Albin Kurti: Çdo regjim ndihet ligsht pa propagandistët e vet

Postuar në 23 Gusht, 2012 03:57

Shkrimin e vet me titull ‘Linjat shoqëruese të regjimit’, të publikuar në Zërin e Prishtinës, Albin Kurti e nis me një denoncim të fortë në adresë të atyre që i janë bërë krah pushtetit të atjeshëm me zërin e vullnetin e tyre publik: “Asnjë regjim nuk rri në fuqi vetëm me forcën e armës dhe të parasë. Secili regjim në çdo kohë e në çdo vend mbahet në pushtet duke u mbështetur edhe në një narrativë të caktuar, në një shpjegim a përshkrim ngjarjesh, procesesh e njerëzish. Njëkohësisht, regjimi vetëm sa nis me qeveritarët dhe aparatin shtetëror duke qenë se shtrihet në shoqëri shumë më thellë se kaq. Propaganda e analistëve të regjimit dhe agjitacioni i agjentëve të tij paraqesin altoparlantët e regjimit që orvaten t'i formësojnë opinionet e publikut drejt bindjes së tyre se ajo që është reale është edhe racionale. Pa këta analistë dhe agjentë, regjimi edhe do të dukej edhe do të ndjehej i vetmuar. Ata paraqesin shoqëruesit e regjimit - ata e shoqërojnë regjimin sipas nevojave që mund t'i shfaqen regjimit. Regjimi ngjan gjithmonë më mirë dhe më normal me shoqërues.”

Nuk marrim përsipër të njohim, apo të marrim në mbrojtje, motivimet e Kurtit, teksa bën këtë denoncim (ai është leader i një partie të opozitës), por dukuria që denoncohet është një nga më të shëmtuarat në botën shqiptare. Ky është një problem i madh dhe për Tiranën. Nëse doni ta lexoni të plotë shkrimin e Kurtit, ndiqni linkun: http://www.zeri.info/artikulli/3/20/55815/linjat-e-shoqeruesve-te-regjimit/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Ke ju kujton kritika ne kete shkrim, qe per mua ka goditur ne shenje? Henri Cilin? Artan Hoxhen? Altin Goxhaj? Nikun qe tani eshte bere markë ketu ne Respublica? Joo, keta nuk jane altoparlante te qeverise, keta jane analiste opinionet e te cileve koincidojne me ato te pushtetareve, jo shpesh, por gjithmone. Ata jane dakort kur qeveria do te importoje plehra per te na rritur GDB, ata jane kunder protestave te opozites, jane kunder referendumit per ceshtjen e kufijve, jane pro privatizimit te pasurise se perbashket... Gjithnje i ke ne krah te pushtetit. Si nuk dalin njehere xhanem e te thone: Jo, kete here qeveria e ka gabim, dhe kjo s'mund te pranohet!-Kaq perfekte te jete valle kjo qeveri, dhe ne renegatet s'e paskemi kuptuar akoma sa me fat jemi qe jetojme ne kete vend?

Submitted by nik (not verified) on

jo bardo jo.

ky e ka fjalen per sahanlepiresit e edi rames ku sigurisht ti nuk hyn se ti nuk lepin sahanet,por kazanet e plehrave te edit.

sa per kete kurtin ai eshte vete qe mbijeton ne politike me parulla patriotike dhe e kishte mire nje deputete e AAK kur tha : Kur ne luftonim me serbin keta te vetvendosjes benin peligrinazh ne shqiperi",kurse tani jane bere patriote te medhej bashke me ate qe nuk i del maunja me brilantine ne muaj.

Submitted by Bard (not verified) on

Lësho jarge o Niku, lësho, se do te vije dita qe do turperohesh dhe do i biesh mohit  ketyre lehjeve qe ben lart e poshte neper website. Fund i hidhur ka per tu ardhur te gjitheve, aq sa do i vije keq edhe miut ne gjirize per ju. Cakejte nder male do qeshin me sorollopin tuaj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.