Arkiv-Lajme
Kajro: Shpërthen ‘epidemia’ e ngacmimeve të dhunshme seksuale në rrugë
Gjatë orëve të fundit, policia e Kajros ka arrestuar 32 djem të rinj të moshës 15-20 vjeç, dhe akuza mbi ta është e njëjtë e në dukje atipike për kontekstin egjyptian: ngacmojnë dhunshëm vajzat e reja që dalin në rrugë. Është fjala pra për një ngacmim të natyrës seksuale, që këta të rinj e bëjnë në grup në parqe, në kinema, deri dhe në sheshin Tahrir, alias sheshi i revolucionit. Kjo praktikë është shndërruar në një epidemi.
PS-ja përdor artilerinë e rëndë kundër Ministrisë së Punëve të Jashtme për paktin e detit
Deputeti socialist me postin më të lartë në Kuvendin e Shqipërisë për mardhëniet me jashtë, Ditmir Bushati, kritikoi ashpër Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me çështjen e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë. Ai, në rolin e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Integrimit, deklaroi publikisht se ngritja e grupit të punës për atë marrëveshje duhej të ishte realizuar dy vite më parë.
Përse Thaçi po e kërkon një koalicion me Haradinajn?
Përse i duhet PDK-së Thaçit një koalicion qeverisës me AAK-në e Haradinajt? Sipas Adrian Çollakut, që shkruan për Zërin, Thaçi e njerëzit e tij, “duan që përgjegjësinë e madhe që do ta kenë në bisedimet [politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku temë kyçe pritet të jetë veriu i Kosovës] ta ndajnë me dikë që është shumë i fortë”.
PS-ja e Kavajës bëhet protagoniste; në të mirë e në të keq
Mapo e sotme i bënte jehonë një sherri mes kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit nga njëra anë dhe kreut të PS-së për rrethin dhe kreut të PS-së për Rrogozhinën nga ana tjetër. Elvis Roshi i ka dhënë gjallëri, protagonizëm e vizibilitet nacional socialistëve të Kaavajës, gjëra që s’i kanë patur kurrë më parë, por edhe ka provokuar fërkime e pakënaqësi me qasjen e prirjen për të imponuar vullnetin e vet. Të paktën, kështu pretendodhet nga kundërshtarët e tij, gjë që ilustrohet dhe në këtë përplasje të fundit, ku e vërteta duhet kërkuar mes pretendimeve të palëve.
Albin Kurti: Çdo regjim ndihet ligsht pa propagandistët e vet
Shkrimin e vet me titull ‘Linjat shoqëruese të regjimit’, të publikuar në Zërin e Prishtinës, Albin Kurti e nis me një denoncim të fortë në adresë të atyre që i janë bërë krah pushtetit të atjeshëm me zërin e vullnetin e tyre publik: “Asnjë regjim nuk rri në fuqi vetëm me forcën e armës dhe të parasë. Secili regjim në çdo kohë e në çdo vend mbahet në pushtet duke u mbështetur edhe në një narrativë të caktuar, në një shpjegim a përshkrim ngjarjesh, procesesh e njerëzish.
Rasti ‘Marin Mema’ nuk ndjell solidaritet gazetarësh
Rasti i gazetarit Marin Mema që është blokuar, dhe kthyer mbrapsht, në kufirin shqiptaro-grek, ngaqë kohë më parë ka bërë një dokumentar për çamët e për çështjen çame, nuk ka gjetur solidaritetin e duhur mes gazetarëve. Ka pasur do artikuj të shkruar nga ndonjë opinionist në Shqip (dje mbanin firmën e Stefanit dhe Minxhozit), por asgjë më tepër se sa kaq, duke krijuar kështu idenë se kemi të bëjmë me një ‘hall’ të Top-media-s.
Kur Ahmet Zogu i shihte Korçën, Gjirokastrën, Himarën si …. greke
Politikanët e rëndësishëm shqiptarë e kanë, me sa duket, të lindur ngasjen për të dhënë konsiderata historike; shpesh herë të përzjerë dhe me një tërheqje renegate. Në Shekullin e sotëm, merret Ahmet Zogu si ilustrim i kësaj dukurie. Citohet një autor grek, Kostas Maris, i cili flet për një intervistë të Ahmet Zogut dhënë në vitin 1931, gjatë një udhëtimi drejt Vjenës në gjendje të sëmurë. Intervista është publikuar qysh atëherë, dhe në të ka një pasazh ‘të fortë’. “Unë jam i përfshirë nga ndjenjat miqësore për Greqinë. Me Greqinë na lidhin së bashku fate historike. Por...
Krimi në fakt na e ka paralajmëruar ardhjen e tij
Rasti i Nazime Vishës vazhdon të jetë në faqet e para të gazetave, diku flet gjyshja diku babai, diku kunati, një polic (që i doli emri) pastaj taksisti, pastaj prapë gjyshja. Vrasja e 18-vjeçares nga Vilza e Zall-Bastarit, fshati i fundit mes maleve që ndan Tiranën nga Burreli me sa duket e ka tërhequr vëmendjen e publikut të gazetave dhe këto të fundit përpiqen ta mbajnë gjallë temën në këto ditë të nxehta gushti. E përditshmja “Shekulli” kishte mbledhur disa sociologë për të folur rreth Nazimes, por edhe rreth shkaqeve të shtimit të dhunës dhe krimeve.
Disa rrëfime gjatë viteve (plus 2 shishe uiski) për takimin Nano-Milosheviç në Kretë në ‘97
Vajza e Sllobodan Millosheviçit, Marija, duke folur në një intervistë për gazetën serbe “Standard”, ka përmendur dje edhe ish-kryeministrin shqiptar Fatos Nano. “U mbajt samiti i Kretës më 1997-ën. Aty Kryeministri shqiptar Fatos Nano deklaroi se Kosova është një çështje e brendshme e Serbisë” - ka thënë ajo.
Rasti "Mema" lëviz organizatat ndërkombëtare të medias. Solidaritet i ulët kolegësh në Tiranë
Organizata e Mediave të Europës Juglindore, SEEMO, dënoi policinë kufitare greke për ndalimin e hyrjes së gazetarit shqiptar Marin Mema. Në një deklaratë nga Viena organizata thotë se gazetari shqiptar Marin Mema i televizionit Top Channel po shkonte për një vizitë private në Greqi, kur policët e ndaluan të hynte, duke iu referuar një raportimi të tij një viti me parë.