Policia e dorëzuar përballë krimit

Postuar në 13 Gusht, 2012 03:42

Në versionin online të shqiptares.com jepet lajmi se në qytetin turistik, Sarandë, është hedhur në erë makina e pronarit të vilës ‘Duraku’. Më poshtë është lajmi se një 18 vjeçare vret kunatin që e ngacmonte seksualisht. Po aty jepet ca info shtesë mbi vrasësit e supozuar të Fatbardha Tafës. E kuptohet që dita e sotme nuk është një ditë e pazakontë. Çdo ditë është e tillë; në mos, është më keq.

Të përditshmet e sotme kanë pasur dhe një lajm tjetër të përbashkët: është vendosur që elita e policisë së Tiranës të ndryshojë e tëra, dmth të largohen të gjashtë drejtuesit e gjashtë komisariatave të Tiranës. Kjo është zgjidhja? Jo, afërmendsh kjo nuk është zgjidhja. Nuk ka se si të jetë kjo zgjidhja. Një zgjidhje (nëse!) mund të ish largimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë, por jo largimi i gjashtë drejtuesve me urdhër të këtij drejtori të policisë.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.