Erjon Braçe Berishës: Le të shkojmë bashkë, me kamera, në vilën e Vlorës!

Postuar në 14 Gusht, 2012 13:26

Erjon Braçe, pasi ka dëgjuar reagimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, të cilin e quan reagim të Berishës, shkruan se ky i fundit “i quan pamjet e transmetuara nga Top-channel lidhur me vilën kryeministrore të mbytur nga luksi një ‘montim’, [por ky] është një turp i përsëritur e një kryeministri mashtrues germë pas germe”.

Dhe më poshtë i hedh dorezën e sfidës: “[Le] të shkojmë nesër e ta vizitojmë dhomë për dhomë rezidencën e Vlorës, kolltuk më kolltuk, tavolinë më tavolinë, karrige më karrige, në sy të popullit unë dhe ti Sali Berisha”.

Më poshtë vijon me sfidën në një formë tjetër: “Shpjegoju të verbërve, të cilëve ke 5 muaj që u ke ndërprerë pagesat, se përse ti nga paratë e tyre shpenzon gjysëm miliardi lekë për luksin në “Rezidencën Qeveritare”; Shpjegoju para tetraplegjikëve, të cilëve ke 5 muaj që u ke ndërprerë pagesat, se përse ti nga paratë e tyre shpenzon gjysëm miliardi lekë për luksin në “Rezidencën Qeveritare”. Kush je ti, që ndryshe nga çdo shqiptar, pushon me paratë e taksave të shqiptarëve, në rezidenca qeveritare bashkë me grua, fëmijë madhorë, nipër e mbesa? Po flas vetëm për Rezidencat, jo për shtëpitë ku banoni. Hapua shqiptarëve derën e shtëpisë tënde, të Gitës e Zenit, të shohin si e ku jetoni! Bëje!”

Dhe në fund, parasheh një fat të trishtuar për Berishën: “Fuqia e të varfërve që po paguajnë luksin tënd do të mundë, do të përmbysë, si çdo Sulltan tjetër. Si Gadafin!”

Re.Pu.

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

<p>e me te lumte o brace, po nuk vjen legeni mor jo, ska byth, do tu hedhi ndonje shashke si ajo e referendumit, dhe ju do rendni mbas budallqeve te tij, opozita behet dite per dite dhembe per dhembe, jo ne shtator kur te ktheheni nga pushimet.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Nuk vjen Sala me kamera tek vila&nbsp; se eshte me pushime,eshte lodhur gjithe vitin duke punuar per shqiptaret, se si t&#39;.ja fuse dhe si te vjedhe.</p>

Submitted by Olti (not verified) on

Erion, shume Shqiptare(Jo te gjithe) i falen Saliut cdo krim qe nga 1996 e deri me sot! Kryeministri yne i nderuar se fundmi vrau 4 qytetar me duar Ne xhepa Ne bulevard dhe shprazi mijera fisheke luftarak ndaj qytetareve shqiptar! Mbasi u mundua me gjithe bythecat e tij tja vishte opozites ( edhe Ty duke filluar nga cadrat pistolete deri tek makina me tritol qe rrembeu Lana) sot kendojne kengen : I vrau, I vrau Edvini!
Erion mos u trembni nga fakti qe jetoni Nen Nje Kryeminister te pavotuar nga populli e qe flet gomarlleqe bashke me bythecat siper por trembuni nga mungesa e njohjes qe keni per situaten Ne Shqiperi!
Ju silleni sikur jetoni Ne Demokraci , beni opozite institucionale dhe protestoni per vilen e Vlores qe Sala si pasues I Enverit do me e gezu ndersa populli duhet te revoltohet! Populli Ne Demokraci kontribon, jep mendime e proteston. Kurse Ne Autoritarizem Pi kafe espresso larg sheshit!
Ju beni mire qe denonconi pushtetin okult Berishist por kur populli eshte i lodhur e i shtypur edhe shpresat tuaja duhet te jene me te lidhura me realitetin!

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

<p>O Erion.........po kur te vij PS ne pushtet,kush do i perdore rezidencat qeveritare?????????apo do ja jepni popullit!!!!!!!!!!!! se edhe Enveri thoshte qe te tera jane te popullit por rrinte ai aty me mehmetin e me shoket e tjere te birose....................</p><p>Po pse o erion rezidenca qeveritare dhe vetura e sales jane problemet qe ka shqiperia e shqiptaret.....ju vrau kater vete ne nje proteste &nbsp; apo i harruat....opozite leshi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.