Arkiv-Lajme
Kristina Jorgaqi: Po ndryshimeve në drejtshkrim, por ….
Cilat janë propozimet e Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe? Ne të respublica-s kemi shkruar për to më se njëherë, por në mënyrë të përmbledhur i jep gjuhëtarja Kristina Jorgaqi: “Bëhet fjalë për ndryshimin e disa normave të shkrimit të gërmës ‘ë’. Konkretisht propozohet që disa kategori fjalësh, të cilat sipas Drejtshkrimit (1973) shkruhen me ‘ë’ (si burrë, djalë, lumë; anëtar, lojëtar; lajmëtar, pakësoj etj.), të rishkruhen, por tashmë pa 'ë' (burr, djal, lum; antar, lojtar; lajmtar, paksoj etj.).
Vijon polemika kilometrike: Surroi i jep Dell-it këshillat e lamtumirës
Pas letrës lamtumirëse, më saktë pas përgjigjes që Christopher Dell dha për letrën lamtumirëse, Veton Surroi ka dhe nja dy këshilla lamtumirëse për ambasadorin. Në atë që publikohet në versionin online të Kohës Ditore vihet re se Surroi nuk e ka më zellin e fillimit për ta vijuar këtë polemikë kilometrike të pasur me përgojime, pickime, fyerje, denoncime, referenca nga letërsia botërore, etj. “Kudo që të shkosh, nëse ende shkon si diplomat, do të të këshilloja që të rilexosh përshkrimin e vendit të punës.
Paskal Milo: Bashkimi, rruga drejt fitores
Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale, ashtu si dhe partitë e tjera jo parlamentare, kundërshton mënyrën se si PS dhe PD miratuan ndryshimet ne kodin zgjedhor. Një nder iniciuesit e ndryshimit te sistemit zgjedhor, ai thotë se kurthet elektorale te dy partive te mëdha nuk do ta trembin ne sfidën tjetër te madhe, që janë zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.
Rezart Taçi do blejë Malaga-n. Apo është thjesht një zhurmë, si me Bolonjën?
Për sipërmarrësin shqiptar, Rezart Taçi, flitet shpesh në mjediset sportive jashtë Shqipërisë, e jo vetëm në Itali. Është pak e çuditshme, në fakt. Për të flitet pak e njëherë në sené në Shqipëri. Madje, në të vetmin rast, kur për të është folur gjerë e gjatë ka qenë për motive ‘jo shumë të fisme’ (sherri që bëri, tok me rojet e trupit, me Mero Bazen në një lokal të Tiranës). Ndërsa jashtë vendit Taçi është një personazh.
Kushdo e di që Topi është kreu i FRD-së, përveç Topit, Oketës, etj ...
Cili do të jetë roli i Bamir Topit pas mandatit presidencial? Kjo është pyetja që i është bërë Bamir Topit, para e pas përfundimit të mandatit, por edhe eksponentëve të FRD-së, dhe përgjigja e të gjithëve ka synuar të maskojë atë që të gjithë e dinë tanimë, dmth që Bamir Topi është shpikësi, themeluesi e kreu i padiskutueshëm i FRD-së. Ja, fjala vjen, si i është përgjigjur Gazmend Oketa së njëjtës pyetje në Gazetën Shqiptare:
Mirela Kumbaro ecën e ‘shkrep foto’ në rrugën Mali i Robit-Vlorë
Mirela Kumbaro lë plazhin në Malin e Robit (“pas krismave vdekjeprurëse për një hije në rërë”, thotë ajo), dhe niset drejt detit Jon. Na e thotë vetë në një shkrim të publikuar në Panorama. E teksa udhëton, vëzhgon e “hedh shënime”, të cilat të sillen si foto.
5 ndotjet e Lubonjës
"Ndotjet" e ka titulluar shkrimin e sotëm në Panorama, Fatos Lubonja, ku fillimisht flet për situatën tonë të jashtëzakonshme me plehrat: "…Plehra që dergjen rrugëve rreth e rrotull vendeve të banimit; plehra që shkarkohen nëpër rrëpira; plehra gjithandej. Dhe ne që jetojmë mes tyre pa na bërë përshtypje…".
Një defekt në konkluzionin e Kol Ballës
Në një artikull me titull “O Kreshnik, o Kreshnik, Ti trenit mos i ik!”, botuar sot në gazetën MAPO, Sokol Balla analizon deklaratat e kohëve të fundit të Kreshnik Spahiut dhe Gazmend Oketës rreth aleancave të mundshme të AK-së dhe FRD-së para zgjedhjeve të 2013-ës. Në fund të artikullit Balla arrin në konkluzionin: “O[se] do të ketë një alternativë të bashkuar ndaj asaj që vagonët e hapërdarë të opozitës e quajnë si “e keqja e madhe e vendit”, ose unë them se duhet të dyshojmë në këto fjalë që këta liderë opozitarë thonë për qeverinë dhe kryeministrin.
Usa Today ‘zbulon’ Kanunin, kushtetutën e vetme të shqiptarëve
Gazetarja e së përditshmes amerikane Usa Today, Nadia Shira Cohen e mbyll një shkrim mbi gjakmarrjen në Shqipëri me fjalët e një banori të malësisë së Shkodrës, që quhet Mark: “Unë besoj se ky vend do fillojë të jetë i lirë në atë moment, kur Kanuni i Lek Dukagjinit do të jetë kushtetuta e vetme, së cilës do t’i binden njerëzit”.
Malazezët kanë një popullsi 10 herë më të vogël, por kanë sport më të mirë se ne
Përsa i takon popullsisë, Mali i Zi është 5-6 herë më i vogël se sa Shqipëria (e nja dhjetë herë më i vogël, nëse llogarisim dhe Kosovën, sportistët e së cilës përfaqësojnë Shqipërinë në pikëpamje olimpike). Ka afro 650 mijë banorë. E megjithatë, ata përfaqësohen në Olimpiadën e Londrës në një numër më të madh sportesh: