Çfarë lajmi prodhoi takimi i Bamir Topit me drejtuesit e FRD-së?

Takimi i sotëm i Bamir Topit me drejtuesit e Frymës së Re Demokratike(FRD) nuk prodhoi ndonjë lajm të veçantë. Të gjithë e dinim që Topi do t’i bashkohej FRD-së pas mbarimit të mandatit presidencial. Dhe ky takim, edhe pse nuk e zyrtarizoi antarësimin e tij në këtë parti, konfirmoi publikisht futjen e tij zyrtare në fund të këtij muajit. Gjithashtu, ky takim nuk konfirmoi kandidimin e Topit për kreun e FRD-së, por të gjithë e dimë se ai do të jetë eventualisht kryetari i saj.
Sidoqoftë, për t’u veçuar janë këto fjalë të Topit pas takimit, të cilat dolën në titrat e lajmeve televizive: “Nëse do të mbaj një pozicion personal, them se aleanca [e FRD-së] duhet jetë vetëm me qytetarin dhe jo me ato që konsiderohen parti të vjetra në Shqipëri.” Ky qëndrim është në rezonancë me një deklartë të ngjashme të Oketës në një studio televizive dhe me një deklartë shtypi të FRD-së, në përgjigje të ftesës së PS-së për aleancë me partitë e reja.
Duket se FRD-ja do të luaj fort për të tërhequr votues të djathtë të zhgënjyer me Berishën dhe votues të lëkundur.
E.Zaloshnja
Comments
Kjo eshte PD-ja e

Kjo eshte PD-ja e vertete..... Ketu malokeria nuk mendoj se do e beje " TOKE E XANUM " cdo funksion qe do mund te fitoje kjo parti... Te shpresojme per me mire....

Biberaj = Tropoje Mustafaj =

Biberaj = Tropoje

Mustafaj = Tropoje

Oketa = Boshnje

si te duket ty? Parti qytetare? dhe ndoshta pak nga jugu?

Po degjojme si shume

Po degjojme si shume shpesh nga keta te perkedhelurit e te katapultuarit e Saliut pa asnje kontribut ne Demokraci e ne PD,

qe te flasin per fytura te reja kur vete jane shembelltyra te Saliut, e qe vete fartine e quajne te Fytyrave te Reja Demokrate

Nga “njeriu i ri” i Enverit te “fytyrat e reja” të liderëve të sotëm

Për të ndërtuar një shtet të ndryshëm nga ai i mëparshmi, diktaturës komuniste ju desh, jo vetëm të fillonte nga zero, por dhe të ndryshonte njerëzit, dhe ajo nuk mund ti vriste dot të gjithë, prandaj për këtë qëllim makabër përzgjodhi intelektualët dhe shërbyesit e Zotit. Me kohë diktatura u mundua ti bëj të heshtin ata që ishin mësuar me të vjetrën, ndërsa punoi që ti bëj të rinjtë të flasin si dëshironte ajo. Për këtë përdori edukimin në shkolla, artin dhe letërsinë, filmat, e sot dhe televizorin, censurën dhe izolimin nga qytetërimi perëndimor, dhe ky indoktrinimi bëhej sipas modelit që kërkonte diktatura dhe me njerëzit që pranuan t’i shërbejnë asaj.

Ju deshën vite Enverit të parë të formonte atë që ai e quajti si fitorjen më të madhe të tijën pas ndërtimit të socializmit (!!!)- njeriun e ri. Njeriun e denatyruar që i thoshte të zezës të bardhë, dhe të kundërtën kur e kërkonte partia. Ai duhej ta kuptonte vetë këtë, prandaj ishin format e edukimit si mjet indoktrinimi, ndërsa për kuadrot ishin shkollat e kurset e partisë. Më tej ishte burgu. Ky njeri i ri, produkt i enverizmit dhe i dhunës së pamasë, shkelte njerëz me këmbë, të dërgonte në kazmë për riedukim, të dëbonte nga vendbanimi për dënim dhe të burgoste si i rrezikshëm për brezin e ri. Ai kishte një model Enverin. Nuk është e rastit që sot ka liderë që pëlqejnë të rinjtë me fytyrën e Enverit, sepse ai mbetet model për ta, frymëzues për demagogjinë dhe dhunën e nevojshme për të qenë autoritar. Enveri mendonte se ky njeri i ri do ti siguronte mbijetesën partisë së tij në shekuj, sepse e dinte mirë që “njeriu i ri”, komunisti, nuk ndryshon.

Menjëherë me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore rinia komuniste e shkollave të mesme në Korçë, Shkodër e Tiranë u “dallua” për agresivitet, sharje e deri në dhunë fizike ndaj rinisë nacionaliste sipas tyre ishte “borgjeze”, ju doli dëshmitare në gjyqe, i vrau. Pak nga ata dhunues, për të mos thënë asnjeri, kanë folur për pendesë, madje dhe kur e kanë pësuar vetë më vonë nga mëma parti. Ata janë sot lexuesit e gazetave që flasin për “heroizmat” dhe heronjtë e së kaluarës së turpshme. Gjatë 20 viteve të tranzicionit e njëjta dukuri është vërejtur në ato formacione e struktura politike që kanë tendenca autoritarizmi. Liderët (term i huaj që ka zëvendësuar atë shqip- udhëheqës), i përzgjedhin ndihmësit nga pasuesit më të zellshëm, ata që bërtasin më shumë, që i mbrojnë më shumë, e që sidomos ekzaltohen më shumë nga fjalët që nxjerrin ata nga goja(qofshin dhe sharje, gjë që po ndodh shpesh). Ata këtë operacion e quajnë “fytyra të reja”, sepse ata, të rinjtë e keqformuar, duan karrierë (që sot jep dhe përfitime materiale), me të cilët nuk kanë asnjë lidhje apo detyrime të mëparshme dhe që i përzgjedhin sipas shëmbëlltyrës së tyre, e vetmja fytyrë që pëlqejnë.

E bëri Saliu në 1997 me të ashtuquajturin grupi i 27-tëve, Pollo më ’99 dhe 2001, Saliu sërish me KOP-in në 2005. E patën bërë dhe Iliri me Fatosin kur ndërronin postet dhe largonin gjithë bashkëpunëtorët e tjetrit. E dëgjojmë dhe sot nga ndonjë lider i përkohshëm që kërkon Fytyra të Reja Demokrate. Nuk është fyerje për refuzimin e atyre që kanë kontribuar dhe përpjekur për një kauzë, është shenjë e pafytyrësisë dhe e papërgjegjësisë, që vendit veç të këqija i ka sjellë e do ti sjellë.

Shumë i kemi parë këto vite e shumë do të shohim. Të veshur e pispillosur, nëpër tryeza e forume, dhe në TV-ëra si politolog, analistë e politikanë. Si erdhën ashtu e do ikin, pasi marrin ndonjë licencë për biznes. Rastin më të fundit e paraqiti Moisiu i cili kërkoi fytyrë të re për Presidentin duke harruar se vetë nuk ishte e tillë për të mos thënë më tepër. Në këtë vend çudish, ku askush nuk i jep llogari njerëzve por veç perëndisë, që habitet kur na vështron, do rrimë e do shohim akoma.

Për të gjithë këta nuk ka as meritokraci e as përvojë, as të provuar e as kontribute, veç fytyra që pranojnë të nënshtrohen e të shërbejnë me verbëri, cilësori “i ri” apo “e re” (për fytyrën) vlen për të mashtruar një brez të ri që kërkon një jetë më të mirë e që ende nuk e ka provuar të mirën dhe të keqen për të bërë dallimin. E pasi e kuptojnë se çfarë po ndodh e për çfarë po përdoren e kthjellohen, flaken.

Keno Kotorri

O NIK BATHORJA, TA PASKAN

O NIK BATHORJA, TA PASKAN HEDHUR PRAPE NDONJE KOCKE, SE KISHE CA DITE QE NUK LEHJE KETU TE RESPUBLICA. PO IK OR BURRE KERKOJI NDONJE PUNE SI POLIC FLAMURIT, MEQE ESHTE BERE MINISTER I BRENDSHEM. AJO ESHTE TAMAM PUNE PER NJE BATHORIST SI TI.

Add new comment