Shoferi i kryeministrit qenka bërë biznesmen i madh minierash!!!!

Postuar në 07 Gusht, 2012 03:50

“Zoti Berisha, a është shoferi yt, që ka në pronësi një galeri për shfrytëzim kromi në Bulqizë? Unë nuk di ndonjë shofer të ndonjë kryeministri në botë që të jetë dhe biznesmen e pronar minierash.” Këto i tha dje në seancë plenare deputeti Saimir Tahiri. Berisha nuk u ndje për këtë çështje. Ndërsa shqiptarja.com jep të dhëna të tjera për biznesmenin e minierave që punon shofer i kryeministrit. Quhet Mehmet Shkreli. Është gardist. Është dekoruar para ca kohësh prej ish-ministrit të brendshëm, Bujar Nishani. Është prej 15 vitesh shofer i Sali Berishës. Më 3 shkurt 2010 nënshkruhet kontrata e pjesëmarrjes së tij në kompaninë ‘Miti 03’ (është një kompani që ka për objekt veprimtarie kinkaleritë, kozmetikën, hidrosanitaret, transportin, etj), dhe pesë muaj më vonë kjo kompani paiset me licencë për shfrytëzim kromi në Bulqizë. Për më tepër, gjithnjë sipas shqiptares.com, emri i Mehmet Shkrelit nuk figuron i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Hajde shtet, hajde!

E.G.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.