Dream Team u jep amerikanëve medaljen e 104-t në Olimpiadën e Londrës

Një nga medaljet e fundit të Olimpiadës së Londrës kish lidhje me basketbollin. Sot ishte ndeshja finale mes amerikanëve dhe spanjollëve, dhe ndodhi ajo që parashikohej të ndodhte. Fitoi the Dream Team. Nuk e pati aq të lehtë sa mendohej, madje djersiti gjatë gjithë ndeshjes, por në fund yjet e NBA-së morën çfarë u takonte. Fituan 107-100. Duke përjashtuar pjesën e dytë (e humbën 24-31), pjesën tjetër të lojës e patën nën kontroll. 30 pikë shënoi Kevin Durant, 19 LeBron James, 17 Kobe Bryant, etj.
Ndodhi pak a shumë ajo që ndodhi në finalen e Pekinit, në vitin 2008, kur vendi i parë dhe i dytë u nda po midis SHBA-ve dhe Spanjës: ishte një fitore e vështirë, por e merituar. Dhe kështu, SHBA-të i shtuan dhe një medalje tjetër koleksionit të tyre në këtë olimpiadë prej 104 medaljesh (46 të arta, 29 të argjendta e 29 të bronxta). Në vend të dytë përsa i takon numrit të medaljeve është Kina me 87 medalje gjithsej (38 të arta, 27 të argjendta e 22 të broxta).
Re.Pu.
Comments
Epo te fitosh me 907 pike me
<p><strong>Epo te fitosh me 907 pike me shume (rekord boteror ky) e te thuash qe e paten te veshtire fitoren, nuk do cfare emri t'i ve!</strong></p>
Ti me siguri duhet te jesh
Ti me siguri duhet te jesh bjonde...
O idiot, lajmi fillimisht
<p>O idiot, lajmi fillimisht thoshte qe rezultati final doli 1007-100. Une bera ironi dhe redaksia e ka kapur duke bere korrigjimin e rezultatit.</p>
Add new comment