Përse Thaçi po e kërkon një koalicion me Haradinajn?

Postuar në 23 Gusht, 2012 05:30

Përse i duhet PDK-së Thaçit një koalicion qeverisës me AAK-në e Haradinajt? Sipas Adrian Çollakut, që shkruan për Zërin, Thaçi e njerëzit e tij, “duan që përgjegjësinë e madhe që do ta kenë në bisedimet [politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku temë kyçe pritet të jetë veriu i Kosovës] ta ndajnë me dikë që është shumë i fortë”.

Në përpjekje për ta zhvilluar këtë tezë të vetën, Çollaku vijon: “Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Isa Mustafën nuk i duhet aq shumë [PDK-së]. Në fund të fundit, prapa LDK-së qëndrojnë disa mësues, disa profesorë, disa kryetarë të fshatrave..., të cilët nuk janë shumë të zhurmshëm dhe nuk mund të bëjnë ndonjë telash. Për Lëvizjen Vetëvendosje nuk mërziten shumë, sepse ata bashkësia ndërkombëtare nuk i merr edhe aq shumë seriozisht. AKR-ja e Behgjet Pacollit edhe ashtu nuk ka kurrfarë fuqie as politike e as publike dhe rrjedhimisht si [ta kesh] në qeveri, si në opozitë është njëjtë.”

Në shkrimin e tij, Çollaku mbron idenë se AAK-ja do të dilte e humbur nga ky hap (nëse e hedh); të plotë e keni në linkun: http://www.zeri.info/artikulli/3/19/55817/a-i-beri-aak-ja-mire-kalkulimet/

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.