Berisha ‘tërbohet’ për një palo akuzë, dhe Mero Baze ‘saktëson’ tezën e vet

Postuar në 14 Gusht, 2012 11:34

Mero Baze sapo ka publikuar në versionin online të Temës një shkrim të vetin me titull ‘Gjithë pushtetet Berishës, me përjashtim të vilës në Vlorë’. Ka marrë shkak nga një reagim i papritur i Berishës lidhur me akuzën që i është bërë ‘për arredimin luksoz’ të vilës qeveritare në Vlorë, dhe për faktin që Top-channel e ka quajtur vila e kryeministrit, në një kohë që qenka vilë qeveritare. E kanë akuzuar gjatë njëzet viteve të fundit për krime monstruoze, i kanë denoncuar fëmijët për bëma korruptive nga më të ndryshmet, e kanë akuzuar si renegat e si tradhëtar, e kanë akuzuar e për çfarë nuk e kanë akuzuar, por ai kurrë s’ka denjuar të kthejë përgjigje. Dhe ja, në mënyrën më të çuditshme kthen përgjigje për një palo akuzë. Dhe Mero Baze, duke u ngacmuar nga ky nervozizëm i paketuar i Berishës, kërkon medemek ndjesë e bën një medemek saktësim:

“Shqipëria është një republikë e pashembullt, një Republikë ku qytetarët nuk pyetën më për kë votojnë, por pranojnë vetzgjedhjen e Sali Berishës, i cili pastaj ka në dorë gjithë pushtetet. Duhet të bëjmë një vetëm një saktësim. Nuk paska hipur akoma tek një veturë Benz 700 mijë euro të blinduar dhe nuk paska fjetur akoma me Lirinë tek Vila qeveritare prej 1 milionë eurosh që po privatizon realisht në Vlorë, vilë të cilën nuk e gëzoi dot as Mehmet Shehu. Ndoshta hë për hë flenë mbesat, djali dhe vajza. Kini besim tek ndershmëria e tij! Ka aq shumë pushtet, pasuri, vila, vetura, helikopterë dhe njerëz në dispozicion, sa nuk e ka shijuar akoma Vilën e Vlorës. Dhe është mërzitur aq shumë që ia kemi thënë që e ke dhe këtë vilë, sa na ka sharë me libër shtëpie. Po e korigjojmë. Të gjitha pushtetet dhe pasuritë e këtij vendi janë të Sali Berishës dhe Familjes së tij, …përveç Vilës së Mehmetit në Vlorë. Atje paska frik të shkelë, se i duket se nuk do ta gëzojë. Si Mehmeti!”

Shkrimin e plotë të Bazes mund të lexoni në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2012/08/14/gjithe-pushtetet-be...

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Opozitar jam edhe une dhe gjithmone do jem, por ky eshte nje zagar i pashoq, qe e mori te vogel Sali Berishoviç, e beri qen te madh dhe pastaj ky u kthye te kafshoje te zotin. ç'mund te besoh nga ay?

Submitted by anonim (not verified) on

Opozitar është kushdo që është kundër Saliut. Pse thonë që njohja ska fund, në këtë kuptim dhë qëndrimi i Meros ndaj Berishës pre mos të ndryshoj. Të gjithë jemi gënjyer në fillim nga Berisha, por kjo sdo të thotë të vazhdojmë të gënjehemi. Ne nuk duhet të meremi me njëri tjetrin, por duhet të jemi front bashkuar kundër këtij regjimi siç e quan M Nano. Njerzit që i kundërvihen Berishës hapur, si M Nano dhe M Baze janë pak, sepse ata marrin përsipër rrezik të madh, prandaj meritojnë respekt dhe mbështetje popullore. Çfarë bëjmë që rrimë duar kryq, ku janë të rinjtë, presin nga baballarët e tyre? Mero dhe M Nano duhen inkurajuar.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mire mire, thene troç ka disa gjera qe nuk me lejojne te votoj per Sali Pasha Berishoviç vitin tjeter por pa me thuaj ti kujt tja jap voten? Piktorit te mjere skizofrenik qe e kalon diten duke ciceruar? Atij flokeziut me Aleacen Turqezi qe perdor budallenjte(lexo: nacionalistet) apo ndonje partiçke te vogel qe as programe aktuale nuk kane?

Submitted by adsf (not verified) on

Po ishte ti Opozitar, un jam astronaut. Ikni o kone futni me ndonje seli te LSI-se.

Submitted by reformer (not verified) on

Akoma tek ura ky! Saliu e ka dredhur sa here ka dashur, edhe me Fatos Nanon eshte puthur, kurse ky i kerkon llogari Meros.

Submitted by tekniku (not verified) on

Me kete llogjike ti fare opozitari anonim nuk duhet besuar as flokelepiri i AK ,as ish presidenti pretendenti kryetar i FRD.Pa me thuaj kujt duhet ti besojme ne kete vend te mallkuar nga njerezit e tij?

Submitted by Anonim (not verified) on

Problemi eshte se nuk ja vlen te votosh po nuk pate interese direkte me partite. Nje mut jane te gjithe.

Submitted by Ali (not verified) on

Dhe keshtu si mendon dhe vepron ti, mbetet te rrije perjete qoftelargu......

p.s A te keqen e llogjikes...

Submitted by Anonim (not verified) on

Pse or Ali, ça ka logjika ime? Argumentoje ti he nje here.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Mut je dhe ti Anonim??Perderisa thua qe mut jane te gjithe?????

Submitted by aliu (not verified) on

O anonimi i kosoves.Me vjen keq por niveli i ulet i juaji dhe i shume kosovareve eshte fatekeqesi per shqiperine .Ata jane besnike te injorances te bukosheve e salinjeve

Submitted by Anonim (not verified) on

Ik mor turk mutit shko komento diku tjeter!

Submitted by Olti (not verified) on

Ende nuk e kuptoj Meron! Po nuk u lodh se nxjerri fakte per grabitjet e vrasjet e Kryeministrit te Shqiptareve???? Po sa do vazhdoj ky njeri te denoncoje imoralitetin dhe krimet e oborrit te Berishes?
Po fundi fundit Shqiptaret grabiten e tjetersohen si njerez dhe ata e kan da menjen me mire te neperkembur e poshteruar se sa te votojme per opoziten!
Le te vjedhi e vrasi Saliu, Edvini aq i gjate dhe aq intelektual sa eshte nuk e meriton te mos na abuzoje! Edvini nuk eshte burre se nuk Ta fut!

Urrejtja ndaj opozites Ne Shqiperi eshte vec te tjerash edhe shenje Mazokizmi!

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Olti.Ke nje mazokist te perbetuar me lart.E ka emrin Nik,qe deshiron vetem Mik.E ka qejf ate Mikun,Vdes per te.Mazokist i perbetuar.!00% dakort jam me mendimin tuaj.

Submitted by e verteta (not verified) on

Do te ju bej nje pyetje ju qe mbeshtni kete gazetar sharlata,mashturs,ordiner ,i paftyr ,poshter e ku di sa epitete duhet me ven ketij njeriu.

ju qe mendoni se ky sharlatan ka te drejt,a mund te thoni kur botoj para disa vitesh si kopjen e nje dokumenti qe tregon se edi rama eshte i nje semur psiqik,

a tha te verteten ky sharlatan gazetar.

Submitted by nik (not verified) on

eh more shoku Muci i Nanove.Vazhdon te prishesh komentet qe nuk te vijne per mbare,ndersa ato me sharje dhe fyerje nuk i prek se jane sallaket e tu.

Submitted by alban (not verified) on

Mero eshte gjigand ! te kishte dhe nje Mero tjeter gazetaria opozitare shume gjera do ishin ndryshe... fatkeqesisht Saliu ka ne dore edhe pushtetin e katert, median, per faj edhe te dallkakuk gazetareve si E.G. MucoNano e te tjere fshatare koktrashe te Top-it apo tv te tjera qe ende s'kuptojne qe iku koha e shtirrjes si te paanshem nepermjet kritikave pavlere kunder opozites thjesht per tu shfaqur si te 'balancuar'. Nuk ka me balanca ne kete vend totalisht te cbalancuar moralisht dhe shpirterisht... Ka vetem nje rregjim pushtues qe duhet luftuar me te gjitha forcat!

Submitted by nik (not verified) on

alban.

po kur nxorri ato dokumentat e gjygjit te edit si ishte,gjigand apo liliput.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.