Arben Puto polemizon me Oliver Schmitt-in lidhur me Aleks Budën

Postuar në 24 Gusht, 2012 03:22

Një shkrim i ditëve të fundit i studjuesit austriak të pasionuar pas historisë së Shqipërisë, Oliver J. Schmitt, i publikuar në shtypin shqiptar, ka tërhequr vëmendjen e Arben Putos, përveç të tjerash, edhe për një përkufizim që i ish bërë Aleks Budës, ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave në kohë të komunizmit (në foto, në të majtë, tok me Ismail Kadarenë dhe Lasgush Poradecin). “Kryetari Stalinist i Akademisë”, kështu e quante austriaku.

Putos nuk i ka pëlqyer që Schmitt-i e ka bërë këtë vlerësim bazuar vetëm në pjesën zyrtare e të dukshme të këtij personaliteti. Mirëpo – kështu mendon Puto – në regjimet totalitare është pjesa e padukshme ajo që është më e rëndësishme në vlerësimin e një personaliteti. Për më tepër, Arben Puto është i idesë se Buda ka vënë një gur themeli në shkencën e historiografisë shqiptare, gjë që harrohet të theksohet nga Schmitt-i.

Në po të njëjtin shkrim të publikuar në Mapo, Puto qorton dhe idenë tjetër të Schmitt-it, sipas së cilës “Lufta kundër nazi-fashizmit ka qenë thjesht një luftë civile”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Relapso (not verified) on

<p>Mire e ka Puto. Ajo lufte nuk ka qene vetem lufte civile, por edhe lufte civile. Sa per Aleks Buden, Schmitt-i e ka kollaj te flase sot. Ai nuk e ka njohur ate kohe, nuk i njeh veshtiresite e per pasoje edhe meritat e ketyre studiuesve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.