Kamsi e Hoti tërheqin vëmendjen mbi Gurakuqin

Postuar në 27 Korrik, 2012 04:16

Në një shkrim të Willy Kamsit me titull ‘Luigj Gurakuqi, themelues i shtetit shqiptar’, publikuar në Panorama, autori sjell në vëmendje të publikut, përveç të tjerash, opinionin e Fan Nolit për Gurakuqin. Ja ç’thotë Noli: “Nga shqiptarët e paktë që thëthitnë mirë kulturën e perëndimit, Gurakuqi ish ay që ka punuar më gjatë dhe më rëndë për të mbjellur farën e saj në Shqipëri”. E më poshtë: “[Gurakuqi] vetë ka qenë aq pak regjionalist sa, që kur lindi çështja kombëtare, s’ka patur një geg patriot aq të dashur midis toskëve sa Gurakuqi”. Ka ende: “[Gurakuqi] ka qenë gjithnjë anëtar i zgjidhjes së çdo problemi me pajtim e me kompromize, pa violencë, dhe arma e tij kryesore ka qenë fjala e ëmbël. Kjo ishte fryma e shpirita e Gurakuqit …”.

Është hera e dytë që Kamsi shkruan për Guqakuqin në harkun e tri ditëve, dhe me këtë kërkon të nënvizojë faktin që “dikush e ka lënë në harresë figurën e tij në këtë 100 vjetor të shpalljes së pavarësisë”. Po sot, në faqen 22 të Shqipit, është një intervistë marrë Vehbi Hotit, autor i një monografie për Gurakuqin, në të cilën kërkohet e njëjta gjë: vlerësim për këtë figurë madhore e për “këtë amanet të historisë” (në foton e këtij shënimi, Gurakuqi është i dyti majtas, në të djathtë të Ismail Qemalit).

Re.Pu.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

Sjellja e politikës ndaj Gurakuqit, nuk është harresë e rastit. Duke harruar Gurakuqin, harrohen dhe vrasësit e tij, në moshën 46 vjeçare. Vrasësi dihet. Emri i tij është Ahmet Zogolli, i cili vuri vrasës me pagesë për ta eleminuar si kundërshtar. Në ambicjet e tij feudale, Ahmet Zogollit pak i interesonte se Dokumenti i Pavarsisë ishte formuluar e shkruar nga ky "gjigand liberator". Atij i duhej pushteti. Por tani, kur Zogolli dhe mbretërimi i tij anadollak i duhet Berishës, janë katër personalitete që duhen eleminuar: Gurakuqi, Prishtina, Bajram Curri dhe Avni Rustemi, të katër të eleminuar prej tij, si pengesa në synimet drejt pushtetit. Me eleminimin e tyre, Zogolli i kapi tërë pushtetet, deri sa u vetëshpall mbret. Iniciativa e propozimit, si kurdo, vjen nga grupi i deputetve të Skraparit. Hihihi, historia përsëritet si farsë.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Po, pse a vetem intelektualt shkodrane duhet te indinjohen per eleminimin e intelektualit patriot Luigj Gurakuqi?

A vetem Shkodres i perket Luigj Gurakuqi? Ky asht turp e maskarallek kombetar.

A ma pak vlene Imzot Nikoll Kaçorri? A vetem Lures i takoka Imzot Nikoll Kaçorri, i cili asht farkatari kryesor i shpalljes se Pamvarsise nga perandori e errte Osmane me lidhjet e tij ma Austrine, e cila ishte forca kryesore e Shpalljes se Pamvarsise. Bile kryeministri i Shtetit te Par shqiptar ne vitin 1912 do te ishte Imazot Kaçorri i burgosun nga Turqia dhe jo paralmentari turk Ismail Qeamali. Por u donte nji musliman si Ismail Qeamali te ishte ne ate kohe qe ishte Esat Pash Toptani e haxhiqamilsat e nuk mund te ishte prifti katolik. Edhe sot e njajta gja ndodhe mbas 100 vitesh me Sali Pashe Berishen ne krye, i cili asht vlla me turkun Rexhep Taip Erdogan dhe kordinon veprimet. Per çka?

E kam thane edhe ma perpara dhe po vertetohet se Sali Pashe Berisha synon ta shndrroje Republiken e Shqiperise ne nji Monarki Kostitucionale Islamike (MKI) ku kryeminister te jete Sali Pashe Berisha dhe mbret te jete nipi i Ahmet Zogollit, dhe kete monarki islamike te ia fusin ne Bashkimin Europian simbas planit te Rexhep Erdoganit.

Kur ta kuptoni do te jete vone.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.