Al Gore nuk e pret mirë kandidatin për zv.President, Paul Ryan

Postuar në 15 Gusht, 2012 01:29

Në blogun e tij me emrin Al’s Journal, ish kandidati për President, Al Gore, pasi e fut kandidatin republikan për zv.President, Paul Ryan, në një filtër ekologjik, nuk i mbetet shumë për të thënë: Paul Ryan është i papërshtatshëm për të drejtuar SHBA-të e këtyre kohëve. Dhe nuk është se e skualifikon si republikan. Jo, e skualifikon mbi bazën e qëndrimeve që ai ka mbajtur. Njëherë, Ryan ka ngritur një padi publike në adresë të shkencëtarëve, të cilët “janë përfshirë në një lojë konspirative me përpjekjet e tyre për të mashtruar me qëllim publikun në çështjen e ndryshimeve klimaterike”. Njëherë tjetër ka thënë se “ka mosmarrëveshje serioze mes shkencëtarëve lidhur me ndryshimet klimaterike dhe me shkaqet që i provokojnë ato”.

Afërmendsh, s’mund të fitosh zemrën e Al Gore-it me teza të tilla.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.