Shtetit që udhëhiqet nga një femër “i ndodh kiameti”...

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e para udhëheqëse femër e një vendi ballkanik, gjatë një darke në Varshavë (maj 2011) me presidentin amerikan, Barack Obama, lidhjen e kosovarëve me fenë e ka sqaruar si “lidhje individuale me Zotin, aty ku shteti nuk përzihet”. Por në shtetin e Jahjagës, Kosovë, ekziston një grup i njerëzve që thonë se shteti që udhëhiqet prej një femre, aq më tepër të pambuluar me shami, rrezikohet prej “kiametit”, - shkruan e përditshmja kosovare “Koha Ditore” në një artikull të gjatë ku citohet një raport i “Qendrës Kosovare për Gazetari”.
Thuhet në këtë raport: “Rreziku për të cilin flet një raport i Policisë së Kosovës për radikalizimin e Islamit në Kosovë nuk është vështirë të verifikohet në ligjëratat që mbajnë në xhami apo predikimet që i bëjnë në kanalet e tyre në youtube disa imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës. Njëri prej tyre mendon që shtetit që e udhëheq një femër “i ndodh kiameti”.
Shprehja për Jahjagën është thënë nga imami i një xhamie në Prishtinë, Fadil Sogojeva. Por në shkrimin e “Kohës Ditore” renditen edhe deklarime të tjera të atyre që në opinionin kosovar njihen si “vahabistë” (janë imamë me mjekra të gjata dhe pantallona deri te neni i këmbës që i ka acaruar tej mase miratimi i Ligjit për arsim që nuk lejon futjen në shkollat publike të vajzave të mbuluara - detajon KD).
Ja disa shprehje të tjera të tyre nxjerr nga artikulli i gjatë botuar dje dhe sot në të përditshmen e Prishtinës:
- Hoxha i xhamisë më të madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, gjatë një interviste në Klan Kosova ka sugjeruar që flamuri kombëtar i shqiptarëve të ketë të shkruar edhe në arabisht fjalën “La Ilahe Il Allah” (S’ka Zot tjetër përpos Allahut).
-Në youtube, hoxha i Bashkësisë Islame të Kosovës nga Prizreni, Mazllam Mazllami kërkon që “shqiptarët të mos shkojnë në det së bashku meshkuj e femra për t’u cullakuar”.
-Të rinj kosovarë marrin pjesë rregullisht në ligjëratat e këtyre imamëve. Njëri pyet nëse ka të drejtë që të dalë me bashkëshorten e tij dorë për dore, tjetri pyet nëse është haram të pihet “Coca-Cola”…etj.
A.N.
Në foto: Ushtarakë të NATO-s ndihmojnë presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga të zbresë nga helikopteri gjatë një vizite në Gjermani (AFP)
Comments
lol, edhe une them kushedi ca

lol, edhe une them kushedi ca do shkruaj Paul T tani.

Nejse, nuk me frikesojne shume keta robt. Jane dhe do mbeten nje minorance.

lol, edhe une them kushedi ca

lol, edhe une them kushedi ca do shkruaj Paul T tani.

Nejse, nuk me frikesojne shume keta robt. Jane dhe do mbeten nje minorance.

O Albi, Pali nuk shkruan

O Albi, Pali nuk shkruan vetem qemton si mi gjirizi.

Po ti vertet vjen per te

Po ti vertet vjen per te mbrojtur keta idiotat islamik? Se mire Pauli eshte budalla e nje e dy ate muhabet ka (a thua se ai eshte halli i Shqiperise) po ti kujton se keta islamiket jane zgjidhja?

Ashtu mendoja edhe une, se

Ashtu mendoja edhe une, se jane minorance, mirepo keto kohet e fundit kam vene re se po shtohen ca si shume. Paul Tedeschini nuk e ka edhe fort keq qe jep alarmin. Me mire te jepet alarmi para kohe, sesa kur te jete teper vone!

Me vjen keq per nivelin kaq

Me vjen keq per nivelin kaq te ulet te Kosovareve .Ku niveli me i larte nuk shkon me shume se ai i hoxhes se fshatit

Sikur kosovaret te kishin

Sikur kosovaret te kishin nivel civilizimi, nuk do te kishin arritur deri aty sa qe nje Presidente tua zgjidhte Ambasadori i Amerikes, aq me teper qe kjo Presidente nuk di te lexoj, nuk ka arsim e kulture. Kjo Presidente eshte nje ane e monedhes kosovsare, ku ne njeren ane eshte populli dhe ne tjetren ajo. Kosova eshte zone dhe Republike e tipit banane. Ne Eliten e qeveritareve te Kosoves nuk ka te beje aspak feja Islame sepse Islamin e kemi edhe ne Bosnje e Sanxhak por ka te beje mentaliteti i kosovareve. Shiko Shqiperine e Veriut, aty ku ka katolike eshte mjerim dhe injorance plus kanibalizem, edhe Kosova eshte ne te njejtin nivel. Ketu nuk hyne feja aspak por eshte analfabetizmi i kosovareve dembela.

Rroft Barazia midis sekseve

Rroft Barazia midis sekseve dhe poshte injoranca seksore diskriminuese. Keta individe qe shprehin keto ide jane per tu censuruar. duam te zhvillohemi si komb shqipetar apo te qendrojme ne injorance te thelle

Te vjen keq te mendosh se

Te vjen keq te mendosh se banoret e Kosoves( edhe emri Kosovo eshte sllav) te hiqen si Shqiptare, kur ato jane nje perzierje turqish dhe sllavesh qe vetem flasin gjuhen shqip.

Ta perkrahin fene e pedofilit dhe ta fysin ne bythe, injorante te shpifur!

Ku ta fusin? Te bytha jote?

Ku ta fusin? Te bytha jote? Se zakonisht ua fusin cave si puna jote.

Arber, urime! Pas peripecive

Arber, urime!

Pas peripecive te shumta ia arrite te behesh plehre e kokrra plehres. Jam i bindur qe ka qen tejet e lodhshme. Bravo! Tani ik gjej nei shpelle te erret dhe futu.

Add new comment