PS-ja e Kavajës bëhet protagoniste; në të mirë e në të keq

Postuar në 23 Gusht, 2012 04:35

Mapo e sotme i bënte jehonë një sherri mes kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit nga njëra anë dhe kreut të PS-së për rrethin dhe kreut të PS-së për Rrogozhinën nga ana tjetër. Elvis Roshi i ka dhënë gjallëri, protagonizëm e vizibilitet nacional socialistëve të Kaavajës, gjëra që s’i kanë patur kurrë më parë, por edhe ka provokuar fërkime e  pakënaqësi me qasjen e  prirjen për të imponuar vullnetin e vet. Të paktën, kështu pretendodhet nga kundërshtarët e tij, gjë që ilustrohet dhe në këtë përplasje të fundit, ku e vërteta duhet kërkuar mes pretendimeve të palëve. Kush ka të drejtë?

Versioni i kreut të PS-së së Rrogozhinës, Haxhi Memolla, është: “Në kohën që doli zoti Xhavit në podium për të fol, gjatë fundit, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, iu drejtua Xhavitit dhe i tha: Ik shiko Rrogozhinën dhe mos shiko Kavajën. Unë që isha i pranishëm në sallë i thashë që Rrogozhinën e kemi parë se kemi 20 vjet që fitojmë së bashku me Partinë Socialiste. Në këtë moment më gjuan mua me grusht, u ngrit sipër karrigeve dhe në sallë futet policia bashkiake dhe nxjerr jashtë sallës të gjithë anëtarët e Asamblesë përfaqësues të Rrogozhinës dhe Sinaballit. Pra, i nxori me forcë jashtë sallës. Ndërkohë që në këtë moment që në sallë kishte hyrë policia bashkiake ai i gjuan dhe ish-deputetit Ibraim Kalemi, në vitet ’90, dhe e lë me shenjë në fytyrë. Pra, bëhet fjalë për kryetarin e grupit të këshilltarëve të qytetit Rrogozhinë. Më gjuan mua dhe gjithë anëtarëve të Asamblesë së Rrogozhinës dhe Sinaballës.”

Ndërsa versioni i Roshit, marrë nga Mapo, është: “Këto janë akuza qesharake, që sponsorizohen nga individë që nuk kanë lidhje me PS-në. Ose që nuk arrijnë ta besojnë se Bashkia e Kavajës, ka një tjetër temp dhe mënyrë pune, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të  Kavajës. Këta individë që nuk duan të shohin ndryshimin e madh të qytetit në mandatin tim të parë dhe brenda një viti, kërkojnë të provokojnë qëllimisht situatën, pa pasur asnjë bazë. Them kështu, sepse nuk është e rastësishme që brenda një kohe të shkurtër ka individë të cilët duan të provokojnë situata të paqena për qytetin. Dua ta marrin vesh njëherë e mirë të gjithë ata që duan të provokojnë këtë qytet që ka mbi 22 vjet që ka qenë totalisht i braktisur: Ka më shumë se një vit që qyteti i Kavajës ka ndryshuar, duke dhënë shembullin e një mënyre të re qeverisjeje dhe administrimi. Ka më shumë se një vit që jeta sociale e banorëve të qytetit të Kavajës ka pasur përmirësime të ndjeshme dhe të dukshme. Këtë nuk e them vetëm unë, e thonë qytetarët e Kavajës dhe ju mund t’i pyesni edhe vetë…”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Nuk e di nqs eshte vizibilitet e gjalleri te akuzohesh se rref te tjeret.

Ky tipi nuk e ka per here te pare kete. Thashethemet se eshte marre me droge i ka patur gjithmone. Biles nuk ka bere shume per ti menjanuar teksa nxjerr foto qe udheton me jet privat pa deklaruar te ardhura qe as i afrohen justifikimit te ketij shpenzimi. Biles e thote me mburrje qe me shume jeton jashte se sa ne Shqiperi.

Para disa javesh u akuzua per veprime te ngjashme nga FRESSH. Tani po ashtu nga strukturat e PS. Qartesisht barra e proves perpara publikeut bie mbi ate ne kete pike. Duket sikur do te behet deputet ne 2013 dhe per te patur imunitetin e mbrojtjen qe te vjen nga ai post.

Tani pyetja qe duhet ti bejne te gjithe vetes eshte kjo: si eshte e mundur qe ky del kandidat per kryetar bashkie? Qartesisht nga strukturat lokale jo. Askush nuk e njef ne parti. Do te doja te imagjinoja gara si ne USA ku kandidat shpallet kushdo dhe nga jashte partise e biles fitojne shpesh po ne Shqiperi ky lloj garimi nuk egziston.

Atehere si? Pergjigja del mes rreshtave ne intervistat. Ky tipi eshte mik me deputet te ndryshem te aferm te Rames, dhe duke qene se vetem ai propozon kandidatet, emri ka dale nga Rama vete. Ja cfare njerezish do sjellin #rilindjeshqiptare (copyright: vilajet qyrku)!

Submitted by nik (not verified) on

Elvis Roshi i ka dhënë gjallëri, protagonizëm e vizibilitet nacional socialistëve të Kaavajës,

O Muci.Kur paskem ndryshuar emer socialistet dhe qenkan bere nacional socialiste (me duket se keshtu thirreshin edhe anteret e partise se hitlerit).........

sa per ate drogaxhiun,mbrojeni se mire eshte qe te percahen si ekipi te rinjve ashtu edhe ekipi te rriturve.

duke mbeshtetur perkrahesit etij qe kane ardhur tani ne PS dhe duke larguar ata qe e kontribuan per partine socialioste ne vite,edi po merr masa qe edhe pas humbjes ne 2013 te mos kete njerez qe te kerkojne largimin e tij nga kryetar.

kjo duket qarte.ai po e paralajmeron qe tani humbjen.

Submitted by Bard (not verified) on

Lexoje keshtu o Niku i Respublikes: I ka dhene vizibilitet nacional(kombetar) socialisteve te Kavajes. Te duket me e qarte tani?

Submitted by Bard (not verified) on

Ej, di njeri te me thote nga ka dale ky pseudonim i Erion Veliajt(Vilajet Qyrku)? E ka nxjerre vete? E therrasin keshtu dashamiresit dhe fansat? Apo gojet e liga?

Submitted by TANI (not verified) on

o ju dy parafolsit, dukeni qe jeni nga ato te sponsorizumit qe thote vini. sa per kryetarin , ai eshte duke bo nje revolucion ne ps-n  e kavajes dhe ne kavaje

por ju , ju pelqente kur e komandonin fshataret ps-n e kavajes, si xhaviti me shoke qe i rrihnit kur te donit dhe i conit me bo mbledhjet ke prroi,

por ajo koh ka mbaru dhe kavaja po ndryshon perdite dhe kjo juve sju shkon, ...e keni me kot

kavaja e dine mire kush eshte kryetari i bashkise, eshte ai, qe i solli ndryshimin.... go vini goo!

Submitted by Albi (not verified) on

Po po, qytetarine e ka te shkruajtur ne balle ky Elvis Rroshi. Pa le pastaj kur hap gojen e fillon e flet, per OKB eshte (sic thoshte Perikliu te Pallati 176).

O ti budalla, kujton se ndonjeri prej nesh ka qene ne Kavaje duke u marr me punet PS-se atje qe njifkemi kryetaret e zones???

Submitted by nik (not verified) on

o tani.

e thithe me hunde ndonje vize ti bashke me kryetarin

Submitted by Bard (not verified) on

Cudi si nuk i kuptojme ne socialistet e lashte metodat e ketij te riut kryetar bashkie me logjistike kokaine: Hurin, per shembull, grushtat, si dreqin nuk i kuptojme? Kishim qe ne 96 pa e provuar, dhe i kishim harruar, mbase. Edhe qytetaret, si nuk e kuptojne sa rehat kane rene me kete drogaxhi qe para do kohesh ia "rrembyen gruan me deshire"! Qytetaret e Kavajes mezi po presin qe ta falenderojne me vote, kete miresi qe u ka ardhur nga qielli( apo me jaht, nga deti?).

Submitted by TaFikLlampen (not verified) on

Ishit Msu mire ju PS-ja Kavajes e kishit te sigurt qe nuk fitoshit edhe nuk e veshit ujin zjarr keni pas bo ato mledhje sa me thon qe u mlodhem tu pi naj kafe edhe ohoho.Tashti qe fitut nuk dini ca te boni se ju erdhi e paprit ene sja kishit fare haberin qe duhet me bo naj pun.Kur ju tha ky kryetari i ri me punu nuk dishit ca me bo se kishit 22 vjet pa e dit se ku ishte bashkia.Pastaj ngaqe sju mori neper punera se normal aq osht bashkia Kavajes mo fillut duke e shajt se paska qen drogaxhi i paska ik gruja po pun e modhe ckeni ju mer bab me grun e tjetrit i iku i erdhi prap e po u ka mare me droge nuk ka bo keq trecereku shqiptareve o e kane provu o kn pas men me e provu ene ato qe se kan pas men tashi qe u plaken thojn "e kur su mora me droge une atehere".Nejse une ket cunin nuk e njof se sjom nga Kavaja po ene po i pati ra me grusht atij ska bo gabim.Edhe ne knej nga Durrsi kena ca anetare te PS qe ne shekullin XIX qe nuk bojn asigjo vetem kur fito partia dun me zon naj ven pune edhe mburren vetem me faktin qe jane antaresu ne parti qe ne kohen e pordhes.E kujt i plas po ne mer plak qe jena antarsu para 5 vjetsh e na ka ra djersa ne ulluk te sumes tu shku neper mitingje tu njit postera tu nejt nga 5 dite pa gjume tu numeru vota ca duhet me bo apo ti nxjerrim patatet nga furra ti fryme ti ftofim edhe ti hajne kto xhajet.Mire e ke bo mere Elvis mos e rruj fare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.