Arkiv-Lajme
Imami është shndërruar në ‘hero i mediave opozitare’
Ka ditë që numër gazetash, por edhe televizionesh, japin lajme mbi abuzime e korrupsion të supozuar në ministrinë e mbrojtjes, duke dhënë përshtypjen se i janë qepur me gurë në torbë të parit të këtij dikasteri, i cili, në stilin e kësaj qeverie, nuk as që denjon t’u përgjigjet këtyre akuzave të gazetarëve.
Sot ishte hera e skandalit të n-të të denoncuar. E bënte televizioni Vizion Plus. Scoop-i kish të bënte me një tender unifomash ushtarake, të cilat do të shërbejnë për ceremonitë festive me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Ja teksti i Vizion Plusit:
Një grua bëhet gjenerale; dhe po atë ditë deklaron se është homoseksuale
Tammy S. Smith është një grua 49 vjeçare, ushtarake, saktësisht gjenerale brigade. Ka 26 vjet që shërben në ushtrinë amerikane, por gradën e gjenerales e mori të premten, dhe atje, në ceremoninë e gradimit, kish shkuar me njeriun me të cilin bashkëjeton. Dhe për befasinë e shumëkujt, ky njeri ish një grua. Quhej Tracey Hepner, dhe gjeneralja e prezantoi si gruan e saj (në foto janë të dyja bashkë, në festën e ceremonisë).
Ardian Vehbiu flet për “mistifikimin e fjalës gege”
Në foton që shoqëron këtë shënim lexohet paragrafi i parë i Kushtetutës së Republikës sonë. Pse fjalët janë ngjyrosur? Këtë e ka bërë Ardian Vehbiu në përpjekje për të bërë në analizë leksikore të paragrafit në fjalë, e për të arritur në tezën që ai e mbron në shkrimin e vet me titull ‘Mistifikimi i fjalës gege’. Cila është teza? Teza është që kërkesa që “shqipja të pasurohet me fjalë të dialektit geg/të gegërishtes” është një “keqkuptim ose moskuptim i strukturës së leksikut të shqipes standard”.
Shaban Murati: Greqia ka në dorë që Shqipëria të jetë pjesë e TAP-it? Ky është një blof
Dita e sotme, në mënyrë rastësore, është e mbushur me reagime lidhur me marrëveshjen e vjetër mbi kufijtë detarë, apo atë të pritshmen, midis Shqipërisë e Greqisë. Në lajmin paraardhës ju referuam një interviste të Myslima Pashajt në të përdithsmen Shqip. Në Shekulli është një intervistë e Albin Kurtit, i cili flet përveç të tjerash edhe për këtë marrëveshje, dhe e bën këtë duke shtënë në punë tone kritike e denoncuese.
Myslim Pashaj: Kjo është një ‘republikë e shitur’
“Republika e shitur” është emri që i ka vënë Myslim Pashaj, i njohur prej ca koësh me nofkën koloneli, Republikës së sotme të Shqipërisë. Pashaj, që është në të njëjtën kohë dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kuqezi, e ka thënë këtë në një intervistë për Shqipin, në të cilwn flet për rinegocjimin e marrëveshjes mes Shqipërisë e Greqisë lidhur me kufijtë detarë. Sipas tij, qeveria shqiptare është duke bërë çmos t’i rikthehet asaj marrëveshjeje të hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
Policia e dorëzuar përballë krimit
Në versionin online të shqiptares.com jepet lajmi se në qytetin turistik, Sarandë, është hedhur në erë makina e pronarit të vilës ‘Duraku’. Më poshtë është lajmi se një 18 vjeçare vret kunatin që e ngacmonte seksualisht. Po aty jepet ca info shtesë mbi vrasësit e supozuar të Fatbardha Tafës. E kuptohet që dita e sotme nuk është një ditë e pazakontë. Çdo ditë është e tillë; në mos, është më keq.
Far West në 7-th Avenue, New York
Një ngjarje ‘Far West’ në mes të New York-ut, që ka për protagonistë një duzinë policësh dhe një afro-amerikan 51 vjeçar, të dehur apo të droguar, ka përfunduar me vdekjen e këtij të fundit nën plumbat e policëve. Fillimisht e ndaluan, dhe i kërkuan dokumentat, por ai nxorri një thikë të madhe, rreth 30 cm, dhe me të kërkonte t’i sfidonte policët. Dhe pas kësaj filloi një si ‘ndeshje në fushë të hapur’, nën vështrimin e qindra kalimtarëve dhe turistëve, të cilët mundën dhe ta filmonin gjithë skenën.
Dream Team u jep amerikanëve medaljen e 104-t në Olimpiadën e Londrës
Një nga medaljet e fundit të Olimpiadës së Londrës kish lidhje me basketbollin. Sot ishte ndeshja finale mes amerikanëve dhe spanjollëve, dhe ndodhi ajo që parashikohej të ndodhte. Fitoi the Dream Team. Nuk e pati aq të lehtë sa mendohej, madje djersiti gjatë gjithë ndeshjes, por në fund yjet e NBA-së morën çfarë u takonte. Fituan 107-100. Duke përjashtuar pjesën e dytë (e humbën 24-31), pjesën tjetër të lojës e patën nën kontroll. 30 pikë shënoi Kevin Durant, 19 LeBron James, 17 Kobe Bryant, etj.
Shpëtim Nazarko: Qeveria po sillet si boss-ët e piramidave të 1997-s
Në një intervistë për Shekullin, Shpëtim Nazarko bën një panoramë aspak optimiste për Shqipërinë e vitit 2013. Dhe problemi është ekonomia, thotë ai. Ja arsyetimi që bën me këtë rast:
Londra duket se ia doli: ishte një Olimpiadë model
Lojrat Olimpike ende nuk janë mbyllur (mbyllen sonte), por mund të thuhet se Londra ia doli. Ia doli të organizonte një Olimpiadë që do të mbahet mend, dhe me këtë ka mundur ca frikëra të vetat para fillimit të kësaj veprimtarie që thëthiti vëmendjen e botës sportive (“Rescue us from the nightmare”, ose në një shqipe të shpenguar: “O Zot, çfarë makthi këto lojra”, thuhej në një raportim të gazetës New York Times nga Londra, me anë të cilit i bëhej jehonë ankthit anglez në prag të aktivitetit). Por ka mundur dhe ca dyshime të tjerëve.