Arkiv-Lajme

Kryeministri sirian dezerton, ndërsa regjimi thotë se “kryeministri dha dorëheqjen”!!!

Postuar në 06 Gusht, 2012 17:42

Sikur të mos ish olimpiada, dezertimi i kryeministrit sirian Riyad Hijab do të rrinte si lajm i parë ca më gjatë në faqet e para të gazetave e të website-ve, e në këtë kuptim Hijab-i nuk ka gjetur kohën më të mirë për të dezertuar. Por ai është njësoj i kënaqur. “Duke filluar nga dita e sotme unë jam një ushtar në këtë revolucion të bekuar”, tha ai në një kohë që ky “revolucion i bekuar” ka mbushur 17 muaj e në një kohë që viktimat e tij janë me mijra deri sa erdhi ky dezertim.

Blofi i dyfishtë i Berishës me referendumin

Postuar në 06 Gusht, 2012 14:05

Heqjen e imunitetit do ta realizojmë me referendum për ndryshimin e kushtetutës, tha Berisha sot, duke bërë blofin e tij të rradhës. Dhe është një blof i dyfishtë.
Së pari, sepse referndumi nuk mund të bëhet pa u miratuar ndryshimi i kushtetutës nga 2/3 e deputetëve.
Ja ç’thotë neni 177 i Kushtetutës:
3. Projekti [ për ndryshimin e Kushtetutës] miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Berisha: Referendum; Rama: Ok; por që të dy s’e kanë seriozisht

Postuar në 06 Gusht, 2012 13:35

Krejt papritur, Berisha nxorri atúnë e vet, kartën e fundit, asin nën mëngë: Imunitetin do ta heqim me referendum. E tha në fund të seancës së bujshme, por shterpë, lidhur me këtë argument. Por nuk duket se ish një gjë e menduar. Referendumi kërkon një kohë proceduriale (atë për plehrat e kanë zvarritur për dy vjet), ndërsa për statusin vendoset në fund të shtatorit, ose në fillim të tetorit.

Pasazhe ‘të ngjyrosura’ nga fjala e kryeministrit në parlament

Postuar në 06 Gusht, 2012 12:09

Lexoni disa pasazhe nga fjala (marrë nga shqiptarja.com online) që mbajti kryeministri shqiptar në seancën e sotme parlamentare:

Ok, Imami është ai që është; po të tjerët ku dreqin janë?

Postuar në 06 Gusht, 2012 10:30

“Ministria e Mbrojtjes dhe trupat ushtarake, megjithëse sipas Kushtetutës duhet të qëndrojnë larg çdo funksioni apo përfshirjeje në aktivitetet partiake, u vunë në shërbim të PD-së në festën e organizuar në 22 mars të këtij viti, festë ekskluzivisht partiake. Në librin e daljeve të automjeteve, janë shënuar emrat e ushtarakëve dhe civilëve të repartit, por dhe mjetet apo vinçat që u përdorën për të ngritur podiumin e festës dhe elementeve të tjerë dekorativë. Ato përfshijnë 3 data: 20 mars, 21 mars dhe 23 mars 2012.

Debat në Gjermani: Duhet t'na përfaqësojë në Olimpiadë e dashura e dikujt me ide naziste?

Postuar në 06 Gusht, 2012 09:23

Në Gjermani ka lindur një debat lidhur me rremtaren olimpike që përfaqëson kombin, Nadja Drygalla (mund ta shihni në foto), e cila është kryqëzuar nga një pjesë e opinionit publik e politik për shkak të një lidhjeje dashurie më një eksponent të partisë naziste në Rostok. Pas bujës në shtyp, Nadja e la Olimpiadën. Ajo ka mohuar të jetë në mbështetje të ideve naziste të të dashurit; ka mohuar gjithashtu të ketë marrë pjesë në veprimtari politike të tij; por nuk ka pranuar ta rrijë më gjatë në Olimpiadë.

Vehbiu: Duhet të habitemi që një sportist yni konkuron për një komb tjetër?

Postuar në 06 Gusht, 2012 07:52

Donald Suxho (në foto) e Kosovare Asllani janë dy shqiptarë që konkurojnë në këtë olimpiadë për ngjyrat e flamujt e kombeve të tjerë. Suxho luan me kombëtaren amerikane të Volejbollit, dhe Asllani për kombëtaren e futbollit suedez (femra). Nuk para janë dëgjuar anatema në adresë të tyre. Ndoshta edhe ngaqë kombet, për të cilat ata luajnë, janë disi të largët e nuk provokojnë histerira nacionaliste. Por herë të tjera ka ndodhur që të ngrihen histerira të tilla.

Europa e Bashkuar do ish një superfuqi edhe në planin sportiv

Postuar në 06 Gusht, 2012 06:10

Olimpiada është garë midis atletësh, por është edhe garë midis kombesh. Çdo medalje e artë shoqërohet me një festë kombëtare në vendin, prej nga ka origjinën atleti fitues. Kjo festë është më e madhe në rastet kur medalja merret në një sport popullor, apo në gara tradicionale.

Lubonja e Zhiti flasin për “letërsinë e bërë në burgje e mbi burgjet”

Postuar në 06 Gusht, 2012 05:40

Gazetarja e Mapos, Aida Tuci, ka intervistuar Visar Zhitin e Fatos Lubonjën lidhur me kujtimet e burgut të hedhura në letër, dmth letërsinë e burgut. Që të dy këta autorë kanë shkruar mbi këtë argument. Pyetjet që u janë bërë atyre janë të njëjta, dhe ne veçuam pyetjen e parë: Cila është arsyeja që ju shtyn të shkruani kujtimet e burgut?

Usain Bolt-i dhe gazetaria e Tiranës që përditësohet me një ditë vonesë

Postuar në 06 Gusht, 2012 05:23

Gjithë mediat e botës i bënë jehonë të atypëratyshme garës finale të 100 metrave, të zhvilluar mbrëmë më 22.50. Para orës 23.00 të gjitha gazetat e sitet kishin hedhur një informacion qoftë dhe minimal, me tituj plot ngjyra, të shoqëruar me foto të ndryshme, ku dukeshin sprintierët në finish. Në the Guardian bëhej një lojë mes fjalëve ‘bubullimë’ e ‘vetëtimë’, dhe që të dyja i asocjoheshin Usain Bolt-it. Në the Independent thuhej “Super Sunday Live! Bolt …”. Në gazetën spanjolle El Pais: Bolt fluturon në drejtim të medaljes së artë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme