Gazetat ‘e djathta’ begenisin Ramën më shumë se ‘të majtat’

Postuar në 05 Gusht, 2012 04:10

Shkrimi i Edi Ramës mbi “lotarinë kombëtare e jo vetëm” u shfaq dje në disa gazeta e agjenci online (i marrë nga blogu edirama.com) dhe ish publikuar sot në një numër gazetash print. Mirëpo, të binte në sy një ‘anomali’. Gazetat, me sjelljen që kishin demonstruar ndaj këtij editoriali, tradhëtonin imazhin e perceptimin që ekziston për to. Secili ka pritur që ky shkrim të nxirrej më mirë e më shumë në evidencë në gazetat më afër opozitës, dhe të ‘diskriminohej’ në gazetat më afër pushtetit. Mirëpo, vihej re pikërisht e kundërta.

Shqiptarja.com, një gazetë me frymë të qartë opozitare, e kish njoftuar shkrimin e Ramës në faqe të parë, por e kishin vënë pas shkrimit të Preç Zogajt (që është një shkrim shumë i mirë, meqë ra fjala). Dhe e vijonin në faqen 6 me një gërmë të imët. Shqipi, gazetë që mban gjithashtu anën e opozitës, e njoftonte në faqe të parë ‘në një kthinë ku mezi dallohej’. Shekulli kish bërë një lajm të shkurtër në faqen 2, në rubrikën me emrin Radar, por pa e njoftuar fare në faqen e parë.

Ndërsa Panorama e njoftonte shkrimin në krye të kolonës së lajmeve të faqes së parë dhe e vijonte në një faqe të tërë, me një alamet gërme, që mund të lexohej pa syze nga moshat e thyera. Po kështu dhe Gazeta Shqiptare: e njoftonte në faqe të parë, në krye fare, atje ku zakonisht njofton shkrimet e komentatorëve të vet, dhe e vijonte në faqen 11 me gërma të mëdha.

Mapo kish bërë zgjedhjen e Shekullit. Shkrimin e kish bërë lajm, dhe e kish publikuar në faqen 3, duke i dhënë hapësirën që meriton një lajm. Faqe të parë, nichts.

E.G.

Comments

Submitted by Leno (not verified) on

Eshte taktike, muço. Partizanet e majte po vishen si balliste qe t'i marrim per partizane.

Submitted by nik (not verified) on

e po kishin turp gazetat e majta te benin lajm me budallallekun e edit.

ky eshte traplleku me i madh qe ka bere edi.

ti thuash presidentit te nje vendi tjeter qe ai te pengoje kompanine e vendit te tij te beje biznes se keshtu do edi rama.

mjere ju te majteve cju ka gjetur me kete kryetar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.