Thaçi: Mustafa është larg realitetit; me Haradinajn jam i hapur

Postuar në 31 Korrik, 2012 12:33

Në një intervistë për Top-channel-in, Hashim Thaçi u duk më shumë i bezdisur se sa i shqetësuar nga Isa Mustafa, i cili po këmbëngul në dorëheqjen e Presidentes së Republikës në respekt të marrëveshjes së bërë një vit më parë mes tij, Thaçit, Pacollit e Dell-it. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin, ku thuhet se mandati i Jahjagës është i plotë, dhe i pandërprershëm prej asnjë logjike jo kushtetuese. Por Mustafa nuk nuk është kundër Gjykatës Kushtetuese. Ai nuk po kërkon shkarkimin e saj. Po kërkon dorëheqjen, madje, duke ‘kërcënuar’ me bojkot të parlamentit në rast se ajo marrëveshje nuk respektohet.

Thaçi nuk u fut në detaje të asaj marrëveshjeje (asnjëherë s’e ka bërë, në fakt), por ai tha se “zëri i Mustafës është një zë i shkëputur nga realiteti”, dhe se “me bojkotin nuk i shërbehet stabilitetit e shtetit të ri të Kosovës”.

Lidhur me zërat mbi një përforcim të koalicionit qeverisës me partinë e Haradinajt, dhe mbi një akord të arritur mes dy ish-UÇK-istëve për rrokadë përgjegjësish, i pari i qeverisë dha një përgjigje bishtnuese: “Kjo çështje është vetëm spekulim mediatik; por unë jam i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë opozitare të vullnetit të mirë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ketu mungon Sali Pashe Berisha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.