Ali Ahmeti do të largohet nga qeveria? “Jemi gati të flasim”, thotë Menduh Thaçi

Partia maqedonase VMRO-DMNE ka futur për diskutim e miratim në Parlament një ligj që njeh kompensimin e shpërblimin e anëtarëve të Forcave të Armatosura në konfliktin e brendshëm ndëretnik të vitit 2001, dhe ky fakt ka zemëruar aleatët e tyre shqiptarë, dmth partinë BDI të Ali Ahmetit. “Ok”, thonë këta të fundit, “por le të bëjmë ca amendamente që njohin të njëjtën gjë dhe për ushtarët e UÇK-së e për familjet e viktimave shqiptare gjatë asaj lufte”. Mirëpo gjasat që të bihet dakord mbi amendamente të tilla janë pothuaj zero, e prandaj e gjitha kjo ka hapur një spirale krize në gjirin e maxhorancës. “Nëse miratohet ky ligj pa amendamentet, atëherë do të kalojmë në zgjedhje”, është thënë nga njerëz të Ahmetit.
Menduh Thaçi, i pyetur në këtë situatë mbi një takim të mundshëm mes tij e Ahmetit, është përgjigjur: “Unë do t’i mbështes përpjekjet e BDI-së për ta parandaluar miratimin e këtij ligji shumë të keq, dhe nëse ata mendojnë se ky proces mund të bllokohet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme, jam i gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë, të shohim se si të dalim prej kësaj situate”.
Takimet mes Ahmetit e Thaçit janë një gjë e rrallë, shumë e rrallë, dhe kjo “hapje” për t’u ulur e për të biseduar të bën përshtypje. Ca ditë më parë, ditën e funeralit të Arbën Xhaferit, Ali Ahmetit iu tha ‘jo’ pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në atë ceremoni, gjë që bëri shumë përshtypje.
Re.Pu.
Comments
Eshte e veshtire te behen 2

Eshte e veshtire te behen 2 myslimane bashke. Shihni te tashmen, ku ne çdo vend me popullate islamike ka vatra lufte, vazhdon lufta, ose jane gati per lufte.

FEJA E PAQES qe ç'ke me te! Te paktek ketej nga ne jane disi me te bute, megjithese per 100€ ne muaj shesin nderin, identintetin dhe vajzat 6 vjeçare tek Arabet, se ashtu i dojne ato!

Turp per ty or mendje barbar

Turp per ty or mendje barbar per gjithe poshteriste qe arrin te shkruash.
Pse ngaterron fene me politikanet tane, qe e dime sa vese e mekate kane mbi vete!?
Kthjellohu dhe mos fol e shkruaj me percart, pavaresisht se je nje kopil anonim anti-fetar dhe anti-shqiptar!

Ne vend qe te shfrysh, shash

Ne vend qe te shfrysh, shash e mallkosh me kot, pse nuk replikon me argumente konkrete?

Add new comment