Info-gay në shkolla? Po ja.. Do bëhen "si orë të hapura", por "nuk do kalohet masa"

Postuar në 20 Gusht, 2012 07:34

Duken disi të kapur ngushtë zyrtarët e MASH lidhur me propozimet për të futur në programet shkollore njohuri mbi komunitetin gay. Por me sa duket është një gjë që do të bëhet.

Në një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes “Gazeta Shqiptare”, zv.Ministrja e Arsimit, Nora Malaj pranon se ka “një plan konkret të veprimeve” për këtë. Por një lloj sikleti lexohet mes rreshtave të intervistës, sidomos kur gazetarja këmbëngul se si do realizohet konkretisht.

Thotë Malaj: “Problemi i kësaj kategorie po trajtohet në kuadër të disa masave që do marë Ministria e Arsimit. Kjo lidhet së pari me rishikimin e kurrikulës mësimore. E dyta do trajnohem mësuesit, sidomos në raport me sjelljen ndaj fëmijëve dhe orientimet e drejta që u duhen bërë atyre pasi tashmë nuk mund të quhet si një fenomen tabu... Nuk do ketë kurrikul të veçantë se atëherë do kishim diskriminim të plotë të kësaj shtrese dhe do dukej si një trajtesë negative. Do bëhen si orë të hapura, orë debati dhe diskutimi...”.

Më pas kujdeset të bëjë të qartë se nuk “do kalohet masa” dhe përmend disa vështirësi në këtë drejtim. Flet për “formimin” e njerëzve (duke nënkuptuar formimin e dobët) por flet edhe për “disa gjëra shumë me vlerë që i kemi të trashëguara nga historia” (këtu nuk jep detaje, por me siguri nuk e ka fjalën sërish për formimin e dobët ndryshe do na duhej ta pranonim këtë të fundit si “vlerë të trashëguar”).

Thotë Zv.Ministrja: “Një pjesë e njerëzve e vlerësojnë dhe një pjesë nuk e vlerësojnë. Kjo edhe nga formimi i tyre dhe të mos harrojmë që në Shqipëri ne kemi disa gjëra shumë me vlerë që i kemi të trashëguara nga historia dhe për arsye nga më të ndryshmet e kemi të vështirë fleksibilitetin. Duke mos dashur të kalojmë masën ne do të ruajmë me kujdes ekuilibrat...”

Comments

Submitted by Arber (not verified) on

Degjenerimi i shoqerise shqiptare qe po financohet dhe shtyhet nga kryptoçifutet, çifutet dhe fondacioni SOROS.

I urojme fat Iran-it ne shkaterrimin e popullit me te rrezikshem qe ekziston ne bote, atij çifut. Afer qofte dita kur ato vemje te zhduken, qe vetem shkaterrim sjellin ne çdo vend qe shkojne.

Sigurisht, ato qe i dalin ne mbrojtje e bejne per ato pak para qe i japin çifutet, pasi permes degjenerimit do mund te kontrollojne shoqerite me shpejt dhe lehte. Vetem shihni ç'ka ndodhur ne Britani dhe ç'po ndodh. Te vjen te qash!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne vend qe te shikojne gjithnji perpara, po shikojne mbrapa. Ha,ha,ha.

Submitted by Anonim (not verified) on

Dhe ça sugjeron ti, Pal, per ti gjet zgjidhje(pjeserisht, kuptohet) degjenerimit te shoqerise? Se vendet me mazhorance kristiane jane me te degjeneruarat, ndersa ato islame me nivelet me te uleta te degjenerimit.

Submitted by H (not verified) on

Ca sugjeron Pauli?! Ja vetem ha ha ha, se mos ka kellqe per pune tjeter ai.

Submitted by Ernesto Cohelio (not verified) on

Pra me lini te kuptoj, Ti Arber dhe Paul...

Propzoni shkaterimin e cifuteve dhe trajtimin e homoseksualeve si semundje e shoqerise ?

Bravo dhe Hitleri do iu kishte zili ...

Submitted by V_la (not verified) on

Zv. Ministra Malaj dhe mesazhet e saj "kriptike".

Si do t'ua shpjegojnë mësuesit diversitetin nxënësve kur vetë zv. Ministrja nuk di të sqarojë qëllimin e kësaj nisme dhe qasjen e Ministrisë.

Tashmë, nga Min e Arsimit çdo që ka të bëjë me mësimin e nxënësve vlera dhe kulturë qytetare lihet për orët "ekstrakurrikulare" ose  "orët  e hapura, të debatit dhe diskutimit." Jam kurioze të di sa dhe çfarë diskutohet nëpër debate.

Diçka nuk shkon me edukimin që konsideron më të rëndësishem t'u mësojë nxënësve njohuri dhe aspak vlera. Shkollat shqiptare duhet ti ribëjnë nga fillimi lëndë të tilla si edukata shoqërore apo pse jo të bëjnë dhe lende te tilla si "Të drejtat e njeriut".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.