Pjerin Ndreu Flamur Nokës: O Mulo, nuk je për atë punë!

Postuar në 14 Gusht, 2012 08:34

Pjerin Ndreu, ish drejtues policie, dhe sot njeriu që mbulon çështje të sigurisë në PS, i ka shkruar një letër ministrit të Rendit Publik. Në një artikull të shkruar me teknikat e me zhargonin e gjuhës së folur, Ndreu e përqesh ministrin për inkompetencën gjatë gjithë kohës, dhe në një moment zë t’i shpjegojë se pse policia është e sëmurë rëndë. Nuk ka një shkak të vetëm; ka disa shkaqe (gjithnjë, sipas Pjerin Ndreut):

- Policia nga 6 drejtuesit kryesorë, 4 i ka jashtë arsimit e formimit policor.

-Drejtoria e përgjithshme në vitin 2005 kishte 350 punonjës, tani ka 700. S’keni lënë anëtar të PD-së pa bërë drejtor e pa i dhënë gradë të pamerituar dhe të paligjshme.

-Reformat e viteve 2005-2007 hoqën nga puna gjithë policët e karrierës, të trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga misionet policore europiane e amerikane. Vendet e tyre i zunë mitingashët që iu shpërndaje banderola ti në mitingjet e PD-së.

-Policët kane rrogën më të ulët në rajon, bile dhe pas Kosovës, Bosnjës e Maqedonisë. Ata nuk marrin dieta e as orë shtesë. Nuk kanë karburant për makinat e shërbimit dhe uniforma është skandaloze, derivat i një korrupsioni që ti duhet ta kesh dëgjuar.

-Etj., etj.

Letrën e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2012/08/14/perse-shkove-te-shtepia-e-viktimes-zoti-minister/

E.G.

Comments

Submitted by Individi (not verified) on

<p>Pjerini ne fakt kur ishte drejtor vete e ka pas ngritur shume policine.</p>

Submitted by Adriani (not verified) on

<p>Me mire se Pjerini askush nuk e njeh policine. Kush ka inatin ti jap hakun</p>

Submitted by Lori (not verified) on

<p>Ama kur u be dhe ky zari i Sales, Flamur katunari te beje interesantin. Shkrim i perkryer dhe shume profesinal</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.