Arkiv-Lajme

Imer Mushkolaj: Të vihesh kundër radikalëve islamikë është shenjë patriotizmi

Postuar në 24 Gusht, 2012 05:39

Opinionisti Imer Mushkolaj që shkruan për Gazetën Express dallon dhe denoncon rrezikun e radikalizmit islamik në Kosovë. Është aq i shqetësuar sa arrin të deklarojë se “nuk ka patriotizëm më të madh se sa të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”. Këtë e bën në artikullin e tij me titull “Dhunshëm dhe rrezikshëm”, të publikuar sot në këtë gazetë.

Ilir Gjoni Tritan Shehut: Je i paditur dhe shërbëtor

Postuar në 24 Gusht, 2012 03:54

Ilir Gjoni, një nga deputetët më aktivë në jetën publike shqiptare, ka dy intervista në shtypin e sotëm, njërën për Shqiptaren.com lidhur me gjendjen në Ministrinë  e Mbrojtjes e me sigurinë, dhe tjetrën për Shekullin, në të cilën flet për kufijtë detarë. Në këtë të fundit, i cytur nga intervistuesi Luis Tanushi, jep ca konsiderata për Tritan Shehun, i cili është gjithashtu shumë aktiv në emër të PD-së. “Tritani bën mirë të bëjë kujdes kur merr përsipër gjëra, që nuk i kupton, ose kur e urdhërojnë të flasë në një mënyrë të caktuar.

Arben Puto polemizon me Oliver Schmitt-in lidhur me Aleks Budën

Postuar në 24 Gusht, 2012 03:22

Një shkrim i ditëve të fundit i studjuesit austriak të pasionuar pas historisë së Shqipërisë, Oliver J. Schmitt, i publikuar në shtypin shqiptar, ka tërhequr vëmendjen e Arben Putos, përveç të tjerash, edhe për një përkufizim që i ish bërë Aleks Budës, ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave në kohë të komunizmit (në foto, në të majtë, tok me Ismail Kadarenë dhe Lasgush Poradecin). “Kryetari Stalinist i Akademisë”, kështu e quante austriaku.

Ali Ahmeti do të largohet nga qeveria? “Jemi gati të flasim”, thotë Menduh Thaçi

Postuar në 24 Gusht, 2012 01:38

Partia maqedonase VMRO-DMNE ka futur për diskutim e miratim në Parlament një ligj që njeh kompensimin e shpërblimin e anëtarëve të Forcave të Armatosura në konfliktin e brendshëm ndëretnik të vitit 2001, dhe ky fakt ka zemëruar aleatët e tyre shqiptarë, dmth partinë BDI të Ali Ahmetit. “Ok”, thonë këta të fundit, “por le të bëjmë ca amendamente që njohin të njëjtën gjë dhe për ushtarët e UÇK-së e për familjet e viktimave shqiptare gjatë asaj lufte”.

Të gjitha gjurmët të çojnë te… tkurrja ekonomike

Postuar në 23 Gusht, 2012 15:25

INSTAT-i publikoi më së fundi bilancin e energjisë elektrike për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ky bilanc na tregon se energjia elektrike e përftuar nga të gjitha burimet (të brendshme e të jashtme) në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 u ul me 4 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2011. Ndërsa prodhimi total i energjisë elektrike në vend u ul me 16.4 përqind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2011-ës.

Antonio Conte i Juves: Ka njerëz që janë bërë keq prej suksesit tim

Postuar në 23 Gusht, 2012 14:37

“Nuk jam marrë kurrë me baste në jetën time; është suksesi im që u ka rënë keq në stomak të tjerëve; dhe unë jam viktimë e suksesit tim”, ka thënë në thelb në konferencën e sotme për shtypin Antonio Conte, njeriu që e ngjiti Juventusin në majën e futbollit italian pas disa vitesh të mundimshme. Është hera e parë që Conte flet, ndonëse ka muaj të tërë që ka qenë në fokus të mediave sportive, e jo sportive.

Britanikët janë krenarë për Mo Farah-un; me përjashtim të njërit

Postuar në 23 Gusht, 2012 12:50

Mo Farah e thërrasin në mënyrë përkëdhelëse, por emri i tij i plotë është Muhamed (Mohammed) Farah. Është me origjinë somaleze; madje, ka lindur në Somali, dhe kur ka qenë tetë vjeç ka mbërritur në Britaninë e Madhe, pa i shkuar kurrë në mendje se nja njëzet vjet më pas do të shndërrohej në një lloj ikone nacionale. Jo thjesht sepse fitoi dy gara të rëndësishme në Olimpiadën e Londrës (garat e 10 e 5 mijë metrave), por sepse i fitoi ato në mënyrë bindëse, dhe sepse bëri për vete gjithkënd me karizmën, stilin dhe me sjelljen e hareshme të tijën.

Përveç vajtojcave, kemi dhe gjamtarët, dmth burrat që vajtojnë

Postuar në 23 Gusht, 2012 11:07

“Në Shqipërinë e veriut, kryesisht në rajonet e Nikaj Merturit, Dukagjinit, disa krahinave të Pukës, Malësisë së Mbishkodrës, Kosovës, etj riti i gjëmës (vajtimit) së burrave ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468 janë kronikat e para që raportojnë këtë zakon. Tradita ka vazhduar deri në vitin 1960, kur sistemi komunist e ndali këtë praktikë”, thuhet në Shekullin e sotëm në një si mini-dossier mbi këtë dukuri.

Bashkim Zeneli: Grupi i punës mbi marrëveshjen detare duhet t’i bëhet i ditur publikut

Postuar në 23 Gusht, 2012 10:37

Çështja e marrëveshjes detare mes Shqipërisë e Greqisë pas rrëzimit të saj prej Gjykatës sonë Kushtetuese, ngaqë po ritrajtohet në një klimë paqartësie e në mënyrë konfuze e aspak transparente, nuk po ikën nga skena e debatit publik. Së fundmi, ka qenë deklarata e ministrisë sonë të jashtme e bërë me gojën e Gazmend Turdiut, ku thuhet mes të tjerash, seka një vendim të Kryeministrit Sali Berisha për ngritjen e një grupi pune për marrëveshjen detare me shtetin helen”, që ka ngacmuar.

Kajro: Shpërthen ‘epidemia’ e ngacmimeve të dhunshme seksuale në rrugë

Postuar në 23 Gusht, 2012 08:13

Gjatë orëve të fundit, policia e Kajros ka arrestuar 32 djem të rinj të moshës 15-20 vjeç, dhe akuza mbi ta është e njëjtë e në dukje atipike për kontekstin egjyptian: ngacmojnë dhunshëm vajzat e reja që dalin në rrugë. Është fjala pra për një ngacmim të natyrës seksuale, që këta të rinj e bëjnë në grup në parqe, në kinema, deri dhe në sheshin Tahrir, alias sheshi i revolucionit. Kjo praktikë është shndërruar në një epidemi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme