Shqiptarët të tretët si spiunë në ish-Jugosllavi

Postuar në 08 Gusht, 2012 05:33

Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit.

Kjo bëhet e ditur sot në një shkrim në të përditshmen maqedonase "Dnevnik", ku nënvizohet se gjatë sistemit të kaluar, shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë, menjëherë pas serbëve dhe kroatëve në Ish-Jugosllavi.

Gazeta shkruan se ky fakt ndërlidhet edhe me të dhënat e fundit të Komisionit të Lustrimit në Maqedoni ku nga 23 funksionarët e lustruar, tetë prej tyre kanë dalë shqiptarë.

Gjithashtu bëhet e ditur se një numër i madh i viktimave shqiptare janë spiunuar kryesisht nga bashkëkombësit e tyre bashkëpunëtorë të shërbimit sekret.

UDB aktivitetin e saj kryesor gjatë sistemit të kaluar e kishte përqendruar tek shqiptarët dhe zhvillimin e situatës të ndërlidhur me statusin e tyre në Kosovë, dhe në ish-republikat e tjera jugosllave.

Analistët politik kanë theksuar për gazetën se për shërbimet sekrete në agjendë ka qenë diaspora shqiptare dhe shoqatat e tyre. /INA/

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"Jam krenar qe jam shqiptar". Ha,ha,ha.

Submitted by Anonim (not verified) on

perderisa kane qene kombesia e trete ne jugosllavi,atehere i bie qe edhe me spiune te jene ne kete vend.  pastaj ne spiunet i kemi patur tradite.  nga esat  pasha i greko-serbeve,deri te anton arabi  i italianeve e  s.berisha i fazllicit.  edhe te burgosurit antikomuniste (?) shumica spiune ishin.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Kjo gazete online eshte realizuar me parate e SOROS dhe vlen te theksohet se Kryetari  SOROS Maqedoni, ashtu si dhe SOROS Shqiperi, kane dale spiune, nderkohe qe Soros Kosove eshte themeluar nga Veton Soros Surroi i cili dihet se per cfare eshte akuzuar nga Dell ne raport me Partine Komuniste Jugosllave! Kjo tregon shume ne lidhje me pushtetin e spiuneve keto 20 vjet dhe cfare kane bere me kete pushtet. Te tre fondacionet soros ne shqiperi, kosove dhe maqedoni nje nder prioritetet e ketyre 10 vjeteve te fundit ka qene prodhimi i formacioneve politike sorosiane dhe kapjes se shtetit. Nese Surroin pavaresisht financimeve populli me voten e tij e perzuri nga parlamenti, ky ketu ne Shqiperi, Edi Rana drejton PS dhe ne krah ka Gramoz Rucin qe disponon kopjen e te gjithe dosjeve te spiuneve qe nga 1991 kur ishte Minister i Brendshem. Muhabet spiunesh

Submitted by respublica-ni (not verified) on

MOS U LODHNI KOT QE T'I PERGJIGJENI ALTIN GOXHAJT - ESHTE ROB KOTI, O RESPUBLICA-NE!

Submitted by Martin (not verified) on

Shqiptaret ishin te tretet per nga popullsia ne Yugosllavi dhe natyrisht do te duhet te ishin te tretet perpjestimerisht ne shperndarje. Po pastaj, cdo te thote kjo? Eshte si te thuash qe gjithe informatoret e CIA s ne BRSS ishin shumica ruse e pastaj ukrainas e pastaj etj.. Kjo s'do te thote qe ruset na qenkan rrace spiunesh. Po pse cfare duhet te ishin ? Algjeriane?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.