“Shqipëria dixhitale” lë në baltë maturantët (në kryeqytet!!)

Mijëra maturantë të shkollave të mesme në Tiranë dhe rrethe kishin sot ditën e paracaktuar për të mbushur Formularin A2, një dokument i rëndësishëm që përcakton degën ku ata do regjistrohen si studentë të ardhshëm. Për herë të parë këtë vit, Ministria e Arsimit, kishte vendosur që ky formular të “mbushej” online, dhe jo në kopje fizike si vitet e shkuara.
Pak ditë më parë gazetat u mbushën me garancitë e Ministrisë për këtë risi. Por çfarë ndodhi sot në terren? Gjimnazistët kanë shkuar në laboratorët e shkollave (ku janë vendosur kompjuterat e aplikimit) dhe aty kanë gjetur mësuesit që jepnin e merrnin në telefon me Ministrinë.
Aplikimi ishte i pamundur. Faqja e MASH ishte bllokuar dhe pas orësh të gjata pritjeje, maturantëve u është thënë të kthehen në shtëpi. MASH është justifikuar me “probleme teknike që do rregullohen shpejt”, por mbeti e pashmangshme pyetja: Kur ky proces dështoi në kryeqytet, ku mendohet se shtrirja e internetit është maksimale, çfarë do ndodh me rrethet dhe me zonat e largëta të vendit?! (A.N.)
Në foto: Kryeministri i vendit duke folur për Shqipërinë dixhitale me një Ipad në dorë gjatë një mbledhje qeverie
Comments
Si mund te priten gjera te
<p>Si mund te priten gjera te hajrit nga hajdutet? mjere maturantet qe do vazhdojne shkollat e larta ne shqiperi, nga ferri ne ferr, nga hajdutet e Pollos te hajdutet e Tafajt, hajduteri ne qytet studenti e vuajtje per vite me radhe edhe per prinderit e shkrete qe duhet me i mbajt me leke. Kjo eshte shqiperia dixhitale e Sales, u shofshin e mos ju gjendet fara ketyre hajdutave.</p>
Dergojani me @mail
<p>Dergojani me @mail Z.Zaloshnja se mos ve mend te pakten per numerimin elektronik . . .</p>
E keqja jone eshte se
<p>E keqja jone eshte se 'balten' e vleresojme akoma si 'mjalten'...</p>
Add new comment