miq me barkën e tij, 12-metërshe që mban flamur italian. Mes 11 miqve, edhe një familje dhe dy vajza shqiptare njëra me shtetësi italiane, tjetra studente në Universitetin e Salentos, të gjithë me dokumente të rregullta. Por që i kanë hapur telashe të mëdha. Senatori tregon se në ujërat mes Sarandës dhe Korfuzit është e lehtë të ngatërrohesh e të hysh herë në ato shqiptare e herë të lundrosh në ato ndërkombëtare apo greke. Barka del në ujëra shqiptare dhe një vedetë e policisë kufitare të Sarandës kërkon të dijë pse nuk kanë ngritur flamurin shqiptar. “Ne u kërkuam ndjesë, ata na kontrolluan dokumentet, panë që ishte gjithçka në rregull, na i dorëzuan të vulosura bashkë me një flamur shqiptar (ne nuk kishim flamur shqiptar) dhe u duk se gjithçka mori fund aty. Por nga ai çast nisën problemet tona” - tregon senatori. Me flamurin shqiptar të ngritur krahas atij italian i drejtohen ishullit Erikoussa, por me të hyrë në ujërat greke, ishte i menjëherëshëm kontrolli grek: “Na pyetën pse kishim flamurin shqiptar, u shpjeguam që jemi barkë italiane. Na kërkuan dokumentet e nga ai çast nisën të na trajtonin shumë keq. Na thanë që duhet t’i ndiqnim në Korfuz, ndërsa njëri prej tyre simulonte gjestin e vënies së prangave. Dukej sikur kishim të bënim me një vend armik” - tregon senatori. Dyshimi ishte për trafik klandestinësh. Me të mbërritur në Korfuz, Maritati nuk duron dot më e vë në lëvizje diplomacinë: ndërhyn një konsull dhe ambasadori italian në Greqi dhe incidenti mbyllet. Por senatorit i mbetet shija e hidhur: “E dua Greqinë. Nuk arrij të kuptoj. Të shurdhët, fyes dhe provokatorë, por në fund më kërkuan falje".

(A.N.)

Në foto: Senatori në Korfuz, duke u përpjekur të sqarojë keqkuptimin në telefon.

Detaje: http://www.quotidianodipuglia.it/articolo.php?id=214899

Comments

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

Dokrra me oke. As qe nuk na intereson e hyn ne hesap kjo pune sepse italianet jane me rracista se greket kur vjen tek puna e kombeve. Aq me teper qe greket jane me koshiente kur vjen puna tek shteti i tyre. E duan dhe ne nuk kemi se perse te habitemi. I njohim greket ne shekuj. A mund te bejme edhe ne si ata? Te mos harrojme se Italianet para 12 viteve na mbyten pothuaj 80 gra e femi duke e goditur anijen me refugjate, vetem e vetem sepse ishin shqiptare. Here te tjera Italiani qe paska 40 vjet qe jeton e shkon ne itali te pergatitet dhe te jete koshiente per flamujte dhe rregullat doganore. Nje gjobe e majme do tia kish freskuar vetedijen pepinos.

Submitted by Albi (not verified) on

Italianet jane racista vetem ne kuptimin qe jane te shqetesuar per nr e larte te emigranteve po ne pergjithesi jane shume me xhentil ne kufi e jo vetem. Mos harro gjithashtu qe ne pergjithesi niveli i shqiptareve qe jetojne ne Itali eshte shume here me i larte se ai i atyre ne Greqi. Shqiperia ka derguar me dhjetera mijera student te rinj ne Itali qe e kane patur shume me lehte te integrohen. Nga italianet degjon gjithmone e me pak ankesa per shqiptaret atje.

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

Mos e beni kaq te rendesishem si lajm se nuk ka asgje tjeter pervec se arroganc te policise kufitare greke(si perhere) dhe poteres qe bejne politikanet italiane(si gjithmone) .

Per saktesim te lexuesit kane pasur te drejte ta verifikojne sepse:

1.ka qene gomone dhe jo barke.

2. eshte mjeti kryesor per kontrabanden, trafikun e droges, klandestineve etj.

3. mashtrimi me: a.flamuret  e mjeteve,b. emrat, c.portin e regjistrit, perdoret shpesh nga trafikatet per ti shpetuar verifikimit viziv(me dylbi).

4. zona ne fjale eshte zone e njohur trafiku, shume e perdorur kohet e fundit.

5. perdorja dhe vendosja e flamujeve ka qene e gabuar dhe shoqerohet me gjobe, flamuri i shtetit te cilit i perket barka vendoset poshte dhe ai i shtetit ne ujarat e te cilit lundron vendoset larte.

6. kur verfikimi i mjetit dhe qellimi i lundrimit te tij nuk eshte  i verifikueshem, mjeti shoqerohet ne vendbazimin me te afert, qe ka qene ne rastin ne fjale Korfuzi.

7. mos akordimi i verfikimit qe ka bere policia kufitare shqiptare me ate greke, gje per te cilen kane marrveshje.

8. mbas nje dalje rutin ne per verifikim kan dashur te shtyjne sherbimin pa e ditur me cilin kane pasur te bejne.

Submitted by anila (not verified) on

nuk esht as lajm i madh, as lajm i vogel... eshte thjesht lajm. Boll bete profesorin me lajmet te gjithe. Hajde punoni njehere neper gazeta, pastaj flisni nga katedra. Njeriu matet dhe mendohet para se te flase, jo bam si te me vije meqe jane forume anonimesh obline

Submitted by Dardan (not verified) on

Ne udhetimet e shpeshta ne Greqi dhe ne Itali kam vene re se kafsheria e sjelljes greke ne kufi eshte ne kontrast absolut me xhentilesen e sjelljes italiane. Mund te sillja shume detaje por nuk mundem ti ve kapak kesaj pune pasi njerez te tjere me kane thene se italianiet ne Bari i rreshtojene shqiptaret si lopet dhe keta nuk bejne ze.,  Ne se me rastis qe te shoh dallime te sjelljes dhe trajtime te diferencuar per shtetas te shteteve te ndryshme, jam plotesisht i bindur se nuk do te heshtja. Vellezer, heshtja eshte vdekje, Nuk u kerkon njeri te rrembeni armet, ju kerkohet vetem te bashkoni zerat per tu ndjere ky ze i fuqishem. Askush nuk e perballon dot zerin e shufsihuar nga gryket e te gjitheve, provojeni dhe do te shihne se nuk do te guxojne me te trajtojne shqiptaret si qytetare te dore se fundit. Nuk ka rruge tjeter!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

".. italianiet ne Bari i rreshtojene shqiptaret si lopet dhe keta nuk bejne ze..".

Kam udhetue shume here nga Bari. Nuk kam konstatue asnji keqtrajtim te shqiptarve. Shqiptaret rreshtohen si te gjithe te tjeret dhe nuk bejne ze dhe trajtohen njilloj si te gjithe te tjeret te cilet edhe keto nuk bejne ze. Bile kam konstatue disa here qe ne rradhen e njerzve policia italiane i favorizon grate me femij shume te vegjel. Policine greke nuk e njoh fare.

Submitted by Relapso (not verified) on

Pal, ke shume te drejte! Duhet thene se edhe italianet kane njefare racizmi, por nuk ka krahasim me greket. Greket jane kafshe! Kete e kam konstatuar personalisht me se nje here. Eshte edhe çeshtje niveli i funksionimit te institucioneve. Ne Itali, sikurse ne mbare boten, policia, perfshire edhe ajo detare, te ndalon, te kontrollon dhe nese nuk ka arsye te te ndaloje, te pershendet. Vetem nese ka fakte dhe arsye te shendosha, te shoqeron ne zyrat perkatese. Nese dyshimet nuk vertetohen, policet dhe pergjegjesit e shoqerimit ndeshkohen sipas ligjit. Nje sjellje si ajo e doganiereve greke me shqiptaret ne pikat kufitare te kalimit, grisja e pasaportave te rregullta, tallja, moslejimi i kalimit per arsye te vendlindjes e te tjera si keto, ne Itali do te ishte thjesht e pamundur, sepse ndalohet me ligj.

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Nje incident i papelqyeshem dhe i shemtuar,por nuk di se me vjen mire qe ka ndodhur!Pse do te thoni ju?Per disa aresye: se pari se ka ndodhur me nje senator italian dhe ne Greqi,fqinjen tone "mendjemadhe"(megallomane) qe eshte e mbushur me politikane e prifterinj antishqiptare e shoviniste.Pra le ta provojne edhe senatoret ,uroj ndonje dite edhe eurodeputetet e BE-se sjelljen e organeve policore e kufitare greke.Tek ata nuk pi uje llogjika e le pastaj e drejta nderkombetare dhe te drejtat e njeriut,sidomos kur ato npleksen me shqiptaret,te cilet greket i kane hale ne sy dhe i duan vetem
"t'u cajne barkun dhe me zorret e tyre te bejne lidhese" per opingat e korovillakeve shoviniste e ekspansioniste greke. "Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete" keta greket!Senatori ish me fat qe ishte senator ne nje vend te madh si Italia,qe i ka mundesite,deshiren dhe diplomacine efikase per te mbrojtur senatorin  e nderuar dhe qytetaret italiane.Pa mendoni sikur ne vend te tij te ishte nje deputet shqiptar.Do thoni ju se kjo nuk ndodh as me ata.( jo pse jane ndaluar motoskafet e gomonet)Nuk besoj,vec ne jane te maxhorances apo eksponente te PS,te cilet e kane grure me greket,sepse po te ishin te tjere,sidomos ata me origjine nga Cameria do te merrnin  nje "fevga!" te forte ne mos edhe ndonje shkelm by...ve!

Thashe me siper se uroj t'i ndodhe nje incident i ngjajshem nje ose disa eurodeputeteve apo qytetareve amerikane,gjermane,angleze apo franceze, se atehere e shihnin greket: jo vetem qe mund te provokonin nje kunderveprim ose mase nga BE-ja apo qeveria e vendit perkates por mund t'u pritej edhe "koromania",buka e perditshme qe sigurojne nga ndihmat dhe kredite e BE-se!Sa per cfare bejne greket kunder shqiptareve ne Greqi,pa le per ato qe kane bere e bejne edhe brenda Shqiperise, BE-ja ka mbajtur nje sy mbyllur dhe veshet shurdher!Veprimtarite shoviniste e thirrjet luftenxitese aneksioniste kunder Shqiperise nga autoritete parlamentare,te policise dhe diplomacise greke,pa zene ne goje ketu klithmat shoviniste e aneksioniste te silogut "vorioperirot" dhe kishes orthodokse greke, kalojne pa u vene re fare ne BE,bile edhe ne ditet e sotme kur Greqia u ka shtrire doren vendeve antare te BE-se per t'a shpetuar nga falimentimi i plote.Dy-standarteshi i famshem europian(por i papranueshem per shume nga ne)  ne "mbrojtje" te te drejtave te njeriut, ne "mbrojtje" te sigurimit dhe bashkepunimit europian dhe paqes ne Ballkan, po ntrashet disi si shume e do te coje ne situata te pakenaqshme e zollum-madhe ne kete rajon. Veprimi i shpejte i qeverise dhe diplomacise Italiane ne mbrojtje te senatorit te tyre me vjen keq por nxjerr zbuluar qeverine dhe diplomacine shqiptare,te cilat ne raste te tilla dhe bile edhe me flagrante,ka mbajtur heshtje dhe pasivitet te pashpjegueshem! Pasiviteti ndjell dhe nxit aktivitetin e tjetrit.Deri kur?!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.