Bashkim Zeneli: Grupi i punës mbi marrëveshjen detare duhet t’i bëhet i ditur publikut

Postuar në 23 Gusht, 2012 10:37

Çështja e marrëveshjes detare mes Shqipërisë e Greqisë pas rrëzimit të saj prej Gjykatës sonë Kushtetuese, ngaqë po ritrajtohet në një klimë paqartësie e në mënyrë konfuze e aspak transparente, nuk po ikën nga skena e debatit publik. Së fundmi, ka qenë deklarata e ministrisë sonë të jashtme e bërë me gojën e Gazmend Turdiut, ku thuhet mes të tjerash, seka një vendim të Kryeministrit Sali Berisha për ngritjen e një grupi pune për marrëveshjen detare me shtetin helen”, që ka ngacmuar. Bashkim Zeneli, ish-diplomat i ftuar në studiot e Ora News-it, mendon se “[në këtë deklaratë] ka pasur një mungesë serioziteti dhe përgjegjshmërie. Së pari do thoja që nuk ka marrëveshje, marrëveshja është nul, marrëveshja është hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese, por edhe sikur të mos ishte hedhur poshtë, nuk është ratifikuar nga pala greke, pra nuk ka marrëveshje. Sa i përket grupit të punës [që është ngritur], i duhet bërë transparent publikut“. Pyetjes, se “a mund të çohet marrëveshja në Gjykatën e Arbitrazhit?”, ai i përgjigjet me të njëjtën logjikë: “Nuk ka çfarë çohet në Gjykatën e Arbitrazhit, nuk ka marrëveshje. Është si të shkosh në Gjykatën e Tiranës apo të Durrësit dhe të thuash dua të divorcohem me gruan time, e [gjyqtari do] të thotë ‘më sill certifikatën e martesës’. Nuk ka martesë, [pra]. Nuk ka marrëveshje. Marrëveshja është hedhur poshtë. Ç'punë ka gjykata?”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ilir Integrimi (not verified) on

<p>Ehhh mor Bashkim Lilo Zeneli, sa ishe keshilltar i Lilo Metes nuk e hape gojen, tani eshte shume vone.</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Bashkim Zeneli vetem sa e shton konfuzionin duke bere krahasime me martesa e divorce. Mungesa e marreveshjes dyaleshe jo vetem qe nuk perben pengese por eshte parakusht per t&#39;ia lene Gjykates Nderkombetare te Drejtesise percaktimin e kufirit detar ndermjet Shqiperise dhe Greqise. Po te kishte marreveshje nuk kishte se c&#39;te zgjidhte gjykata.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.