Kur Ahmet Zogu i shihte Korçën, Gjirokastrën, Himarën si …. greke

Postuar në 23 Gusht, 2012 03:13

Politikanët e rëndësishëm shqiptarë e kanë, me sa duket, të lindur ngasjen për të dhënë konsiderata historike; shpesh herë të përzjerë dhe me një tërheqje renegate. Në Shekullin e sotëm, merret Ahmet Zogu si ilustrim i kësaj dukurie. Citohet një autor grek, Kostas Maris, i cili flet për një intervistë të Ahmet Zogut dhënë në vitin 1931, gjatë një udhëtimi drejt Vjenës në gjendje të sëmurë. Intervista është publikuar qysh atëherë, dhe në të ka një pasazh ‘të fortë’. “Unë jam i përfshirë nga ndjenjat miqësore për Greqinë. Me Greqinë na lidhin së bashku fate historike. Por... por sigurisht, për vetë rrethanat është e nevojshme ruajtja e miqësisë, e respektit reciprok, e integritetit territorial të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Greqisë.”, thotë mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu fillimisht. Dhe pastaj thotë frazën, me të cilën kap në befasi dhe vetë intervistuesin:  “Unë e pranoj, që realisht mbretëria e shqiptarëve ka pjesë greke. Si Korça, Himara, Dhruvjani, Gjirokastra. Por kufijtë tanë në fillim të shekullit janë vendosur nga ndërkombëtarët, kështu...”

Të bie në sy së pari se nuk i bëhet ndonjë pyetje specifike për këtë argument, dmth këto i thotë se ka dashur t’i thotë, dhe së dyti se nuk ka patur asnjë përgënjeshtrim as nga Ahmet Zogu, as nga ndonjë tjetër në emër të tij.

Re.Pu.

Comments

Submitted by pd-isti (not verified) on

meqenese thua ne fillim qe politikanet e rendesishem shqiptare e kane te lindur te jene progrek apo proserb, mund edhe te japesh ndonje shembull te ndonje politikani shqiptar qe nuk e ka kete dallim te hidhur, te pakten per te hequr pershtypjen qe te gjithe jane njesoj! Per shembull, une si i PD-se po jap emrin e Aleksander Meksit, i cili pavaresisht emerimit si grek nga ana e Sali Berishes (shik kush flet :) ) ishte qeveritari me patriot qe kemi pasur ndonjehere ne keto 20 vite. Per ata skeptiket e te majtes progresive (siq i quan me dashamiresi Res Publica) mjafton t'i jap nje prove qe vjen nga nje i tyri (se ju nuk beni gabim te besoni palen tjeter, ne fund te fundit jemi armiq, apo jo?), Pellumb Xhufi. Xhufi tregon disa here se si shkuan ne vite marredheniet e qeverive shqiptare me ate greke. Dhe indirekti tregon si ishin keto marredhenie me 1993, midis Meksit dhe Micotaqis. Ai tregon se si Meksi u vuri disa kushte proshqiptare grekeve per cdo favor qe ata kerkonin (ne procesin normal te maredhenieve dypaleshe).

Mos u mjaftoni vetem me tregimin e te keqijave. Eshte fale ketij procesi qe perfunduam me disa proserb/progrek si Nano, Berisha, Meta. Ne fakt, nje analize me e detajuar e ketyre viteve te post-komunzimit te shtyn te mendosh qe nuk eshte se jane progrek apo proserb, thjesht jane antikombetare. Ne kete menyre mund te fus edhe Edi Ramen ne torben e tyre...

Submitted by raimondi (not verified) on

Plotesisht e vertete kjo qe thoni ju

Alexander Meksi eshte politkani me patriot i koheve demorkatike te Shqiperise ---Ai eshte i vetmi qe ju ka qendruar me force  grekeve , biles Meksi kekroi Camerine kur oshte ne Athine

Bravo Aleksander Meksi ! ----Koha qe kalon do i  lartesoje Patruotet , nderkaq qe renegatet do mbulohen nga turpi.........

Submitted by Pirro (not verified) on

Po kur u firmos hyrja e kalit te Trojes grek, Janullatos anti-shqiptarit ne Shqiperi, ku ishte Meksi? Apo ndoshta i qene verbuar syte dhe iu duk njeri i mire?

Submitted by daku (not verified) on

Hyra pash pak c'thuhet per Zogollin  e Burgajetit  (Burel) ne wikipwedia (www.wikipedia.org) mbasi kte dreq mbreti me emer  shtegtar  ne vetem me thashethem dashamirsish apo dashkeqesh e njohim mbasi me then te drejten nuk kam pare asnje botim serioz lidhur me te , prandaj thash te shoh se c'thuhet realisht per kte tipin e vetshpallur mbret.  Aty ka vetem cudira si psh. 22 vjec kolonel ne ushtrine austro - hungareze???( me shkoll turke) , 25 vjec minister, 27  vjec kryeminister, 30  vjec president (me ndihmen e edhe te jugosllaveve) dhe 33  vjec mbret  ku  ALELUJA!   mbret i aranautistanit. ...praktikisht i injoruar nga te gjitha familiet mbreterore te Europes dhe i njohur per shpenzimet e tij   personale qe ishin 2% e buxhetit te Shqiperise. ..... ai ishte  44 vjec kur beri ate sic kishte edhe mbiemrin  FLUTUROJ

Submitted by Relapso (not verified) on

Nuk besoj te jete e vertete. Zogu sido qe te ishte, nuk arrinte kurre deri ne deklarata te tilla. Do te jete nje trillim i gazetes greke.

Submitted by Maloku (not verified) on

PD-isti. Sa per ''patriot'' Meksin ti duhet te kujtosh se Meksi u fut ne pushtet pa u njohur emri i tij nga vete Ambasada greke. Dy filogreket me te medhenje qe kjo Ambasade i futi ne qeveri ishin i ndjeri G Pashko dhe A Meksi. Qeveria Meksi njihet per ty ''bema''. Futjen e OMONIA-s ne Parlament (qe nuk ndodh ne asnje vend Bote qe nje OJQ te hyje ne politike dhe, Revolucionin e 1997-es ku bandat greke pushtuan Jugun. Meksi njihet per grekofili dhe shkaterrim. Ne fjalimin e Abdi Baletes kur u perjashtua OMONIA, Meksi ishte drejtues seance dhe u perpoq t'a nderpriste Baleten ne fjalim sepse Meksit i dhimbsej OMONIA.

Submitted by geni (not verified) on

Korcaret ne vitet e zogut dhe me heret nuk kane patur kufij ne konceptin qe kemi sot. Mund te blije dyqn apo shtepi kudo ne ish perandorine bizantine (gjuhen greke e flisnin pothuajse te gjithe) e te jetoje.  Nocioni i kufirit filloi pas vitit 46. Marredheniet ekonomike ishin kryesisht me Selanikun. Kurse politike pjesa muhamedane me Stambollin te tjeret me Athinen, Sofien etj. Qe Epiri ka patur shume pak te perbashketa me Shqiperine e veriut  apo Kosoven kjo nuk fshihet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.