Surroi denoncon Dellin, Buzhala denoncon Surroin

Paralel me letrat e lamtumirës që Veton Surroi po ia dërgon faqe botës ambasadorit amerikan Christopher Dell, janë dhe ‘letrat’ e Berat Buzhalës për Veton Surroin. Po njësoj, faqe botës. Në disa shkrime me radhë, Buzhala u është kthyer artikujve të vjetër të Surroit, të shkruara në vitet ‘980, të cilat janë në favor të kauzës jugosllave, komuniste, anti-borgjeze, etj, ndërsa në shkrimin e fundit të publikuar në Gazetën Express, gazetari dhe deputeti i PDK-së zhbirilon jetën e sjelljen e Surroit pas luftës. Dhe thotë: “Pse nuk tregon Surroi se ku e kishte ai dinjitetin e tij kur merrte miliona euro donacione pikërisht prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Ku e kishte ai dinjitetin kur provonte të mashtronte votuesit duke përdorur në fushata zgjedhore fotografitë me Presidentin George Bush, të realizuar në korridore të një samiti të Pragës? ... Për të arsyetuar donacionet milionëshe që po pranonte nga SHBA-të dhe për të hapur mundësitë për të marrë edhe miliona të tjera, Vetoni arsyetonte në gazetën e tij Koha Ditore ndërhyrjen e SHBA-ve në Irak, kur e gjitha Europa në lidhje me këtë akt e kishte ngritur njërën vetull në shenjë kontestimi. Ma do mendja që ato shkrime Vetoni i kishte shkruar prej ndonjë filiali bankar. Sepse, është e dëshmuar se dinjiteti i tij është i korruptuar dhe i korruptueshëm.”
Berat Buzhala, që e ka fillur karrierën e gazetarit në të përditshmen Koha Ditore, është nga të paktit, që po polemizon me Surroin pas (për shkak të) letrave lamtumirëse të këtij të fundit për Dell-in, por vetë Surroi nuk i është përgjigjur kësaj polemike. Sot në Zëri kish shkruar dhe Baton Haxhiu një artkull, ku Vetonin nuk e thërriste me emër, por e quante "pretendenti permanent (stand by!) për postin e presidentit".
E.G.
Comments
Logariteni cfare qelbesirash
<p>Logariteni cfare qelbesirash nxjerrin ne pah 'minjte' deputete kur u hiqet kapaku i gropes septike nga presionet e 'gazrave' te grumbulluara...Dhe thoni me pas qe jane perfaqesues te nivelit popullor...Kush e beson se e perfaqesojne keta politikane 't'a mbaje' per vete...Pak shkelen interesat personale... e nisin germimet 'arkeologjike' ne mutrat e viteve me ere te peshtire si rrjedhoje e 'ushqimeve' te konsumuara...I besoni po deshet, i votoni po deshet...dhe t'i gezoni...si ju andej e ne ketej...Te nje...jemi.</p>
Kur flet edhe ky Buzhala,mos
<p>Kur flet edhe ky Buzhala,mos ngelt njeri pa fol.Eshte shume katunar.</p>
Add new comment