Kasaj shpallet i pafajshëm, por Tahiri premton se “nuk mbyllet me kaq”

Postuar në 26 Korrik, 2012 13:08

Armando Kasaj, specialisti i IT-së së kryeministrisë që akuzohej nga prokuroia për fshehjen e fshirjen e provave, është shpallur i pafajshëm. Çështjen e ka gjykuar Gerd Hoxha, i cili është shprehur në vendimin përfundimtar se “në kohën që është bërë fshirja e formatimi i të dhënave, nuk provohet që Kasaj të ketë qenë në kryeministri”. Ka reaguar menjëherë, në emër të PS-së, deputeti Saimir Tahiri, i cili e ka quajtur “absurd, skandaloz, të blerë e kriminal” vendimin e marrë “nga një gjyqtar që familjarisht është i lidhur ngushtë me pushtetin politik, dhe madje ngushtësisht me Presidentin e sapozgjedhur”. Tahiri shfaqet i bindur me këtë rast mbi një fund të shkruar e të kopsitur të procesit gjyqësor në ngarkim të të dyshuarve për krimin e 21 janarit të vitit 2011: “Kjo është parathënia edhe për gardistët, dhe për vetë komandantin e Gardës, që akuzohen për vrasjen e 4 protestuesve”. Dhe më tej ai komunikon drejtpërdrejt me Armando Kasajn e me autorët e vrasjeve më 21 janar: “Armando Kasaj, sot mund të jesh liruar nga vendimi i një gjyqtari të kapur me ndihmën e pushtetit të Kryeministrit, shefit tënd. Por mos iu gëzo shumë vendimit. Çmimin që ke për t’i paguar drejtësisë e ligjit nuk do e shmangësh dot kurrën e kurrës. Ky premtim vlen dhe për gardistët dhe komandantin e Gardës. Vlen dhe për gjyqtarin e sotëm e të gjithë gjyqtarët e tjerë, të kapur nga koka te këmbët në korrupsion e shërbim të pushtetit. Vlen për Sali Berishën, Lulzim Bashën, Gjergj Lezhjën e këdo tjetër që nga kontribuar shumë apo pak në vrasjet e 21 janarit”,

Re.Pu.

Comments

Submitted by dezenjatorja (not verified) on

Keto fjale Tahiri ti kishte thene ne 22 janar..  Por n 22 janar i lidhi Arvizu me litar ne gryke e u tha shshshshtttt se m prishet gjumin. Tani ua ka liruar pak litarin... Asgje nuk kane per te bere. Edhe po fituan, do dali Saliu ne opozite dhe do ta degjojme perdite n Televizione. Njesoj si sot. Sikter! Race cubash dhe race dhitsash

Submitted by dritan (not verified) on

Po e pati the Tahiriiiiiii nuk e luan as Topiiiiiii

Submitted by Anonim (not verified) on

Kush do te veje drejtesi mor Z.Tahiri? Edi Ramen e rrahu SHIK-u i Saliut e beri peshk dhe ai nuk ka guxim te mbroje veten jo me te mbroje viktimat e 21 Janarit.Megjithate kam pak shpresa tek ti,Balla,Brace e Doshi.Sepse deri tani keni treguar guxim.Por nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere.

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Drejt dhe sakte, Sajmir. Krimi nuk paguan. Problemi eshte ta shtyme sa ta shtyme, se po nxorem koken shpejt e hame. Apo nuk kemi edhe hobi gjuetine. Po sikur te pesojme ndonje aksident ne gjueti, apo te mos na funksioneojne frenat e makines, kur shkojme me dashnoren ne plazh. Keto i mendon o Sajmir? Armondo i mendon, se keshtu i ka thene edhe doktor mortja: "Qengji i urte pi dy nena" dhe doktor mortja i di mire keto punet e qingjave se eshte rritur mes tyre.

Submitted by Vlora (not verified) on

Keta jane komplet legena, dje doli Tahiri e cfare nuk tha per gjykaten  dhe me pas vete ne parlament dhe voton kryetarin e gjykates se Tiranes per ne Gjykate te Larte. Ore po me ke tallen keta qe ju shkerdhefte Afrika ropt e shtepise.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.