Far West në 7-th Avenue, New York

Postuar në 12 Gusht, 2012 14:39

Një ngjarje ‘Far West’ në mes të New York-ut, që ka për protagonistë një duzinë policësh dhe një afro-amerikan 51 vjeçar, të dehur apo të droguar, ka përfunduar me vdekjen e këtij të fundit nën plumbat e policëve. Fillimisht e ndaluan, dhe i kërkuan dokumentat, por ai nxorri një thikë të madhe, rreth 30 cm, dhe me të kërkonte t’i sfidonte policët. Dhe pas kësaj filloi një si ‘ndeshje në fushë të hapur’, nën vështrimin e qindra kalimtarëve dhe turistëve, të cilët mundën dhe ta filmonin gjithë skenën. Afro-amerikani me këmishën të zbërthyer, dhe me një shirit të lidhur rreth kokës, bënte prapa duke iu kanosur policëve dhe duke mos e lëshuar thikën, gjë që po i kërkohej qysh në krye të herës: Hiqe thikën nga duart!, por pa rezultat derisa u dëgjuan ca krisma armësh. Dikush qëlloi disa herë mbi të. Ngjarja në këtë moment është filmuar nga larg, dhe nuk kuptohet në ç’rrethana i kanë qëlluar. Nga pamjet filmike nuk dukej se rrezikonte jetën e ndonjë polici, pasi ata ishin të shumtë, por lodhja, stresi a presioni i ngjarjes që zhvillohej faqe botës mund t’i ketë bërë nervozë njerëzit me uniformë të NYPD-së, derisa njëri prej tyre, a më shumë se një, kanë tërhequr këmbëzën e armës që kishin në duar.

Gjithçka ka ndodhur në harkun e pak minutave, në Avenjunë e Shtatë.

E.G.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Nuk vritet nji njeri, i cili &nbsp;nuk paraqet nji rezikshmeni efektive ndaj jetes se nji personi tjeter. Ky i dehur o i droguem, pra ky njeri inkoshjent, ishte i rrethuem nga 10 polic dhe nuk kishte nji arme zjarri ne dore, por kishte nji thike qe vetem me kontakt direkt mund te bente dam. Un mendoj se mund tu evitonte vrasja e tij.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.