Britanikët janë krenarë për Mo Farah-un; me përjashtim të njërit

Mo Farah e thërrasin në mënyrë përkëdhelëse, por emri i tij i plotë është Muhamed (Mohammed) Farah. Është me origjinë somaleze; madje, ka lindur në Somali, dhe kur ka qenë tetë vjeç ka mbërritur në Britaninë e Madhe, pa i shkuar kurrë në mendje se nja njëzet vjet më pas do të shndërrohej në një lloj ikone nacionale. Jo thjesht sepse fitoi dy gara të rëndësishme në Olimpiadën e Londrës (garat e 10 e 5 mijë metrave), por sepse i fitoi ato në mënyrë bindëse, dhe sepse bëri për vete gjithkënd me karizmën, stilin dhe me sjelljen e hareshme të tijën. Ai, tok me me xhamajkanin Usain Bolt, u cilësuan si atletët par excellence të Olimpiadës.
Suksesi i Mo Farah-ut u festua nga të gjithë britanikët, të cilët e rrethuan atletin e tyre me origjinë somaleze me vëmendje e respekt (mënyra e tij lodërtare e shprehjes së gëzimit u bë aty për aty shumë popullore). Nga të gjithë? Në fakt, një lojtar i rugby-së, Brett Sharman, nuk e ka pritur me gëzim këtë fitore. Përkundrazi, me një shënim në profilin e vet në Twitter ka treguar se ka ndjerë bezdi prej këtij suksesi. “Paç fat Muhamed që garon për ngjyrat e Pakis …., më falni për ngjyrat e Britanisë së Madhe”, shkruajti lojtari i Northamptonit para garës së 5 mijë metrave, të cilën Mo Farah e fitoi më pas.
Të nesërmen, Brett Sharman, kërkoi ndjesë, por ish vonë. Debatin nuk mund ta ndalte dot. As sanksionet disiplinore te klubit të Northamptonit. Qysh prej asaj dite, llogaria e tij në twitter nuk ekziston më. E ka hequr vetë ai.
E.G.
Comments
Po sigurisht qe nuk mund te

Po sigurisht qe nuk mund te jene krenare, kur me shtimin e popullsise islame ne Angli, nivelet e krimit po prekin qiellin. Krime si perdhunimi, vrasjet, prerjet, dhunimet, grabitjet etj.

Jo me larg se sot nje mysliman aziatik kishte perdhunuar nje djale te bardhe anglez 14 vjeç. Kane nga kush te marrin shembull, nga profeti i tyre Mohamuti, i cili zhvirgjeroi Aishen 9 vjeçe.

Ah mjere ju, e mjere ne qe duhet te kemi te bejme me kafshe si ju thuaj!

Nuk behet asnje popullate rraciste pa pasur arsye!

Po mire xhanem, po ti u lodhe

Po mire xhanem, po ti u lodhe duke vene emrin tend, qe s'po e shohim me?

Po pse u dashka? Vere ti nje

Po pse u dashka? Vere ti nje here.

zakonisht ti e ben gjithnje,

zakonisht ti e ben gjithnje, po megjithate nuk eshte se ka problem:)

kur do vije ajo dite qe nuk e

kur do vije ajo dite qe nuk e perdhuni shqipen ju te respulika-s????

Kur te gjejne ndonje

Kur te gjejne ndonje "gazetar" qe kupton anglisht mire dhe njeh shqipen shkelqyeshem.

Jo se je me mire ti, jo.

Nganjehere mua me duket se

Nganjehere mua me duket se ndienjat e dhuneshme te raciszmit (nje anonim me siper e justifikon!) apo te islamofobise jane jo vetem pa shume moral (e kush flet per raca e per fe inferiore: ne shqiptaret qe shumica e botes na ka me dyshim a jemi njerez a majmune! Ne e kemi provuar paragjykimin ne lekuren tone e bejme me mire te jemi me te mirekuptueshem), por edhe pa logjike te thjeshte.

Per shembull ne shkrimin e mesiperm jepet nje kronike e nje sportisti myslyman te moderuar qe, pervec se tip shume simpatik si njeri po jep nje shembull te dobishem sesi njerezit nga disa minoritete problematike etnike apo fetare integrohen e behen njerez ne Britani. Kete e ben duke vrapuar dhe pa nxjerre shume xhevahire nga goja. Nderkohe del nje futbollist a nje sportist tjeter, dmth nje nga ata njerez qe nuk jane bere figura publike per aresye te thellesise se mendimit qe i karakterizon, dhe i thote "garon me ngjyrat e Pakistanit". Gomarllek me brire - sic ndodh sa here hap gojen ndonje futbollist.

Por une nuk kuptoj as islamofobet e ketij forumi. Miq te dashur, myslymanet ekzistojne! Me vjen keq tu jap lajme te keqija, por ata jane nje miliard! Ceshtja eshte se preferoni ti inkurajoni te behen njerez per te mire te vetes dhe tuajen, te merren me sport e me art a me punet e tyre si te tjeret, apo doni ti shani e tua beni borxh tere diten qe mos tu ngelet zgjidhje tjeter por nga frustrimi te behen terroriste e te na nxijne jeten?

Une myslyman nuk jam por ne kete rast kam empati per ta: keq kur bejne sherre e lufte e keq kur sillen si njerez normale e fitojne ne Olympiada. Shqiptare te dashur e bigote, keaj i thone cfare uji i dhe gomarit!

Racizmi eshte karakteristike

Racizmi eshte karakteristike e njerezve te ulet qe ushqehen me paragjykime dhe injorance.

Add new comment