Shpëtim Nazarko: Qeveria po sillet si boss-ët e piramidave të 1997-s

Postuar në 12 Gusht, 2012 11:38

Në një intervistë për Shekullin, Shpëtim Nazarko bën një panoramë aspak optimiste për Shqipërinë e vitit 2013. Dhe problemi është ekonomia, thotë ai. Ja arsyetimi që bën me këtë rast:

“Shqipëria  për mua ka më shumë se dy vjet që ka falimentuar totalisht, por inercia e rënies në vëndet si i yni është shumë më e gjatë se në vëndet e zhvilluara ku të dhënat e bursës “të presin kokën” menjëherë. Pas shtatorit të vitit 2005, [shqiptarët dhe qeveria e tyre kanë patur para nëpër duar], rreth 8 milardë dollarë. Këto para u hodhën në investime të pavlera, si pika karburanti, fshatra turistikë, kafene pafund etj etj. Pra koha kur Europa vuante për likuiditete e gjeti Shqipërinë me mjaft pará. Pas 2008-s u kuptua çmenduria kombëtare që ndryshe quhet mungesë e një strategjie kombëtare. Kreditë e këqia kaluan mbi 20 përqind dhe tani nuk ka pará as për taksat e qeverisë. Kjo e fundit po përpiqet tani të shesë ndonje gjë që ka mbetur nga pasuria publike, por kjo nuk të shpie asgjëkundi.

Ajo që shoh me tmerr tani së fundi, është thirrja e qeverisë ndaj qytetarëve për të blerë bono thesari. Në pamjen e parë kjo nuk duhet të të çudisë. Paratë që merren kredi qoftë nga bankat, qoftë direkt nga populli, në të dyja rastet janë të këtij të fundit. Nëse qeveria i merr nga populli drejpërdrejt këto hua me interes më të vogël se te bankat, kjo duket gjë e mirë. Po pyetja shtrohet, pse nuk e bëri këtë më parë? Nëse bankat nuk i japin më hua qeverisë, atëhere duhet parë me vëmendje se çfarë po ndodh. Në parashikimin e zi, qeveria po luan rolin e bosëve të piramidave në këtë kërkesë për pará direkte nga populli.

Intervista e plotë mund të lexohet në linkun: http://shekulli.com.al/web/p.php?id=2714

Re.Pu.

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

<p>&nbsp;po ik ore robq.. nga kjo faqe se na cave k....</p>

Submitted by gjenedhiza (not verified) on

<p>per labin gjysem opinge &nbsp; &nbsp; ......................demokracia eshte e tille te shohesh ate qe nuk do &nbsp;e te jesh po &nbsp;ti qe duhet te kthesh koken menjane , thene kete &nbsp;edhe une nuk te duroj dot ty me ato komentet intelektuale por duhet te te duroj kur ben si i zgjuar &nbsp;.Per tu vajtur gjerave deri ne fund &nbsp;te pergjigjen ne te njejten menyre &nbsp;mos u duk te te shohin kalamajte e vegjel &nbsp;se u ndalon zhvillimin e ik a derman fshihu me mire</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.