Krimi në fakt na e ka paralajmëruar ardhjen e tij

Rasti i Nazime Vishës vazhdon të jetë në faqet e para të gazetave, diku flet gjyshja diku babai, diku kunati, një polic (që i doli emri) pastaj taksisti, pastaj prapë gjyshja. Vrasja e 18-vjeçares nga Vilza e Zall-Bastarit, fshati i fundit mes maleve që ndan Tiranën nga Burreli me sa duket e ka tërhequr vëmendjen e publikut të gazetave dhe këto të fundit përpiqen ta mbajnë gjallë temën në këto ditë të nxehta gushti. E përditshmja “Shekulli” kishte mbledhur disa sociologë për të folur rreth Nazimes, por edhe rreth shkaqeve të shtimit të dhunës dhe krimeve. Një prej sociologeve, Entela Binjaku prezanton disa shifra mbresëlënëse.
Thotë Binjaku: “Dhuna dhe krimi me rrethana si në rastin që po flasim janë vështirë për t’u gjurmuar sepse edhe për hir të traditës sonë, ajo çfarë ndodh brenda shtëpisë, nuk duhet të dalë jashtë. Por po të shohim tabelën me të dhënat statistikore të numrit të denoncimeve në strukturat e policisë, për vitet e fundit, po të krahasojmë e analizojmë, ajo që del është që vitet e fundit janë raportuar shifra në rritje të krimit, por edhe të denoncimit…”
Tabela e mëposhtme, e mbështetur në shifrat zyrtare, konfirmon se vërtet shoqëria e gjerë mëson për krimin vetëm pasi ai ka ndodhur, por krimi në fakt e ka paralajmëruar ardhjen e tij. A.N.
Tabela me denoncimet për dhunë në vite
viti 2005 94 raste
viti 2006 204 raste
viti 2007 274 raste
viti 2008 822 raste
viti 2009 1217 raste
viti 2010 1998 raste
Foto: Shqipëria, mars 1997 (Corbis)
Comments
Ajo qe ju shpifesit e Res
<p>Ajo qe ju shpifesit e Res Publikes dhe media-s se majte ne pergjithsi nuk arrini te kuptoni eshte se nderkohe qe shoqeria po ndergjegjesohet sa me shume çdo dite, edhe denoncimet shtohen pasi edhe frika e femrave ndaj dhunuesve te tyre bie, sidomos nga perkrahja dhe stimuli qe japin OJQ-te.</p><p>Kenaquni edhe te pakten 4 vite ne opozite, se jeni per tu qare, nga humbja ne humbje. Komunist te feliqte!</p><p>Dhe ti z.A.N do beje mire te jepje burime te besueshme informacioni here tjera per shifrat qe shkruan. Do kaloni ne depresion 4 vitet e ardhshme, nuk rrihet 12 vjet ne opozite.</p>
O Anonim, ç'pate, pse kerceve
<p>O Anonim, ç'pate, pse kerceve perpjete? Shifrat jane ato qe ka dhene "shekulli". Pastaj ç'pune ka ky lajm me opoziten, komunistet etj.?</p>
Add new comment