Arkiv-Lajme

Kamsi e Hoti tërheqin vëmendjen mbi Gurakuqin

Postuar në 27 Korrik, 2012 04:16

Në një shkrim të Willy Kamsit me titull ‘Luigj Gurakuqi, themelues i shtetit shqiptar’, publikuar në Panorama, autori sjell në vëmendje të publikut, përveç të tjerash, opinionin e Fan Nolit për Gurakuqin. Ja ç’thotë Noli: “Nga shqiptarët e paktë që thëthitnë mirë kulturën e perëndimit, Gurakuqi ish ay që ka punuar më gjatë dhe më rëndë për të mbjellur farën e saj në Shqipëri”. E më poshtë: “[Gurakuqi] vetë ka qenë aq pak regjionalist sa, që kur lindi çështja kombëtare, s’ka patur një geg patriot aq të dashur midis toskëve sa Gurakuqi”.

Shënim: Besimi i investitorëve s’matet me mburrjet e Berishës, por me kuotat në bursat europiane

Postuar në 27 Korrik, 2012 03:26

Gjatë inaugurimit të rrugës Levan-Vlorë, Berisha dje përsëriti mburrjen e tij të kohëve të fundit rreth thithjes së investimeve të huaja. “Shqipëria ka një nga nivelet më të larta në botë të thithjes së investimeve të huaja për frymë,” u mburr ai. Dhe për këtë iu referua një raporti të Komisionit Europian, i cili është bazuar në një raport të Bankës së Shqipërisë, e cila është bazuar në një raport të një OJQ-je fare pranë qeverisë…

Topi në Top-Story: Ky pushtet është i sëmurë; duhet rotacion

Postuar në 26 Korrik, 2012 16:03

“Prishja ime me Berishën nuk ka nisur gjatë mandatit tim presidencial; është më e hershme se sa dihet”, ka thënë Bamir Topi në Top-channel, në të parën intervistë jo presidenciale pas 5 vitesh. “[Në vitin 2005, pas zgjedhjeve], përpara se të konsultohej me një nga nënkryetarët e PD-së, Berisha nisi kontaktin me përfaqësues të tjerë që kishin qenë kundërshtarët tanë. Ishte Lufter Xhuveli që u ftua për diskutime.

Idrizi: Mbështetja ime për Berishën nuk është një çek i bardhë

Postuar në 26 Korrik, 2012 14:27

Në intervistën e gjatë që ka dhënë për të përjavshmen Java, Shpëtim Idrizi është ndjellë më se njëherë nga gazetari intervistues në një bisedë mbi aleatët e sotëm e të nesërm të PDIU-së. Gazetari pyet: Do ta shqyrtoni qëndrimin ndaj atyre forcave politike që nuk do ta votojnë rezolutën që do të paraqisni në Kuvend në fillim të shtatorit? Përgjigja është: “Ne nuk jemi zgjatim i ndonjë partie të madhe, kushdoqoftë”. Siç shihet, nuk thuhet ndonjë gjë e madhe, prandaj gazetari bëhet më konkret: Do të largoheni nga maxhoranca, në rast të moskalimit të rezolutës nga shumica në Kuvend?

Kasaj shpallet i pafajshëm, por Tahiri premton se “nuk mbyllet me kaq”

Postuar në 26 Korrik, 2012 13:08

Armando Kasaj, specialisti i IT-së së kryeministrisë që akuzohej nga prokuroia për fshehjen e fshirjen e provave, është shpallur i pafajshëm. Çështjen e ka gjykuar Gerd Hoxha, i cili është shprehur në vendimin përfundimtar se “në kohën që është bërë fshirja e formatimi i të dhënave, nuk provohet që Kasaj të ketë qenë në kryeministri”.

Kosova i jep lamtumirën Ali Podrimjes

Postuar në 26 Korrik, 2012 11:20

“Ali Podrimja në Shtëpinë e Amshimit” – kështu titullohej raporti mbi varrimin e Ali Podrimjes në versionin online të Kohës Ditore. Zëri online ka titullin: “Ali Podrimja përcillet për në banesën e fundit”. “Podrimja iu bashkua Lumit”, thuhej në gazetën Express, duke evokuar për herë të n-të këto ditë djalin e tij, Lumin, që është ndarë nga jeta kohë më parë, e që la pas një dhembje të madhe në shpirtin e të atit poet. Edhe në sitet e tjera është përcjellë po njësoj lajmi mbi ceremoninë e varrimit të poetit Ali Podrimja.

“S’ka pushim, por integrim”, thotë Sequi. Por a nuk është vonë?

Postuar në 26 Korrik, 2012 10:32

“Avokati i Popullit është emëruar, votimi i disa ligjeve me 3/5, apo Kodi Zgjedhor është bwrw”, tha sot në një konferencë për shtypin ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, “por ka ende punë për t’u bërë deri në vjeshtë, kur Shqipërisë do t’i duhet të fitojë besimin e BE-së”. Në fakt, me kalimin e ditëve, vjeshta, jo si stinë, por si afat skadence, ka gjithnjë e më pak kuptim. Pse? Sepse vjeshtën e kemi në prag. Ja, iku gushti, dhe jemi në vjeshtë. E diskutimi mbi Shqipërinë në Bruksel do të bëhet në fund të shtatorit. Çfarë mund të bëhet deri atëherë?

Shpëtim Idrizi: Me hir, me pahir rezoluta çame do të kalojë në Kuvend

Postuar në 26 Korrik, 2012 09:34

“Një rezolutë për çështjen çame do të përmbajë parimet udhëheqëse të diplomacisë shqiptare në lidhje me trajtimin eventual të çështjes çame në përputhje me dokumentet ndërkombëtare, marrëveshjet, aspiratat tona në përputhje me kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi, pra asgjë të papritur, asgjë problematike”, thotë Shpëtim Idrizi për Javën në një intervistë, dhe merret vesh se e ka fjalën për projekt/rezolutën që ai e ka gati për ta futur gjatë shtatorit në parlament, e cila bën vaki të krijojë një situatë të sikletshme për ca e ca.

Ekonomia tkurret, Banka e Shqipërisë e ul normën bazë të interesit vetëm çerek pike!?

Postuar në 26 Korrik, 2012 07:07

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë vendosi dje ta ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar kështu në 4%. Kjo është përqindja me të cilën Banka e Shqipërisë u jep hua bankave të nivelit të dytë për nevojat e tyre afatshkurtra.

Besnik Mustafaj “lan hesapet” 8 vjet më pas me Thaçin, Majkon, Kadarenë,…

Postuar në 26 Korrik, 2012 06:37

Ju kujtohet termi “pavarësi e kushtëzuar për Kosovën”? Është një term i shpikur nga Besnik Mustafaj, pak kohë pasi mori përgjegjësinë e ministrit të jashtëm. U bë debat i madh atëmot lidhur me këtë tezë, dhe Besnik Mustafaj ka shfrytëzuar sot një mbledhje të paradokohshme të Grupit Ndërkombëtar Drejtues në Vienë, ku “iu dha fund fazës së mbikqyrjes së pavarësisë së shtetit më të ri të Kosovës”, për të hequr ca guriçka nga këpucët e veta.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme