Rasti "Mema" lëviz organizatat ndërkombëtare të medias. Solidaritet i ulët kolegësh në Tiranë

Postuar në 22 Gusht, 2012 12:43

Organizata e Mediave të Europës Juglindore, SEEMO, dënoi policinë kufitare greke për ndalimin e hyrjes së gazetarit shqiptar Marin Mema. Në një deklaratë nga Viena organizata thotë se gazetari shqiptar Marin Mema i televizionit Top Channel po shkonte për një vizitë private në Greqi, kur policët e ndaluan të hynte, duke iu referuar një raportimi të tij një viti me parë. SEEMO, (Organizata e Gazetarëve të Europës Juglindore) u kërkoi autoriteteve greke të shpjegojnë shkaqet e vërteta të këtij ndalimi dhe u kujtoi atyre se reporterët lejohen të udhëtojnë kudo edhe si qytetarë të thjeshtë edhe si gazetarë.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate të gazetarëve, Oliver Vujoviç, theksoi në deklaratë se policia kufitare greke ka shkelur në këtë rast disa standarte ndërkombëtare mbi lëvizjen e lirë të gazetarëve, dhe se shtypi i lirë nuk mund të ndalohet nga kufijtë e shteteve. “Greqia është një vend i Bashkimit Europian, - citohet Vujoviç nga Zëri i Amerikës, -, dhe këto veprime të policisë kufitare greke duhen hetuar dhe shpjeguar edhe nga Këshilli i Europës dhe nga OSBE”.
Protesta për rastin e Memës ka patur edhe nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili organizoi sot një tubim përpara ambasadës së Greqisë në Tiranë, ku siç shihet nga fotot e agjensisë LSA, pjesëmarja ka qenë e ulët. Solidariteti mes kolegësh në median shqiptare në raste të tilla ka qenë përgjithësisht në nivele të ulëta.

Comments

Submitted by Kola (not verified) on

Aq jane gazetaret e mire ne Shqiperi. Vetem Mero baze mungon por aio duhet te kete qene i zene patjeter. Pse blendi fevziun apo arjan canin quani gazetar? Ata jane horra qe per lek shesin gruan.

Shume urime unionit dhe te gjithe gazetareve qe solidarizohen. Marin Mema eshte figure e spikatur ne gazetari dhe pune t tij jane shume te vlefshme jo vetem per TCH por dhe per vendin

Submitted by Gingi (not verified) on

Dilentantet e gazetarise shqiptare, kishin treguar kujt race i perkisnin, ne 21 Janar, kur u plagos nje koleg i tyre.
Marin Mema, ka talent, shume talent. Diksion perfekt, kohe precize, aspak narciz edhe pse natyra I ka falur ,fisique du role e karizem.te gjitha keto "koleget" e tij nuk i blejne dot as te europiani as te kristali.

Submitted by Pirro (not verified) on

... dhe nje popull qe s'e njeh fjalen solidaritet, prodhon nje sistem te kalbur ne te cilin individi jeton ne nje ferr te vertete! Kjo mungese solidariteti qe godet sot nje koleg trim e te talentuar, neser do te godase edhe gazetarin indiferent dhe vetem atehere kjo qenie inferiore do te kuptoje se ç'dem i ben nje shoqerie indiferenca!

Shkruante i madhi Bertold Brecht:

Te paret u kapen romet dhe une qesh i lumtur sepse vidhnin. Pastaj erdhen e moren çifutet dhe nuk bera ze se ishin antipatike. Pastaj moren homoseksualet dhe u ndjeva i lehtesuar sepse me bezdisnin. Pas tyre moren komunistet dhe une perseri s'hapa goje ngaqe s'isha komunist. Me ne fund erdhet te me merrnin mua dhe s'kishte ngelur askush te me mbronte.

Perfundimisht ne Shqiperine e krajl Berishes, NUK JETOHET!

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Redaksise:

Ju lutemi po ta kini a mund te botoni listen e gazetareve dhe telekronisteve a analisteve qe kane marre pjese ne kete veprimtari proteste para ambasades greke?Kjo do te na ndihmonte te njohim cilet kane mbetur gazetare,te cilet do te vazhdonim t'u lexonim shkrimet e gazetat e tyre.Te tjeret nuk jane gazetare,per mua,jane veten puthadoresh te qeverise dhe partive te medha politike,te cilave nuk ua do interesi i ngushte partiak apo personal te "thumbohen" miqte e tyre,greket.Shume nga pronaret e gazetave apo te Tere-Vereve shiptare dhe analistet qe lidhen me ta,kane edhge interesa biznesi ne Greqi apo ne Shqiperi.

Turp te kene ata qe nuk jane solidarizuar ne kete rast me kolegun e tyre.Sigurisht duan t'i mbajne te hapura kufijte dhe portat e mikpritesve te tyre antishqiptare ne qeverine,diplomacine,institucionet dhe kishat greke.Turpi i mbulofte! Ama edhe une! U thashe te kene turp,kur ata e kane ngrene turpin me buke!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.