Përveç vajtojcave, kemi dhe gjamtarët, dmth burrat që vajtojnë

“Në Shqipërinë e veriut, kryesisht në rajonet e Nikaj Merturit, Dukagjinit, disa krahinave të Pukës, Malësisë së Mbishkodrës, Kosovës, etj riti i gjëmës (vajtimit) së burrave ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468 janë kronikat e para që raportojnë këtë zakon. Tradita ka vazhduar deri në vitin 1960, kur sistemi komunist e ndali këtë praktikë”, thuhet në Shekullin e sotëm në një si mini-dossier mbi këtë dukuri.
Etnologu Mark Tirta tregon për Shekullin se në vitin 1637, misionari Rodini, në kujtimet e tij dëshmon se ‘burrat shqiptarë qajnë e bërtasin me të madhe më shumë se një gjysmë ore, bërtasin bashkarisht më fort nga ç’kanë bërtitur izraelitët në vendin e Hananit ku kanë varrosur Patriakun Jakov’. Kanë kaluar afro 400 vjet qysh atëherë, por dukuria është ringjallur pas viteve ‘990. “Ka rifilluar pas viteve ’90” – tregon Zef Prend Peplokaj. “Mblidheshin burrat e fshatit dhe të fisit dhe nga larg e nisnin gjëmën duke rrahur gjoksin me grushta. Prijësi më pas i afron burrat tek personi që i bëhet gjëma dhe u thotë burrave që ta rrethojnë. Nëse gjëmën ia bënin nipit, thuhej: o i mjeri nipi im; nëse gjëma i bëhej mikut, thuhej: o i mjeri mik”. Teksti i kushtohej të vdekurit, virtyteve dhe cilësive të tij. Pra, një histori e shkurtër e atij burri që ikën.
Kush do të lexojë më shumë, duhet të ndjekë linkun: http://shekulli.com.al/web/p.php?id=3257&kat=104
Comments
Keta maloket jane me shekuj

Keta maloket jane me shekuj mbrapa botes .e ne themi perse keta ndjekin krytarin e fisit te tyre akoma .Niveli qe kane nuk i le te mendojne ndryshe.Fatekeqesi per shqiperine qe i ka

Keto kohe c'fare nuk lexojme

Keto kohe c'fare nuk lexojme dhe degjojme, gjithshka qe e kemi te trasheguar nga fete disa pseudopatriote ose me sakte filokatolike ia atribuojne Skenderbeut ose Terezezes. Shkoqur dhe shqeto, vajtimi i burrave ne Veri eshte tradite e trasheguar nga sekti bektashian, vajtimin e kane huazuar nga Beteja e qerbelase. Nuk kemi te dhena qe burrat e ''qane'' vdekjen e Gjergjit sikur ky te kish qene vete Imam Aliu. Aq me teper kur territoret e tija nuk shtriheshin ne Kosove dhe ne kete zone nuk njihej apo degjohej. Edhe Besen me kanun Islam (qe e gjithe Bota mbare ia njeh kodet ne cdo rajon islamik) ju perpiqeni tia vulosni ''shqiptarizmes'' se famshme kur kjo shqiptarizem ''kanunoike'' iu kthye vete shqiptareve ne ''drakonike''.

Nuk di c'te them mbas ketij

Nuk di c'te them mbas ketij komenti! Besa eshte nje vyrtyt i lashte shqiptar, dhe kudo ne zonen e ballkanit dhe me gjere, dhe kjo me fakte historike, arkeologjike, gjuhesore, etj kudo qe kane jetuar dhe jetojne shqiptaret ne gadishullin ballkanik dhe me gjere. Besen e praktikojne jo vetem malsoret katolik, por edhe Arvanitet ortodoks, edhe Arbereshet te ikur pertej Italise qe jane nje relike me vete e ruajtjes se traditave dhe kultures me te paster arberore te influencimit perfundimtar islamik. Gjema ashtu si vaji i grave qe kane vajtuar dhe vajtojne me ligje nuk do shume shkence qe te kuptosh se eshte dicka qe i takon vendit. Por duke u nisur nga ato qe jane rekorduar, ishte Lek Dukagjini i cili doli dhe filloi te qaje me gjeme pasi mori vesh vdekjen e Skenderbeut. Me vika shume keq qe nje shipfoles di me "mire" historite e arabeve dhe islamikeve se te vendit te vet.

Nje zakon i vjeter dhe i

Nje zakon i vjeter dhe i dalur boje, por disa "studiues" nga provinca perpiqen ta paraqesin si "vlerë". Nga nga ana tjeter, ca te tjere, rreken te tregojne se u bëka fjalë per "maloke", dmth te pagellendur.

Eshtre demokraci dhe mund te lulezonje te gjithe kungujt secili ne "huqin" dhe ne gardhin e vet :)

Po çfare krimi na paska bere

Po çfare krimi na paska bere komunizmi!Nuk kane te sosur krimet e kamunistave.Po si ore na paskan lene pa qare burrat e dheut,trimat malcore?Kane kohe tani sa te duan te qajne me kuje e me lot nen udheheqjen e Salihit te Berishit.Siç duket pandaj jena fut deri ne brez ne krime e ne hasmeri qe te shlyejme ato qe nuk kemi qare ne kohen e komunizmit.VFC.

Dhe te mendosh qe

Dhe te mendosh qe kryeministri i Shqiperis vjen prej ketyre fiseve... E imagjinoni dot ku po shkojme? Megjithse duken si kercimi Haka i All Blacks

Kur ka pushtim ka edhe

Kur ka pushtim ka edhe renegate, qe tradhetojne kombin dhe atdheun. Ata, bashke me sherbimin e pabese, marrin edhe veset e zakonet e pushtuesit.

Fatkeqesisht, gjate pushtimit turk, pat renegate ma shume se atdhetare.

Dhe ja tani perseri, ne prag te ripushtimit te plote shpirteror e politik nga ana e Turqise, mediat shqiptare jane permbutur nga renegatet proturq, si ne keto shkrime e komente.

Mjer ky vend e ky popull!

Add new comment