Idrizi: Mbështetja ime për Berishën nuk është një çek i bardhë

Postuar në 26 Korrik, 2012 14:27

Në intervistën e gjatë që ka dhënë për të përjavshmen Java, Shpëtim Idrizi është ndjellë më se njëherë nga gazetari intervistues në një bisedë mbi aleatët e sotëm e të nesërm të PDIU-së. Gazetari pyet: Do ta shqyrtoni qëndrimin ndaj atyre forcave politike që nuk do ta votojnë rezolutën që do të paraqisni në Kuvend në fillim të shtatorit? Përgjigja është: “Ne nuk jemi zgjatim i ndonjë partie të madhe, kushdoqoftë”. Siç shihet, nuk thuhet ndonjë gjë e madhe, prandaj gazetari bëhet më konkret: Do të largoheni nga maxhoranca, në rast të moskalimit të rezolutës nga shumica në Kuvend? Përgjigja: “Nuk dua të besoj se do të ndodhë refuzimi i një rezolute në përputhje me Kushtetutën dhe dokumentet ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është pale”. Dhe po aty thotë, duke zbuluar se koalicioni me PD-në është bërë mbi një logjikë të tillë, që të mos ketë kondicionime të forta: “Ne qëllimisht nuk kemi kërkuar përfaqësim politik të nivelit të lartë në qeveri, për të ruajtur identitetin tonë politik, dhe qëndrime të forta kombëtare; mbështetja jonë për dikë nuk është një çek i bardhë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Cek i bardhe ?! C&#39;ne ?! Idrizi morri vota te majta per deputet, kaloi djathtas meqenese camet jane &#39;demokrat&#39;, morri disa kolltuqe pushteti ne shkembim te &#39;votave&#39; te&nbsp; elektoratit ( nje karroqe miser sa nje qese flori ), dhe tani do &#39;rezoluten&#39;...ne shkembim te kujt ?! Le t&#39;a marre dhe rezoluten, po ja dhane &#39;cekut me ngjyre&#39;, vecse t&#39;u thote cameve &#39;shqip fare&#39; a kane mundesi te marrin pronat e te kthehen ne Greqi ? Nuk kapet veshi keshtu ne rastin e nje pretendimi njerezor per pronen, per ate qe te bene te pasur nga kontributi i te pareve te &#39;larguar&#39; apo te &#39;perzene&#39; pasi shteti shqiptar nuk te jep dot prona jashte shtetit dhe as shtetesi ne shtet tjeter. Endra me sy hapur ne mes te nje dite vere mbytur nga dielli plot drite e temperatura te larta, qe nuk bejne freski por shtojne zagushine e njerezve qe besojne ne ...&#39;parajse&#39;. Te gjithe njelloj jane, ne nje lug kane pire uje e kane lepire kripe, vertem e vetem per t&#39;u bere te pasur e te famshem nje cike...Per vete dhe jo per ata qe brohorasin me fanepsjen ne &#39;tribune&#39; te &#39;Zervave&#39; modern ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.