PS-ja përdor artilerinë e rëndë kundër Ministrisë së Punëve të Jashtme për paktin e detit

Postuar në 23 Gusht, 2012 06:39

Deputeti socialist me postin më të lartë në Kuvendin e Shqipërisë për mardhëniet me jashtë, Ditmir Bushati, kritikoi ashpër Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me çështjen e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë. Ai, në rolin e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Integrimit, deklaroi publikisht se ngritja e grupit të punës për atë marrëveshje duhej të ishte realizuar dy vite më parë.

“Pas rreth dy vitesh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me shfuqizimin e ‘marrëveshjes së detit me Greqinë’, qeveria paska ngritur grup pune për të ‘studiuar’ vendimin! Kjo gjë duhet të kishte ndodhur menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, së bashku me nxjerrjen e përgjegjësive për shkeljen kushtetuese të konsumuar, e cila nuk parashkruhet,” siluroi Bushati.

Kryetari i Komisionit të Integrimit më tej theksoi se “Sot, Ministria e Punëve të Jashtme duhet të ishte në gjendje të prezantonte vizionin e saj strategjik me të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë, për të arritur në një zgjidhje të drejtë, e jo të belbëzonte në mënyrë kontradiktore për një çështje kaq të rëndësishme!”.

Bushati gjithashtu siluroi dhe qëndrimet kontradiktore të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Jashtme në lidhje me çështjen e grupit të punës apo për faktin e nisjes ose jo të negociatave. “Deklaratat e Ministrit të Jashtëm Panariti dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Turdiu, janë kontradiktore dhe të lënë shijen e keqe që me një çështje kaq të rëndësishme spekulohet e si përfundim nuk nxirret asgjë! Kjo është një gjyle që ia krijoi qeveria vetë vetes dhe tani s’di ç’të bëjë me të,” theksoi Bushati.

Re.Pu.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

“Pas rreth dy vitesh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me shfuqizimin e ‘marrëveshjes së detit me Greqinë’, qeveria paska ngritur grup pune për të ‘studiuar’ vendimin

pra te gjitha deklaratat e meparshme te qyqeve te ps dhe ANAListeve si stefani etj. dhe atyre "patrioteve te medhej" qe komentonin ketu se po zhvillohen bisedimet,se u shit deti etj.etj. paskan qene vetem sajime per te mashtruar publikun,perderisa vete ditmiri e pohon qe tani eshte ngritur grupi punes per te studjuar vendimin,

ky ditmiri ka marre leje nga edi qe i nxorri bllof te gjithe !!!!!!!!!!!!!!!!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Me pak se 1 vit para zgjedhjeve, Saliu ka mobilizuar armaten e internetit. Per keta te dy me siper e kam fjalen.

Submitted by pd-isti (not verified) on

po s'ta kane fajin keta. fajin ta ka ai qe e quan artileri te rende kete djaloshin e bllokut. dhe fajin e ka Edi Rama qe nuk pati asnje sforcim per te reformuar PS-ne. Dhe i japin goje ne kete menyre ketyre kopilave te Sales dhe Lulit. Mosreformimi i PS-se mban gjalle edhe pjesen komuniste ne PD. Dhe kjo mesa duket i intereson ketyre liderave tane, si Rama, Berisha, Nano etj. Kudo te shohesh ne hierarkine e PD-PS ke vetem keto fytyra te ish byrose.

Submitted by Anonim (not verified) on

Absolutisht jam dakord me pd-isti,  e vetmja meyre per te hequr Saliun, eshte nji reformim i plote i PS-se. Ne kushtet qe jemi sot, Partia Socialiste po hecen prapa dhe jo perpara. Nxjerrja ne pah e vlerave te reja, nuk do te thote ngritja ne pergjegjesi e bijve te bllokut. Nji popull afro 4 milionsh si Shqiperia nuk ka si mos kete kapacitete njerezore qe te mos kene lidhje me te kaluaren komuniste gjysem shekullore. Eshte e papranueshme per te gjithe ne qe individe si ky djali i Sul Bushatit te paraqiten si reformatore. Sic do te jete edhe me e pamendueshme qe nji individe si ky (apo si djali i Gjelil Gjonit, Myslim Pezes, etj) ti shikojme ministra ne 2013.

Jetegjatesia e Sales, varet nga sa largpames do te jete udheheqja e PS-se, dhe cfare individesh do te afroje ajo per popullin. Jemi te lodhur te udhehiqemi nga po te njejtet njerez per 60 vjet (qofshin keta baballaret apo bijte apo sherbetoret e tyre - si Sala).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.