Disa rrëfime gjatë viteve (plus 2 shishe uiski) për takimin Nano-Milosheviç në Kretë në ‘97

Postuar në 22 Gusht, 2012 14:14

Vajza e Sllobodan Millosheviçit, Marija, duke folur në një intervistë për gazetën serbe “Standard”, ka përmendur dje edhe ish-kryeministrin shqiptar Fatos Nano. “U mbajt samiti i Kretës më 1997-ën. Aty Kryeministri shqiptar Fatos Nano deklaroi se Kosova është një çështje e brendshme e Serbisë” - ka thënë ajo.
Takimi i Fatos Nanos me Sllobodan Millosheviçin në vjeshtën e vitit ’97, gjatë Samitit të Kretës, është një nga enigmat politike të ish-kryeministrit socialist. Biseda e udhëheqësit të Tiranës me atë të Beogradit, në një kohë tensioni të fortë në Kosovë dhe në prag të shpërthimit të konfliktit të armatosur, asnjëherë nuk është zbardhur. (shumë e quajtën Nanon asokohe tradhtar).
Një dëshmi publike ka dhënë edhe vetë Millosheviç gjatë një interviste për gazetën ruse “Pravda” në 2001. “Unë pata një takim të shkëlqyer kokë më kokë me Fatos Nanon, Kryeministrin e Shqipërisë. Ne diskutuam për hapjen e kufijve dhe ai tha se Kosova është një problem i brendshëm i Serbisë...”.
Një publicisti me zë në Greqi (N.Marakis) njohës i mirë i çështjeve diplomatike ka zbardhur vite më parë disa detaje të atij takimi në një intervistë në gazetën “To-Vima”:
Pyetjes: “A është e vërtetë se “lindja” e deklaratës së përbashkët të takimit ishte e vështirë?” - ai iu përgjigj: “Akoma më shumë; ishte tejet e vështirë. Për një çast u mendua të mos lëshonim fare deklaratë shtypi. Në mendjen e propozuesve të taktikës së toneve të ulëta ishin marrë parasysh edhe reagimet e amerikanëve, sepse Uashingtoni nuk ishte treguar entuziast për perspektiven e takimit të z.Millosheviç dhe z.Nano...”.
Ndërsa pyetjes: “A është e vërtetë se takimet Milosheviç, Gligorov dhe Nano ishin mjaft të suksesshme dhe do sjellin uljen e tensionit në Kosovë...”, Marakis i përgjigjet:
“Po, për këtë na bindin, veç të tjerave, edhe dy shishe uiski, të cilësisë shumë të lartë, të cilat i boshatisën z.Millosheviç dhe z.Nano. Nëse do kundërshtonin njeri-tjetrin, nuk mund të kishin kënaqësinë për të pirë uiski, por do të pinin vetëm nga një kafe. Fakti është se kuadri i marrëveshjes midis dy liderëve është më i gjerë nga ai që zbulojnë deklaratat e tyre publike. Rezultati konkret i bisedimeve është që ata elemente të cilët nxisin tensionin në Kosovë, nuk do të mbështeten nga Tirana...”.
(A.N.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ja plera, pretendon edhe qe te rikthehet serisht ne politike, e me teper synonte presidencen. Ptuu... Fatos Nano!!!

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

une mendoj qe te dyja shishet i ka pire nano fatosi.Ka nje shprehje te bukur italiane per pijen.Kur pi goten e pare eshte burri qe pi veren.Kur kthen goten e dyte eshte vera qe pi veren,kur kthen te treten eshte vera qe pi burrin.Gjynahmosqofte,saliu eshte i pjerdhur ne te tjera drejtime,por pijanec profesionist nuk eshte.

Submitted by Kola (not verified) on

Eshte interesante qe edhe marrveshja e dejtonit u arrit duke i lene delegacionet ne biseda deri ne mengjes duke pire. Kjo gje solli renien e nervave dhe te firmosnin marrveshjen. (shioko dok " Vdekja e Jugosllavise"). Me pak fjale cmund te presesh nga politikanet si ky i joni apo tjetri.

Submitted by Albi (not verified) on

Po po, keshtu tha Tosi po UCK-ne me furgonat e ministrive shqiptare e armatoste.

Nuk eshte e rastit qe Haradinaj dhe Thaci i puthnin kembet sa vinin ne Shqiperi. Te mos ishte per qeverite socialiste te post-97, UCK do kishte ngel maleve se me armet e Zvicres nuk behej ushtri.

Submitted by pd-isti (not verified) on

kjo llogjika jote eshte shembulli tipik i justifikimit te cdo krimi/vjedhje/faji/... qe bejne politikanet shqiptare. Edhe ata te PD-se Salen keshtu e justifikojne. Marrin cdo krim te Sales dhe e analizojne per te gjetur nje te mire te mundshme, dhe mjafton qe kjo e mira te jete e mire vetem per nje person/grup/ceshtje. Dhe pastaj merren vetem me kete justifikim.

Edhe ti, mjafton qe ke inat me Edi Ramen, dhe je gati te justifikosh tradhtine kombetare te Nanos me faktin qe na i paska shitur arme kosovareve. Duhet te te vije turp! Po tere bankat shqiptare qe ua shiti grekeve, mos do te na thuash qe e beri vetem per te lehtesuar transfertat e imigranteve shqiptare ne Greqi per ne Shqiperi??? Se edhe ky shpjegim, keshtu ne pamje te pare i mundshem duket! Edhe AMC prandaj e shiti, dhe AMC-ja e shperblen periodikisht duke rritur cmimin e thirjeve nga jashte per ne Shqiperi. Kuptohet, AMC e ben kete vetem per te nxitur integrimin e shqiptareve ne Greqi, sepse sa me e larte kostoja e telefonates, aq me pak thirje nje imigrant do te kryej. Keshtu qe me rezulton me i shpejte integrimi i tij ne Greqi!

A te vazhdojme me me te tilla karlliqe???

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.