Refreni berishian i hidrocentraleve

Postuar në 22 Gusht, 2012 09:37

Në shfaqjen e tij të përjavshme para kamereva televizive, e cila zhvillohet para mbledhjes së qeverisë, Berisha sot kishte si kryefjalë koncensionet e hidrocentraleve. Ai tha se shfrytëzimi i burimeve hidro-energjetike është prioritet i prioriteteve të qeverisë së tij. (Çdo javë një çështje e caktuar e ka rradhën të quhet nga Berisha prioritet i prioriteteve të qeverisë së tij). Sebep për lumin e gjatë të fjalëve të sotme të Berishës për hidrocentralet u bë nënshkrimi i një kontrate koncensioni për shfrytëzimin e lumenjëve nga një kompani private që do të ndërtojë 5 hidrocentrale. Në fakt Berisha i rikthehet herë pas here kësaj teme, sidomos para zgjedhjeve. (A ju kujtohet sesi, me dy eskavatorë në sfond, përuroi fillimin e punimeve të një “projekti gjigand” në lumin Devoll para zgjedhjeve të 2009-ës dhe më pas nuk u bë asnjë punim në të?) Në fakt, qysh kur Berisha ka filluar këtë refrenin e hidrocentraleve, janë ndërtuar, siç e pohoi vetë sot, vetëm 71 hidrocentrale të veckël me kapacitet total 125 MW, ose sa rreth 10% e kapacitetit të hidrocentraleve ekzistuese. Sidoqoftë ai duket i vendosur që të gjithë lumenjtë t’ua japë për shfrytëzim firmave private. Po eksperienca e vendeve të tjera ç’na tregon? Le të marrim një vend kapitalist si SHBA-ja, për shembull. Shumica dërrmuese e hidrocentraleve në SHBA janë ndërtuar nga qeveria federale në periudhën e depresionit ekonomik të viteve ’30 të shekullit të kaluar. Ndërtimi i tyre u financua me obligacione shteterore të dedikuara, të cilat u shlyen gradualisht me të ardhurat nga shitja e energjisë elektrike. Ndërtimi i tyre u shërbeu tri objektivave kryesore: 1-punësimit masiv kur papunësia kishte arritur në 25%; 2-disiplinimit te ujrave të lumejve; 3-furnizimit me energji të lirë i zonave rurale. Edhe sot ato hidrocentrale janë pronë shtetërore dhe vazhdojnë t’u shërbejnë dy objektivave të fundit. E.Zaloshnja

Comments

Submitted by mika (not verified) on

eshte menyre per te bere korrupsion. Merr leket jep lejen dhe kur shesin energjine prodhuesit kesh nuk ju jep leket ose jua jep mbas 1 viti.

devolli akoma nuk ka bere shpronesimet epse duhet qe qeveria te paguaje leket. Plus qe ne te gjithe kete histori perfshihen dhe grupe qe financojne PD dhe pastrim parash. PSH burri i Majlinda Bregut ka 3 Hidrocentrale. Namik  "gazetari" ka hidrocentrale. ec e lidhe tani.

Submitted by aliu (not verified) on

Shqiptaret nuk arijne ta kuptojne qe saliu u ka mashtruar per 20 vjet dhe nuk kane pare asnje te mire per ta ne keto vite  vetem mashtrime.Ata duhet ta kuptojne se i vetmi shpetim i tyre eshte largimi i kesaj te keqe te madhe per ta .Kuzhdo qe te vije dhe mut te jete me i mire se ky do jete.Ndaj te gjithe ska rendesi cfare bindje keni dhe cfare zone jetoni bashkohuni te hiqni te keqen qe ju ka zene

Submitted by respublica (not verified) on

Afrim, falemnderit per verejtjen - ishte nje gabim shtypi nga ana e jone, 10% e shtypem si 1%. Nga Redaksia.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.