Shënim: Besimi i investitorëve s’matet me mburrjet e Berishës, por me kuotat në bursat europiane

Gjatë inaugurimit të rrugës Levan-Vlorë, Berisha dje përsëriti mburrjen e tij të kohëve të fundit rreth thithjes së investimeve të huaja. “Shqipëria ka një nga nivelet më të larta në botë të thithjes së investimeve të huaja për frymë,” u mburr ai. Dhe për këtë iu referua një raporti të Komisionit Europian, i cili është bazuar në një raport të Bankës së Shqipërisë, e cila është bazuar në një raport të një OJQ-je fare pranë qeverisë…
Po më të besueshme se të tilla raporte janë bursat europiane, ku tregëtohen edhe obligacionet e thesarit shqiptar të emetuara në euro (të njohura ndryshe me emrin eurobonde). Dhe ç’na tregojnë kuotat e tyre në bursa?
Eurobondet shqiptare e filluan tregtimin në bursat europiane në 4 nëntor 2010 dhe do të maturohen në 4 nëntor 2015. Vlera totale e eurobondeve shqiptare ishte 300 milion euro dhe vlera nominale e një eurobondi ishte 50 mijë euro, me kupon vjetor 7.5%. Pra, dikush që mund të ketë blerë 2 eurobonde shqiptare me vlerë nominale, i bie të marrë 7500 euro interes në vit dhe t’i kthehet shuma prej 100 mijë eurosh në 4 nëntor 2015.
Me kalimin e kohës, blerësit fillestarë të eurobondeve shqiptare kanë filluar t’i rishesin ato në bursa. Por për të gjetur blerës të rinj, atyre u duhet tani t’i shesin me ulje nga çmimi fillestar. Aktualisht, eurobondet shqiptare shiten me 94.5% të vlerës së tyre nominale. Ndërsa në ditët e para të debutimit shiteshin me 99.5% të vlerës nominale, pra me një skonto fare të vogël. Me fjalë të tjera, dikush që i ka blerë në fillim eurobondet shqiptare dhe i shet sot, pranon të dalë pothuaj pa fitim prej tyre, vetëm që t’i heqë qafe…
E.Zaloshnja
Comments
A ka me ndikim me te madh tek

A ka me ndikim me te madh tek Bursat e Investoret e huaj se sa kercenimet, shantazhet e genjeshtrat per te ndjellur frike te Edi Rames o zaloshnja? Po ato demostratat e dhunshme dhe djegja e gomave 3 vjet me rradhe perse u bene? A nuk u bene per te ndikuar jashte per keq?

Ne Bursa tregtohet edhe emocioni, edhe paniku por edhe lojra te mirfillta financieresh per te blere dicka qe eshte shtrenjte me lire neser. Ti zaloshnja je Bursaxhi qe flet per Bursat? Kushdo mund te shpife sot per nje X qe vleresohet ne Burse, deri sa te zhbehet shpifja ka marr fund cdo gje. Kjo eshte ajo politike qe ben Edi Rama, mbeshtetet e transmetohet nga tipa si ti o Zaloshnja dhe si perfundim gezohet ai qe jeton nga viktimat!

Tani o Zaloshnja kalo nga Bursa te mjelja e Lopes perpara se te analizosh grimcen "e zotit" pasneser. Kompeten allround je me siguri....

po ti kevinjon, mos je ndonje

po ti kevinjon, mos je ndonje bathorist i paguar nga Flamuri qe te shkruash gjithe diten komente te respublica.al? se zaloshnja me sa di une ka mbrojtur doktoraturen ne SHBA per ekonomi...

Anti-Bathorist, C'pune ka

Anti-Bathorist,

C'pune ka doktoratura ne ekonomi me Bursen? a ma thua pak? Shkollen e ka bere ne Shqiperine pa Burse apo? Nqs. Zaloshnja e ka marre doktoraturen ne USA kjo dtth. se ai ka bere nje punim ne fushen ekonomike, nuk e ben ate Bursian sepse Bursian mund te behesh edhe pa shkolle ekonomike. Shko merr nje leje ne Komune, pago haracin dhe ja ku je Bursian. Edhe une e kam nje te tille, mund te shkoj qe neser ta bej ate pune. Une nuk kam studiuar per ekonomi!

P.S. une nuk vij nga Bathorja por edhe nuk i perbus me rracizem katunaresh Bathorazit. Vetem nje halabak perdor kete kulture.

ti s'qenke nga bathorja,

ti s'qenke nga bathorja, qenke nga kamza... prandaj s'ke si ta dish sesi mbrohet doktoratura ne SHBA, ore kevinjon. po para se te fillosh punen per dizertacionin duhet te ndjekesh dy-tre vjet kurse intensive ne te gjitha lendet e fushes, ore kevinjon. nuk eshte doktorature kamze, mor djale, eshte doktorature amerike...

Nuk duhet te jesh detyrimisht

Nuk duhet te jesh detyrimisht politikan te flasesh per politiken apo sportist te flasesh per sportin: ABC-ja e demokracise eshte qe sejcili ka te drejte te kritikoje dhe kerkoje informacione.

Mua me duket se z. Zaloshnja qe paska doktorature ne USA eshte mese i pergatitur te flase per bursen. Ne dijenine time nuk ka asnje doktorature per 'bursaxhizem'. Si ekonomist Zaloshnja qenka me i kualifikuar se une per te folur dhe ben vaki edhe me i kualifikuar se ju...

Pasi i thame keto te tera, mua me duket se nje kuotim me 0.5% mangut nuk eshte fundi i botes. Biles mua me duket shume stabel dhe ne pesimizmin tim e pritja me keq. Sepse nuk i dihet rrethanave dhe kush eshte mbajtesi i ketyre bondeve. Shume bonde mund te jene blere nga shtete apo entitete qe kane nevoje imediate per para dhe prandaj mund te kete nje shitje pak nen vlere.

Mendimi im eshte se bondet Shqiptare me 7.5% qe kur jane shitur kane qene te keqija dhe me nje rrezik te larte - por nuk duket se cilesia e tyre eshte bere me ekeqe nga sa jane shitur ne fillim.

me keto kuota qe ka raportuar

me keto kuota qe ka raportuar zaloshnja, i bie qe interesi vjetor i eurobondeve shqiptare te jete aktualisht diku te 9.7%. kjo eshte nje rritje e madhe agim. 2.2 pike perqindje me lart se interesi fillestar 7.5% tregon nje renie te forte besimi ndaj eurobondeve shqiptare. e gjithe europa u vu ne alarm pse interesi i eurobondeve spanjolle u ngrit fare pak mbi 7%...

anonim, duket qe ti merrke

anonim,

duket qe ti merrke vesh nga financa, por llogaritjen e interesit aktual te eurobondeve shqiptare nuk e paske bere ne menyre ekzakte. nqs sot eurobondet shqiptare shiten ne burse me nje cmim 5.5% me te vogel se vlera nominale, atehere interesi vjetor (yield-i) aktual i tyre eshte 9.8% jo 9.7%, sa c'ke shkruar ti. dikush qe ble sot bonde me vlere nominale 100 mije euro paguan 94.5 mije euro e jo 100 mije euro (ngaqe vlera e bondeve shqiptare ka rene ne pikiate). nderkohe ketij dikujti i mbeten te marre tre pagesa interesi nga 7500 euro nga shteti shqiptar deri ne 2015 dhe ne fund do te marre vleren prej 100 mije euro te bondeve te emetuara nga thesari shqiptar. pra sot shpenzon 94.5 mije euro per te blere bondet dhe ne perfundim te 3 vjetve akumulon 122.5 mije euro. po ta anualizosh ftimin e tre vjeteve, rezulton nje interes 9.8%, per dike qe pranon te bleje sot eurobondet shqiptare...

Add new comment