Edhe Greqia nuk ka pësuar një rënie të tillë të tregëtisë me pakicë!

Sipas INSTAT-it (http://www.instat.gov.al/ ) indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë 2012 arriti në nivelin 148.0% kundrejt vitit bazë (2005=100%). Në 31 dhjetor 2011 ky indeks ishte në nivelin 190.9%; pra, brenda 3 muajve, ka rënë plot 22.5%. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 8.3%. Një nivel i tillë i ulët i indeksit të volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë nuk është vërejtur qysh nga tremujori i parë i vitit 2007.
Karahasimisht, Greqia, vendi më i prekur nga kriza ekonomike në Europë, ka patur një rënie të tregëtisë me pakicë prej vetëm 6.7% në tremujorin e parë të 2012-ës, në raport me tremujorin paraardhës. Në qoftë se do të kishte patur një rënie 22.5%, si tek ne, kambanat e alarmit për ekonominë greke do të kishin rënë shumë më fort sec kanë rënë. Ndërsa tek ne bien boritë e kryeministrit për sukseset e papara ekonomike…
E.Zaloshnja
Comments
Sipas INSTAT-it Ndalova se
<blockquote><p>Sipas INSTAT-it</p></blockquote><p>Ndalova se lexuari aty.</p>
Add new comment